Mesatarja e gjimnazit është kriteri bazë që do të klasifikojë maturantët që kanë të drejtë të vijojnë studimet e larta në një nga universitetet publike apo private të vendit, nga ata që nuk do mund të ndjekin universitetin, por vetëm studime të karakterit profesional (shkollat 2-vjeçare), shkruan DITA.
Ndryshe nga një vit më parë, kur për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, qeveria vendosi si prag minimal të hyrjes në garë për studimet e larta notën 6 (mesatarja e gjimnazit), për pranimet e 2018-s, kjo mesatare do të vlejë vetëm për disa degë (duke përjashtuar degët e mësuesisë).
Për degët e mësuesisë është vendosur që mesatarja e konkurimit për vijimin e studimeve universitare të jetë edhe më e lartë. Në këto kushte, të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në degët e mësuesisë, si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private, që të përfshihen në garë duhet të kenë detyrimisht mesatare të shkollës së mesme nga nota 7 e lart.
Ndërsa për të fituar studimet, gjithçka do të varet nga fluksi i kërkesave dhe kuotave të miratuara për secilin program. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të degëve të fakulteteve publike dhe atyre private, në të cilat kanë të drejtë të aplikojnë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 7 e lart.
Sa i takon hapave që do ndiqen për llogaritjen e mesatares, saktësohet se: “Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë do përllogaritet si mesatare e thjeshtë e dy treguesve, që janë: mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2018”.
Në të gjitha degët e tjera që nuk janë pjesë e listës së detajuar në vijim të shkrimit, kanë të drejtë të konkurrojnë maturantët me mesatare nga nota 6, e lart. Gjithashtu bëhet e ditur se për maturantët që nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar, nuk rrezikojnë të mbeten pa studime të larta. Për këtë kategori qeveria ka vendosur që mund të aplikojnë për të ndjekur programet e studimeve të larta me karakter profesional (shkollat e larta 2-vjeçare).



p.k/dita

Cfare mesatare duhet te kesh per aktrim
Dua te di per të vazhduar shkollen per mesues per edukimin fizit cfar note mesatare duhet
Cfar mesarje shkon me ).5 e siper
Me mesataren 5 e siper cfar shkon me te
Me mesataren 8.3kapet dega e infiermierise ne Tirane
Cfare mesatare duhet te kesh per pikture
Ben mesatarja 7 per nje shkoll te mire ne tiran
Po për gazetari qa mesatarje duhet
Cfare mesataren duhet per infermjeri ne tirane
Sa duhet te jetë mesatarja për TIK në Tiranë këtë vit
Sa duhet te jet mesatarja per.tik dhe grafik dizajn ne. Universitetin e tiranes?
Po per gazetari cfare mesatare duhet?
Me 6.69 a esht 7 dhe cfar dege mund te kapesh dhe, a e kap ne tiran?
Me mesatare 7 por e rrumbullakosur a kap shkolle ne tiran
Dua ni shkll te mir por me not mesatarje7 per ne tirane cfare ba sugjeroni?
Nese mesatarja e 3 viteve eshte 9 sa % jane shancet qe te me dali sega e mjeksise???
Per gazetari e kap dot me mesatare 9.9? Dhe cfare lendesh duhen per te?ju lutem me ktheni pak pergjigjet
Cfare mesatare duhet te kesh per mesuesi
Po me mesataren 7.5 a e kap dot psikogjin ne tiran?
dua te behem teknologjist per te ditur te gjitha gjerat rreth teknologjise sa duhet te kesh noten ?un kam noten 5 ju lutem me kontaktoni flm
Futja per Angli o bish
Kam mesatare 7.3 po dua ta vazhdoj per infermeri ne vlore e kap
7.22 po
Qfare mesatare duhet te keme per modele dhe per infermere
a mundem qe ta kap me raundin e par degen per gjuhe te huaja, ku me mesatare vjetore jam 9.5 e siper dhe mesatarja e provimeve esht 7, dmth dua per gjuhe angleze, te lutem nje pergj.