Artur Zheji thotë se ngjarjet e fundit kanë forcuar kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, përplasja opozitë-Ilir Meta, është në favor të Ramës, që ka forcuar pozitat e tij.
“Gjithsesi opozita, nuk dihet akoma përse, përtej akuzave të videos Bami, që mbeten për t’u hetuar dhe për t’u provuar, duke goditur me të gjitha bateritë e saja Ilir Metën, ka forcuar de fakto kryesisht pozitat e kundërshtarit të vet, kryeministrit Rama”, shkruan Zheji në gazetën që është vetë drejtor.
“Dukshëm Rama duket i qetë. Madje edhe më shumë se aq. I ngrohur. Sepse, falë thirrjeve “Meta ik!”, ndjehet më i sigurt në poltronën e kryeministrit, tek sheh, përveç të tjerave, zvogëlimin e mundësive reale të opozitës për të kërcënuar pushtetin e tij. Sepse kuptohet dhe ndjehet fare mirë që tanimë përfituesi kryesor politik, në këtë kërleshje të ishaleatëve të përpara 23 qershorit 2013, është vetëm ai”, thekson Zheji.

Gazeta,gazeta, sot mund te kishit heshtur edhe sikur Turi te kishte thene qametin.
Sot ju duhet te kishit shkruar per nje tjeter Zheji Ballo, per Petron, ndjese paste!
TURI NUK SHQETSOHET PER pETRON,ESHTE ME SHUME I SHQETESUAR PSE KA FORCUAR POZITAT RAMA 🙁 🙁 🙁 🙁
Si forcohet Rama o Zheji kur nga rradhet e skuaders se se tij do ket arrestime.Apo nga kualicioni do ket perseri arrestime.