Kryeministri Edi Rama pasi iu përgjigj deklaratave të kryeopozitarit Lulzim Basha se mos’hapja e negociatave ishte dështimi i kryeministrit dhe qeverisë së tij, me fjalët e presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, i cili u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kishin faj, bëri një tjetër postimnë rrjetin social Fcabook.
Këtë herë kryeministri Rama zgjodhi një tjetër lider, për t’iu përgjigjur akuzave të Bashës. Kryeministri Rama citon kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili erdhi në Shqipëri një ditë para fillimit të samitit në Bruksel.
“Mbledhja e mbremshme do te mbahet mend si gabim historik. Shqiperia meriton hapjen e negociatave”, është deklarata e cituar nga Conte. Në përgjigje të fjalëve të Bashës se: “Vendimi per te mos hapur negociata eshte deshtim i qeverise shqiptare”.

Edhe Basha ka reaguar menjëherë në Twitter duke thënë: “Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë t’i mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi”,
e.ll./dita
