Jorgo Mandili
Të bën përshtypje fakti se ka disa ditë që ka dalë në media (Dita,25 /06/2018) e rrjete sociale një letër promemorie e studiuesit, prof. Agim Vinca, drejtuar kryeministrit të Kosovës dhe jo vetëm, për sjelljen arrogante e fodulle të tij (i rrethuar nga shpura e tij) në një përballje me të. Dhe heshtje nga të gjitha mediat dhe studiot, kur për ngjarje e lajme të rëndomta të tipit “Babalja & Bobolja”, nga studio të hapura e të mbyllura, zona të lira e të ndaluara, opinione e të paekspozuarit, 45 minuta e 360 gradë, provokacija e ju flet Moska etj, nuk ngelet pa u komentuar, interpretuar, analizuar e profetizuar nga të njëjtët opinionistë, analistë, që shpesh rimarrin edhe njeri tjetrin në studiot përkatëse, duke mos thënë asgjë, përveç një kakofonie, njëlloj si në parlament.
Këtu nuk është fjala për mbrojtjen e një përfaqësuesi të dijes si studiuesi, prof. Vinca, nga kryeministri i i tij por ky episod në thelb, në substancë shpreh ndoshta përballjen më të lashtë të mënçurisë ndaj “derrkënaqësisë”, të përfaqësuar nga “kryeshtatari (president), kryeqeveritari (kryeministër), kryeqytetari (kryetarët e bashkive) dhe kryeprifti (kryetarët e partive), që me qëndrimet, veprimet dhe pozat prej karagjozi, dëshirojnë të legjitimohen nëpërmjet “fronit” (politik, administrativ, mediatik, akademik, social etj) duke pyetur veten: si t’a dëshmoj unë që jam diçka më ndryshe se të tjerët? Si t’ja bëj që të them apo të evidentoj diçka që ende se kanë të tjerët? Të krekosur me gravata dhe kostume firmato , ju duket vetja si “profetë”, që dinë gjithçka dhe mund të thonë ç’të duan.
Kështu i ndodhi prof. Vincës me kryeministrin e vet,që gjatë përballjes së tyre u zhvillua ky dialog, siç e tregon profesori . “Agim – më the; as ‘profesor’, as ‘zoti Vinca’, por Agim, me emër, si t’i kishim ruajtur lopët bashkë – ti je mendje e ndritur, por kur të shkruash për politikë thellohu pak se nuk i merr vesh punët e politikës!”. Dhe profesori me mençuri i përgjigjet në promemorie: “Politikë e madhe kjo e Ramushit! E madhe dhe vizionare! Si e Çerçillit, e Dë Golit, e Adenauerit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, apo e Klintonit dhe Toni Blerit në kohën tonë, ndonëse këta të fundit ishin “të majtë”, ndërsa Ramushi e Hashimi janë “të djathtë”!Nga politika ndoshta s’marr vesh shumë, nuk pretendoj se i njoh mirë qokat dhe dredhitë e saj, por e di, e shoh me sy dhe e preki me dorë realitetin në të cilin jetoj; gjendjen katastrofike ekonomike, sociale, morale dhe politike nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri.Nuk jam njeri që merrem me politikë për të përfituar prej saj si ju politikanët tanë, me ndonjë përjashtim të rrallë, por si intelektual nuk mund të jem indiferent ndaj zhvillimeve politike në vendin ku jetoj dhe në mbarë hapësirën shqiptare.
Përse kjo përballje? Për një intervistë të profesorit në Kosova Press, ku kishte kritikuar qeverisjen e kryeministrit për gabime të shumta, disa prej të cilave sipas tij ishin skandale, ku midis të tjerash, “Puna e parë që bëre me të ardhur në krye të ekzekutivit ishte t’ia rrisje rrogën vetes. Vetes dhe të tjerëve rreth teje, me arsyetimin qesharak: “duhet me ble këmisha e kravata” dhe “për mos me vjedhë!”.
Kam pritur prej teje si njeri popullor që ta ulësh pak rrogën, qoftë edhe simbolikisht, e jo ta bësh krejt të kundërtën. Kur lexon këto rreshta, menjëherë të kalon nëpër mend “Sokrati i vuajtun”, në njërën anë dhe oligarkët në anën tjetër Kështu të duket tek kujton Apologjinë e Sokratit, të sjellë me aq elegancë nga nxënësi i tij Platoni.Po kush qenkan këta “derra të kënaqun” që urrejnë dijetarët, kulturën,dhe librat? Janë pikërisht ata që urrenin dhe Sokratin. Denoncuesi i parë i tij ishte: Aniti, eksponent i Partisë së Demokratëve të Athinës dhe tregtar i pasur, i dyti, Meleti, një poet mediokër, dhe Likoni një demagog tepër dinak.” Nuk ka aleancë më kobzezë se sa kur bëhen bashkë: politikani i ditës, artisti mediokër dhe demagogët.”
