Për Zhejin e Bushatin

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Dita jonë e dashur! Lexuam tek ju replikat e dy analistëve Zheji dhe Bushati. Ju them të drejtën, në ato që thoshin nuk pamë ndonjë gjë të re apo të shprehej ndonjë interes që mund të shërbente për lexuesit. Populli thotë: Llafet e shtëpisë nuk nxirren në pazar. Nëse këto dy figura duan të demaskojnë njëri-tjetrin, krejt thjeshtë mund të krijojnë redaksitë e tyre dhe pastaj të qëllojnë jo me llafe, por me “top” mbi njëri-tjetrin duke siguruar dhe të ardhura, “po ju shitën”. Gazetën Dita lexuesit e kanë si dritën e syve sepse ajo u publikon mendimet e tyre dhe mezi e presin për ta lexuar. Por kur shohin të tilla shprehje dhe nga “intelektualë” u venitet shpirti. Tung! Nga Pjetër Bubaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *