Edhe në urimin për Vitin e Ri, Kim Jong-un premton luftë të tmerrshme. Në një fjalim 25-minutësh, të transmetuar në televizionin kombëtar, udhëheqësi koreanoverior ka paraparë një “katastrofë nukleare” më 2014, nëse gadishulli korean do të zhytej në konflikt.
“Jemi përballë një situate në të cilën një incident i vogël ushtarak, madje edhe aksidental, mund të na çojë në një luftë totale”, tërheq vërejtjen ai, duke shtuar se as Shtetet e Bashkuara nuk do të kursehen në rast konflikti.
Kim Jong-un ka akuzuar “luftënxitësit” amerikanë e koreanojugorë se kanë dislokuar një arsenal të tërë në jug të gadishullit. Po ashtu. numri një i Koresë Veriore duket më i vendosur se kurrë për ta vazhduar programin e vet nuklear. Armatosjen dhe mbrojtjen e territorit e ka bërë një prej prioriteteve të tij për vitin 2014.
“Duhet të ndërtohet një klimë e mirë për marrëdhënie më të mira ndërmjet Veriut dhe Jugut”, thekson megjithatë Kim Jong-un. Nga ky këndvështrim, ndryshimi i tonit është i dukshëm në raport me vitin e kaluar. Lideri i vendit më të izoluar në botë nuk e ka sulmuar homologen e tij koreanojugore, Park Geun-hye, e zgjedhur para më pak se një viti, për dallim nga kërcënimet që ia bënte paraardhësit të saj. Megjithatë, ky ton më i butë nuk është shoqëruar me asnjë gjest konkret, ndonëse muajve të fundit gadishulli ka qenë më i qetë, në krahasim me fillimin e vitit, i cili u karakterizua nga provat nukleare.
Uniteti ynë është forcuar njëqindfish
Ndërsa, amerikanët dhe koranojugorët i druhen diktatorit verikorean sidomos pasi ai ka filluar një valë eliminimesh në vendin e tij. Sidomos, ata e konsiderojnë atë si të paparashikueshëm pas shkarkimit dhe ekzekutimit të Jang Song-Thaek, ungjit dhe mentorit të Kim Jong-unit. Edhe “lideri i dashur” ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje. “Atdheu ynë ka marrë një masë të prerë për t’u liruar nga ndyrësia kryengritëse që kishte mbirë në parti”, ka theksuar ai, duke e cilësuar më tej “plehrë” dajën e tij.
“Uniteti ynë është forcuar njëqindfish dhe vijat e partisë dhe të revolucionit janë konsoliduar duke hequr këtë fraksion anti-parti dhe kundërrevolucionare”, vlerëson ai.
Jang Song-thaek është ekzekutuar më 12 dhjetor, shumë pak ditë pas gjykimit të tij për krime kundër Partisë Punëtore në pushtet dhe për aktivitete që dëmtojnë interesin kombëtar. Shumë njerëz të afërt me të në majën e pushtetit po ashtu janë ekzekutuar. Jang Song-thaek kishte luajtur rol vendimtar në procedurën e ardhjes së nipit të tij në pushtet, në dhjetor 2011. Ai konsiderohej si numri dy i pushtetit.
Prioriteti tjetër i paralajmëruar nga Kim Jong-un: zhvillimi ekonomik i vendit. “Sivjet, ne duhet të nisim një periudhë të re të prosperitetit në ndërtim. Ndërtimi është një vijë e rëndësishme e frontit për të ndërtuar bazat e një kombi të fortë dhe për lumturinë e popullit”, thotë ai. Lideri koreanoverior është angazhuar në favor të shumë projekteve ndërtimore. Të martën, ai është shfaqur në një Masik, një vend ku ushtrohet sporti i skive. Fusha 110-kilometërshe e pistave është krenaria e madhe e udhëheqësit të ri. Hapja e kompleksit është paraparë të bëhet gjatë vitit dhe autoritetet atje presin deri në 5.000 skiatorë në ditë.
Fjalimet për Vitin e Ri, traditë e Kimëve
Fjalimet e 1 janarit janë një traditë e vërtetë te Kimët. Kim Il-Sung, themeluesi i regjimit, ka mbajtur fjalime të tilla për çdo vit, deri në vitin kur vdiq, më 1994. Kim Jong-Il, po ashtu, i drejtohej popullit nëpërmjet një komunikate, që botohej në gazetat e vendit.
Diskursi i djalit të tij është transmetuar katër herë në intervale të rregullta në televizion dhe në radiot kombëtare. Kim Jong-un shfaqet vetëm 3 minuta në ekran dhe duartrokitjet regjistrohen enkas për këtë rast. E njëja sekuencë është përdorur disa herë gjatë fjalimit, raporton BBC. / Gazeta “Zeri”.

Ky eshte psikopat. Ky do shenoje fillimin e fundit te Korese se Veriut. Burri i halles dhe halla ishin te vetmet lidhje te brendshme qe kishte me Kinen. Korea e Veriut pa ndihmen ekonomike dhe humanitare te Kines falimenton brenda disa vitesh ne situate paqeje dhe brenda disa muajsh (ne mos javesh) ne situate lufte. Korea e Jugut eshte fuqizuar shume ushtarakisht dhe eshte e krahasuesme me Turqine. Nuk eshte me ajo e 1950. Gjithashtu Japonia eshte bere fuqi ushtarake (eshte militarizuar).Sh.B.A.-te i kane ke b…a (flota e shtate/vetem kjo sa flotat e te gjitha vendeve te tjera te NATOS bashke). Keshtu eshte kur trashegohet pushteti, mjafton nje hallke e dobet dhe keputet zinxhiri. Anglia asnjehere nuk e ka trasheguar fronin vetem duke u bazuar ne parimin e linjes se drejteperdrejte, por kane parapelqyer kriterin e aftesise dhe autoritetit, prandaj nuk kane deshtuar asnjehere. (edhe pse formalisht Korea e Veriut nuk esht monarki)
Do ta pershendesja nje aleance ruso- amerikano- kineze per te nderhyre ushtarakisht, per te shpetuar te mjerin , popullin koreano- verjor nga kjo familje e ndyre diktatoriale.
Ma cpif ky , i vetquajturi, socializmi korean! Kanibale te peshtire!
Po ky daun sa i pelqen vetja,po i ha b.tha shume me shba
HALLALL VELLA, SE NA NGJALLE ENVERIN.