“Është e vërtetë se mbi mua rëndon urrejtja e shumë njerëzve, gjë e cila edhe mund të më shkatërrojë. Nëse unë dënohem, kjo nuk më vjen as nga Meleti dhe as nga Aniti, por vetëm nga zilitë dhe shpifjet e shumta. Janë pikërisht këto që shkatërrojnë shumë njerëz të ndershëm e do të vazhdojnë të dëmtojnë edhe shumë të tjerë, e me siguri, unë nuk do të jem i fundit.”-janë fjalët e Sokratit të dëshmuar nga Platoni. Kur është fjala për “shkatërrimin e njerëzve të ndershëm” e gjitha ajo lukuni sojsëzësh (analistë, opinionistë, pseudogazetarë, moderatorë, profetë të vetemëruar etj) heshtë, sikurse bën dhe “avokatin e djallit”,.
Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij.Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; ose të hiqte dorë nga bindjet e tij; ose të vdiste duke pirë helm. Filozofi zgjodhi të dytën..Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar ata për t’u ndriçuar shpirtin.
“Unë i braktisa të gjitha interesat e mija, e për shumë vite me radhë e lashë familjen pas dore duke u marr vetëm me ju; vetëm e vetëm t`ju bëja njerëz të virtytshëm.”-janë fjalët e Sokratit orgjinal, sikurse na e ka sjellë Platoni. Kjo përballje midis mënçurisë dhe derrkënaqësisë”, midis modestisë dhe mëndjemadhësisë nuk përfundoi këtu me Sokratin. Ajo ekziston edhe sot dhe do të ekzistojë deri sa të jetë njerëzimi, në forma e shfaqje të ndryshme më të sofistikuara, sepse është një përballje midis së mirës dhe së keqes, midis modestisë dhe mëndjemadhësisë midis mençurisë dhe krenarisë,.
Meqenëse ky problem është ende edhe sot e kësaj dite prezent në shoqëri , ja vlen të themi dy fjalë për mençurinë dhe krenarinë. Po çfarë është mënçuria? A duhet të jesh i ditur që të jesh i mençur? A duhet të jesh i kulturuar që të jesh i mençur? A duhet të jesh i zgjuar që të jesh i mençur? A duhet të jesh inteligjent që të jesh i mençur? Që t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve le të bëjmë këtë krahasim. Siç dihet çdo kompjuter përpunon një informacion të caktuar të matur në btu. Për ta përpunuar këtë informacion ky kompjuter duhet të programohet me softuerin e duhur. Kështu ndodh edhe me trurin e njeriut.
Që të jesh i mënçuri, nuk nevojitet ndonjë koefiçent i lartë inteligjence. Madje as të jeni akademik, profesor apo shkencëtar. Mund të jesh shumë i ditur, shumë i zgjuar, por jo i mençur. Mjafton ta programosh trurin në marrjen e vendimeve të duhura në çastet më kritike të jetës dhe veprimtarisë tënde. Mënçuria ndryshon shumë nga aftësia për të fituar njohuri të përgjithshme. Ndryshimi midis njohurisë dhe mënçurisë është si ndryshimi midis leximit të një libri rreth një shkencëtari dhe të qënit i tillë. Dituria është thjesht përvetësim informacioni. Këtu tashmë ndërhyn arsyetimi, që nëpërmjet tij dallon informacionin e saktë dhe praktik nga ai që nuk është i tillë.
Arsyetimi i jep vlerë të madhe të vërtetës dhe vendosjes së saj në praktikë. Mënçuria shkon një hap më larg. I merr këto të vërteta dhe i zbaton në mënyrë të saktë në situata, rrethana të caktuara ose në jetën e përditshme në përgjithësi. Solomoni e vlerëson shumë arsyetimin si një vlerë edhe më të lartë në shfaqjen e mënçurisë. Si një burim i pashtershëm, arsyetimi, jo vetëm gjallëron nevojat dhe dëshirat më të mëdha, por ju bën edhe një burim jete për ata që ju rrethojnë.
Mënçuria është e vetmja pronë e paluajtshme që e bën njeriun të lumtur, është e vetmja pronë që as nuk shitet e as nuk tjetërsohet. Fitimi i mënçurisë së vërtetë krijon një themel të fortë mbi të cilën mund të merrni vendimet e duhura në jetë. Zemra e të mençurit përqëndrohet në një sistem vlerash që pasqyrojnë një mençuri të vërtetë që nga ana e vet krijon përparësi që të ruan dhe të mbron nga sjellja e të ligut dhe fjalët e tij të mbrapshta apo nga njerëzit që shtyhen nga vlera, synime apo motive të pamoralshme. Ja pse Solomoni na thotë me plot bindje se “Më mirë të fitosh mënçuri se flori. Dhe më mirë arsye se argjend”. Se Mënçuria të mbron dhe arsyetimi kujdeset për ty.
