Perandori i Japonisë kërkon dorëheqjen

Elton Tafaruci

Perandori i Japonisë Akihito ka treguar se ai dëshiron që të largohet, duke thënë se mosha do t’ja bëjë të vështirë për të përmbushur detyrat.

Komentet e perandorit të nderuar 82-vjeçar erdhën gjatë një fjalimi teveliviz për bulikun.

Perandori Akihito nuk e tha krejtësisht në mënyrë të qartë se donte të hiqte dorë, pasi mund të interpretohej si ndërhyrje politike.

Kryeministri Shinzo Abe tha se qeveria do t’i marrë seriozisht fjalët e Perandorit dhe se do diskutojë për çështjen.

“Në mënyrën se si ai trajton detyrën e tij zyrtare, mosha e tij dhe situata aktuale se si punon respektoj përgjegjësinë e plotë të perandorit, dhe besoj se duhet të diskutojmë shumë për atë që mund të bjëm”.

Akihito, që bëri operacion në zemër dhe është trajtuar për kancerin e prostatës, ka qenë në fron në Japoni që nga vdekja e babit të tij, Hirohito në vitin 1989.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *