Për telefonin tuaj punojnë 40 mijë fëmijë ‘skllevër’ në Afrikë!

Saimir Lleshi

A dini se si prodhohet bateria e telefonit celular që ju mbani? Me siguri që jo!

Mijëra fëmijë përdoren si skllevër për të mbledhur mineralin e kobaltit, me të cilën prodhohen bateritë.

Lënda sigurohet në Afrikë dhe në Republikën Demokratike të Kongos, sipas një raporti të “Amnesty International”, përdoren fëmijët nga mosha 7 vjeçare për të mbledhur lëndët e rrezikshme.

Organizata akuzon kompanitë e mëdha si “Apple”, “Samsung” dhe “Sony” se kanë dështuar të bëjnë kontrollet themelore, për të siguruar se mineralet që përdoren në prodhimet e tyre nuk gërmohen nga fëmijët. Kobalti është përbërës jetik për bateritë e telefonave.

Amnesty International ka thënë se së paku 80 minatorë kanë vdekur nën tokë në Republikën Demokratike të Kongos, në periudhën shtator 2014 – dhjetor 2015.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF ka thënë se rreth 40 mijë fëmijë punojnë në miniera në Republikën Demokratike të Kongos.

Nga ana tjetër, kompanitë e teknologjisë kanë thënë se kanë politikë të zero tolerancës ndaj punës së fëmijëve. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *