Për t’u dobësuar, burri shëtit me një gur 40 kg në kokë

redaktor

Një 53-vjeçar nga Kina ka gjetur një metodë të çuditshme për tu dobësuar. Cong Yan, çdo ditë shëtit në park me një gur 40 kg në kokë. Sipas asaj që pretendon burri, ky ushtrim i pazakontë ka bërë që ai të humbasë 30 kg gjatë 3 viteve të fundit.

Yan e pati këtë ide kur e kuptoi se ishte në formë shumë të keqe: i gjatë 1.63, peshonte 115 kg dhe ishte i shqetësuar se gjërat do të shkonin edhe më keq. Por ai nuk donte që të merrte pilula dobësimi dhe në fakt vendosi që të bënte ushtrime fizike.

Por në vend që të ndiqte një ushtrim klasik, nisi të ecte me një gur në kokë që fillimisht peshonte 15 kg.

Pas disa kohësh ky ushtrim u bë i lehtë dhe e ai e zëvendësoi atë me 30 kg, madje rriti edhe distancën e shëtitjes në park. Sot ai ecën çdo ditë rreth 3 km, me një gur që peshon 40 kg. Për banorët e zonës, sjellja e Yan tashmë  është bërë e zakontë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *