Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Nuk ka qeveri në botë, sado negative, që mos të përpiqet përpos interesave korruptive, të bëjë diçka të mirë për popullin e vet. Në mos për premtimet, të paktën për zgjedhjet e ardhshme. Dikush mund të thotë se votat blihen e vidhen. Po, është e vërtetë. Kjo ndodh pak a shumë kudo, diku direkt e diku indirekt. Megjithatë, për të marrë shembull Dibrën, them që nuk ka mundësi që të blihen afro dy të tretat e votuesve, ndryshe dibranët na dalin jo dibranë e të shitshëm për një copë bukë. Amplifikimi i fenomenit është atribut i humbësit.
Edhe diçka mbi gazetat partiake. Për gazetën RD, nuk mbaj mend sa kohë ka qenë apo është në opozitë të thotë një fjalë të mirë, ama vetëm një, për diçka të dobishme të kryer nga qeveritë. Aty çdo gjë nxiroset e “drogohet” duke u kthyer në një gazetë ogurzezë dhe e “frikshme”. E kundërta e “Zërit” të dikurshëm që kur Shqipëria e pas 74-ës vuante urie hyjnizonte “sukseset” e njëpasnjëshme të ekonomisë socialiste. Nuk është se RD bën ndonjë ndryshim në irealitetin që përpiqet ta shesë për realitet. Natyrisht këtu është fjala për teprimet e absurdet e përditshme. Po ashtu dhe tjetra partiake e “pavarur” 55. Më duhet të përshëndes mos daljen e “Zërit” të sotshëm. Do të ishte mundim e hipokrizi e madhe e atyre që do t’u duhesh të shkruanin “sukseset” e padëgjuara të qeverisë. Më realiste “Integrimi”. As shan, as lavdëron. Flet për bujqësinë e takimet rinore të LSI. Gazetat e tjera mjaftojnë e teprojnë për informim publik. Profeti
