Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim me të rinj në Laprakë, Tiranë, tha se sfida e tij më e madhe është “bashkimi i forcave të jashtëzakonshme kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë”.
E bardha dhe e zeza sado kontradiktore, bashkëjetojnë me njëra tjetrën, e prandaj, kryeministri e përdori këtë simbolikë, duke i kujtuar shqiptarëve se “duhen të dyja këmbët për të vrapuar”. Atletet me simbolin e PS-së, me dy ngjyra të ndryshme i shkuan të parit të qeverisë si një dhuratë nga një sipërmarrës.
Sipas Ramës, opozita është bashkuar vetëm për të thënë se gjatë 8 viteve të qeverisë së tij në pushtet, gjithçka ka shkuar më keq.
“Nuk mora të majtën dhe të djathtën e bardhë, mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë, për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët, për mua sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë, vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë, ndërkohë që nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin të ngjitet shumë më lart, do ndodhë sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me ata që pavarësisht bindjeve të tyre politike, kanë një besim se jeta e tyre mund të behët më e mirë këtu duke punuar”, tha Rama.

m.m/ dita

epo ai muhabeti i timonit u be boze
duhet shpikur ndonje e re nashi.
Zoti kryeminister!
Ju beni vetem propagande,se ju i keni percare shqiptaret ne te bardhe e ne te zinj edhe sot!
Nuk ndryshon fare nga Berishja,se tere fushaten vetem mburresh,pranon te kendojne kenge,lolot e fshatrave,duke pranuar se jeni diktator!
Si mund t’i kendosh kenge nje zyrtari,qe eshte ne pushtet per pak kohe dhe me votat popullore dhe qe kurre nuk ka denjuar te jape llogari para popullit per punen e bere per 4 apo 8 vjket,por vetem klerkon pushtet prap?
Si mund te mburresh para popullit kur duhet te japesh llopgari?
Pse ke frike te dalesh para njerezve qe nuk u ke bere asgje per 4 vjet ose u ke bere pak?
Cfare fiton populli se ti ne cdo fjalim shan pa pushim opoziten dhe nuk degjon qofte edhe nje here ata qe kane kritika per qeverisjen tende?
Gabohesh kur gjykon se tani duhet te matesh me opoziten,kur ne fakt duhet te ballafaqohesh me popullin?
Te gjitha fjalimet e tua,jane vec derdellitje pa vlere,qe mbulojne pa aftesine dhe korrupsionin ne qeverisje!
Turp,me cfar meret k/ministri duke share per dite opozitaret dhe duke perbuzur kundershtaret.i pa edukat nuk ka Cfare te na ofroj,nuk je llogari per 8vitet qe nuk realizoj shume nga premtimet(ato qe lichen direc me mirqenjen e popullit e ne vecanti pensionistet)ne 25 prill me kete sjellje “noc Rokun” do Mari meqenese e ka me qejf kete fjale.
i madh je
Tani po del varianti i ri, qeverisje e perbashket PS+PD, pra zhdukja totale e opozites, qe mund te dal njera prej tyre nga zgjedhjet e 25 Prillit. Ky eshte varianti me korruptive, se behet nje korrupsion me i mire, me i padukshem, ndahen parat se bashku, behen ligjet se bashku per te amnistuar pasurite e vjedhura, zhduken konfliktet politike, zgjatet jetegjatesia ne pushtet, etj., gjerat jane te mire menduara, eh sa do shikojme dhe degjojme ne nga shpikjet qe bejne keto banda hajdutesh politike qe kane 30 vjet qe po na grabisin, atlete te bardha e te zeza, brek te zeza dhe poture te kuqe, etj, etj, nuk paskan te mbaruar mashtrimet ne kete vend dhe te gjitha lidhen me korrupsionin. Po njelloj si ishte qeverisja PS+LSI dhe PD+LSI, vidh bashke dhe gezohu bashke, e rendesishme eshte qe te jene ne pushtet, Po pse sot e kaq vite cfare behet? e mori pushtetin PS ne 2013, oligarket e PD dhe LSI kaluan me PS, shumicen e tenderave PS i jep klienteles se PD dhe LSI, bertet gjoja basha, kryemadhi, Vokshi, Tabaku, dhe pjesetar te tjere te bandave hajdute te politikes rreth oligarkeve dhe korrupsionit qeveritar ose kur PS dhe aleatet e saj te ngusht nuk bjene dakort me pazaret per korrupsion, kur ky i gjati, si me trimi dhe me i korruptuari i mbyll pak rubinetin atyre, dhe behen gjoja ca denoncime. Del i gjati i shemb pallatin pa leje bashes dhe i paguan kesh 13 apo 15 milion euro, i urdheron oligarket e tij dhe ata i japin dy her ne vite vila nga me te shtrenjta ne Tiran apo te gjiri i Lalzit, del vokshi qeveria i fut prape ne biznes bashkejetuesin e saj, Tartarin, duke e dorovitur me ndonje vendburim nafte, tani doli vejusha Tabakeve te denoncoj dhe mori vilen lluksoze ne gjirin e Lalezit, etj, etj, sa behen qe nuk i shohim ne. Acarohet mardhenia qeveri-presidence, del denoncon shurra kryemadhi, del i gjati e lavderon prape dhe e afron ose heq ndonje gjobe andej nga vendburimet e naftes ose ndonje taks andej nga minierat e bakrrit apo kromit ku eshte vete shkelqesia e tij Meta bashke me deputetet e PS dhe LSI qe fshihen si pronar pas tyre. Keshtu do veje kjo pune, dhe pastaj con ndonje rruge pas kaq vjetesh ne pushtet, apo jepet ndonje dekorat llamarine ndonjerit qe nuk e meriton apo cohet uji qe ka kaq vjete qe e nderpren keta pushtetar, gezohen fukarenjet dhe u kendojne kenge udheheqesve te tyre Meta-Edi-Gjiknuri, etj, dhe zgjatet jetegjatesia e tyre ne pushtet me dekada, mos qofte larg, deri sa te vdesin. Voto dhe vuaj or popull, se keshtu qenka thene per ne.