Pëshëndetje. E nderuara DITA! Dy gjëra dua të theksoj! Dëgjova në NEËS 24 një qytetar që foli për urbanët që vijnë nga Kamza në Tiranë me biletë 30 lekëshe dhe mbas kësajë për të udhëtuar me Urban nepër Tiranë duhet të marrin biletë tjetër 30 lekëshe (!).
E kam thenë dhe një here tjetër në gazetë se këta drejtuesit tanë duhet të shohin transportin publik në vendet fqinjë sidomos në Itali. Atje udhëtohet brenda një ore me çdo autobus ndërqytetës në ditët e zakonshme, kurse për ditët festive shkon në katër orë udhëtimi me një biletë. Kjo çeshtje duhet të shikohet. E pse mos të jetë praktikë edhe tek ne një mënyrë e tillë në shërbim të komunitetit?
Apo tjetra… Lexova në gazetë për pagesën e traut në Q.S U.T.që për të kaluar u dashka të paguaj edhe përsoneli 100 lekëshin. E habitëshme kur në vendet fqinjë një pagesë e tillë nuk ekziston. Ato që kanë patur rastin të vizitojnë njerëzit e tyre në spitale nuk kanë hasur kurrë një veprim të tillë.
Këta dy ministrat tanë përkatës, i transportit dhe i shëndetësisë ma don mendja se e kanë vizituar Italinë por me sa duket nuk i kanë konstatuar këto gjëra. Respekte e punë të mbarë e dashura Dita
Letër e nënshkruar
Pjetër Bubaj Rubik
I nderuar Pjeter,
Ne te gjithe boten e zhvilluar vetem personeli mund te futet ne Spital pa pagese. Kushdo tjeter duhet te paguaj, madje edhe me ore. Ne ShBA prej ores 7 AM deri 7PM minimalisht pagesa eshte 8$ ora. Jo vetem ne spitale, por edhe ne Kampuset Universitare aq paguhet. Mos te shkojme shume larg: Ne spitalin e Prishtines hyrja eshte 2 Euro.
O Pirro djali, per pagesen ne porten e spitalit behej fjale per shoqeruesin e te semurit kronik (qe ty dhe askujt tjeter nuk jua yroj ate fat) qe mezi nderojne hapat dhe e kane te domosdoshme ate trajtim 3(tre) here ne jave apo 12-14 here ne muaj, qe i bie çereku i pensionit mujor kur u predikua trajtimimmjeksor FALAS, o PALLE.
Po brenda spitalit publik, a duhet paguar nen dore stafi mjekesor ?. Tek ushtaraku behet nami. Edhe ne reanimacion, familjaret e pacientit pervec pageses nen dore te infermiereve dhe mjekeve, duhet te blejne edhe ilacet. Tuuuuurp i madh. Nuk krahasohemi as me vendet e botes se trete apo te katert, apo ku di une. Ketu jeta e njeriut eshte shuuuume here me e lire se sa e nje qeni rrugesh. Hajt tung.