“Merkel është e shqetësuar më shumë për emigrantët se sa për gjermanët”. “Pushtimi i emigrantëve” kthen në modë vlerat tipike gjermane: zellin, disiplinën dhe ndjenjën e detyrës
Cilat janë pasojat e emigrimit masiv në Gjermani? Gjermanët po bëhen më konservatorë, më pak të sigurt për të ardhmen dhe shumë kritik ndaj qeverisë së Angela Merkelit. Kështu pohon Horst Opaschowski, një nga anketuesit më të famshëm gjermanë i cili, si rezultat i hulumtimit të kryer së fundmi është i bindur se situata në Gjermani po ndryshon rrënjësisht. Një ndryshim të thellë gjatë muajve të fundit po pëson hierarkia e vlerave të opinionit publik.
“Po kthehen në modë vlera tipike gjermane që në dekadat e fundit konsideroheshin të vjetërsuara. Ndër to konsideroheshin të rëndësishme, zelli, kujdesi, disiplina dhe ndjenja e detyrës. Ndërsa faktorë të tjerë, si për shembull emancipimi, nuk janë më në krye të listës së prioriteteve. Por cila është lidhja mes emigracionit masiv dhe këtij rivlerësimi të vlerave? “Çdo gjë kalon nga edukimi që u është dhënë fëmijëve”, shpjegon Opaschowski. “Shumë shohin që qeveria kujdeset më shumë për emigrantët se sa gjermanët dhe kanë frikë se identiteti gjerman do të humbasë. Njerëzit kanë frikë se shteti nuk do të kujdeset që t’i kalojë gjeneratave të ardhshme vlerat kombëtare dhe për këtë arsye, shumë vetë e bëjnë brenda mureve të shtëpisë, duke u dhënë fëmijëve një edukim konservator”.
Nga kërkimet, në fakt, del se prindërit janë të shqetësuar që fëmijët e tyre po rriten pa pika referimi, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të gatshëm të angazhohen drejtpërdrejt për t’u transmetuar vlerat e tyre tradicionale, të cilat ndjejnë se shteti i ka braktisur. Sipas hulumtuesit edhe llojet e konflikteve brenda shoqërisë po ndryshojnë për shkak të flukseve masiv të emigrantëve. “Konfliktet e brezave që kanë karakterizuar dekadat e mëparshme nuk kanë dhe nuk do të kenë më rëndësi”, shpjegon ai. “Konflikti midis gjermanëve të pasur dhe të varfër, për shembull, gradualisht po zhduket.
Mospërputhja nuk është më mes atyre që kanë më shumë, ose më pak para, por mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Betejat e tjera që kanë karakterizuar dekadat e fundit, si ai për fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e mjedisit, duket se janë më pak të njohura. Çështja qendrore është ajo e emigracionit dhe pasojat që ai ka në lidhje me identitetin gjerman. Dhe për shumë, kjo është e frikshme. Por çfarë hyn këtu, Angela Merkel? Kancelarja konsiderohet nga shumë si përgjegjësja kryesore për këtë situatë pasigurie dhe mosbesimi për të ardhmen.
Hulumtimi i Opaschoëskit tregon se si tek gjermanët po shuhet besimi tek shtetit dhe institucionet që tashmë shihen si të distancuara dhe jo në gjendje të merren me edukimin dhe formimin e fëmijëve të tyre. Një rast unik për Gjermaninë, një vend ku ndjenja e shtetit ka qenë gjithmonë e thellë dhe e bindur. Sot ky besim duket se po thyhet për shkak të emigracionit. Përgjegjës për këtë konsiderohet ajo që ishte arkitektja kryesore e hapjes së kufijve, Angela Merkel, pëlqimi i të cilës sot është ndër më të ulëtit që kur u zgjodh në vitin 2006. /DITA
