Një përballje e fortë ka qenë ajo mes Ramës dhe Vuçiç, në një emision të regjistruar gjatë Samitit të Vjenës e që do të ritransmetohet sot.
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç do të përballen sot (emision i regjistruar gjatë samitit të Vjenës) me njëri-tjetrin në një debat lidhur me perspektivën e dy vendeve në BE.
“Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vienë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t’u përkthyer dhe transmetuar sonte në orën 21:00 në TVSH. Në të njëjtën orë, ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit, përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, ka shkruar Rama në Facebook.
