Respekte Dita. Qeveria e Zotit Rama duhet të shohë me përparësi zaptimin e pronave të bregdetit nga njerëz që deri vonë nuk e dinin se uji i detit ishte i kripur. Nga plazhi i Spillesë e duke vazhduar te Guri i Lëmuar, plazhi i Gjeneralit, Kalaja eTures, Frusiluku, Karpen e deri në Stan të Ri janë vënë me mijëra kunja e tela me gjemba. Në Qerret dihet që është Blloku i Udhëheqjes, ndërsa Mali i Robit e Golemi është një Zululand shqiptar. Ministrat e mbrojtjes Mediu e Imam Bajalldia nuk kanë lënë asnjë cm të pronave të ushtrisë pa ja shitur militantëve, po jo atyre kavajas ose ish-pronarëve. Një copë goxha të majme te ish-kampingu i shkollës Skënderbej e ka marrë Prof. Dr. Shaban Memia që aq shumë i qan zemra për pronat, sa herë pas here bën shkrime nëpër gazeta të ndryshme. Gjithë të mirat, shqiptarë të ndershëm!
