Në përgjigje të deklaratës së sotme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka cituar dy fjali nga deklarata e presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk.
Kreu i PD-së, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë vijuar edhe ditën e hënë të akuzojnë kryeministrin duek thënë se një vendim negativ për negociatat ishte një dështim personal i kryeministrit dhe qeverisë.
Përgjigjen për këtë akuzë, kryeministri Rama ka vendosur ta japë përmes një foto-montazhi të postuar në rrjetin social Facebook, ku përballë deklaratës së Bashës ka vendosur fjalët e presidentit të KE, Donald Tusk.
Kryeministri citon Tusk që deklaroi:“Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut” në përgjigje të Bashës që tha: “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

e.ll./dita

nuk ka ndonjë thënje të gjyshit me mustaqe e rroba ushtarake!
dhe ai i ka pas dit të gjitha!!
i qut ka qon dreqi!!
kot nuk i thonë që i mbyturi kapet pas fijes së kashtës!!
dhe ky palaçua ëshë kapur pas kashtës!!
ska faj!!
të luash pingpong me dikë që të lë të fitosh!?
nuk ka lojë më të lehtë!
tallni bythën me ne o ramë e bashë!!
çunat e ahmet hoxhës!!