Sipas Platonit, Sokrati rrëfen këtu se sa i habitur dhe i tronditur ishte, kur dëgjoi se orakulli i Delfit ndaj pyetjes së guximshme: “A ka ndonjë më të mencuar se Sokrati” – iu përgjigj :”Askush nuk është më i mençur se ai”.Kur e dëgjova këtë-tha Sokrati-pyeta veten: “Cfarë dëshiron Zoti të thotë me këtë ? Sepse unë e di që nuk jam i mençur; s’jam as shumë i mençur dhe as pakëz i mençur”. Meqë Sokrati nuk mundi ta gjente nëpërmjet përsiatjes se çfarë donte të thoshte Zoti me shprehjen e orakullit të vet, vendosi që të ndërmerrte përpjekjen për ta hedhur poshtë Orakullin.
Ai shkoi pra tek njëri, që konsiderohej si i mençur- tek një nga burrat e shtetit të Athinës- për të mësuar prej tij: Sokrati e përshkruan rezulatin si më poshtë: “Më i mençur se ky burrë jam tashmë: vërtetë që asnjëri prej të dyve nuk di ndonjë diçka për të qënë. Por ai beson ama se di diçka dhe nuk di asgjë. Edhe unë, vërtetë nuk di asgjë, por ama nuk shes mendje se di diçka”. Pasi pati folur me politikanët, Sokrati shkoi tek poetët. Rezultati qe i njëjtë. Pastaj ai shkoi tek zejtarët. Këta dinin në fakt gjëra, prej të cilave ai nuk kuptonte asgjë. Por ata shisnin mendje sikur dinin edhe shumë gjëra të tjera, madje më të rëndësishmet.
Dhe mendjemadhësia e tyre peshonte shumë më tepër se dija e tyre e kulluar.Në këtë mënyrë Sokrati mbërriti më në fund në interpretimin e mëposhtëm lidhur me synimin e Orakullit të Delfit: siç duket Zoti nuk donte të thoshte kurrë gjë për Sokratin; ai vetëm e kishte përdorur këtë emër për të thënë:”Midis njerëzve është më i mençur ai, që sikurse Sokrati, e kupton se në të vërtetë nuk zotëron ndonjë mençuri”. Mesazhi është i qartë për të mënçurit që e kuptojnë sa pak dinë e për mëndjemëdhenjtë që mendojnë se dinë gjithçka.
Sokrati i mençur ishte modest dhe i ndërgjegjshëm se ai nuk ishte më i mençuri , me përjashtim të faktit se e di, sesa pak di.Jo vetëm kaq. Por për të, modestia e vërtetë fillon me besimin se gjithçka që njeriu arrin në jetë dhe ka vlerë të vërtetë e arrin me ndihmën e të tjerëve. Suksesi im thotë Ajnshtajni është se unë jam mbështetur mbi dy gjigantë të mëdhenj. Kur dikush e beson me gjithë zemër diçka të tillë, tek ai rritet shpirti i etur dhe mirënjohës i një nxënësi, që nuk pse ta ketë të vështirë të respektojë mendimet, pikëpamjet dhe nevojat e të tjerëve. Kur flasim për modestinë e kemi fjalën për atë lloj modestie, që përshkruan gjithë qënien e njeriut.
Ata që “janë të përulur në shpirt” i shohin të tjerët barabar me veten. “Përulsia është shënjë mënçurisë.” Pra sa më modest të jemi aq më të mënçur tregohemi. Ndryshe nga kryelarti, të cilit i gënjen mendja se di dhe njeh gjithçka, modesti vlerëson gjithçka që mund të mësojë nga të tjerët. Ai kthehet në një sfungjer diturie, duke absorbuar pa pushim çdo lloj përvoje të mirë nga çdo individ që e rrethon.
Thënia emblematike e Sokratit “Ji i ndërgjegjshëm se sa pak di ti” është edhe një “shuplakë” për të gjithë “derrat e kënaqun”, që përshfaqen kryelartë e krenarë, që pretendojnë se dinë dhe njohin gjithçka.”Krenaria shkon para rrënimit, arroganca para rrëzimit”(Solomon ). Në këtë rast Solomoni nuk kupton krenarinë që të sjell një sukse. Jo. Ai na paralajmëron për një deformim që ndodh në zemrën tonë. Në gjuhën hebraike fjala ka kuptimin “e fryrë”, “e lartë”.
Një person kryelartë, mëndjemadh me ego të fryrë. I duket vetja më i mirë se të tjerët dhe se për këtë meriton më shumë. Merr meritat për të mirat dhe fajëson të tjerët për dështimet. Është një sjellje arrogante, që mund të shkaktojë pasojat më shkatërrimtare në jetë. Ka shkatërruar familje, ka rrënuar kompani, udhëheqsa, madje edhe kombe. Edhe vetë Solomonin kjo krenari e rrëzoi. Me gjithë pushtetin e pakufizuar, pasurinë e pasosur dhe mençurinë profetike, ai humbi thuajse gjithçka të çmuar që kishte. Është një ves i pranishëm në karakterin e çdokujt.
Mbin në karakterin tonë ngadalë e si pa u ndier, por mund të shfaqet papritur si një “cunam”. Është një armik kaq dhelparak dhe kokëfortë, saqë edhe atëhere kur e kuptojmë se po na sjell shkatërrim, ne shpesh i përgjigjemi thirrjes së tij sunduese. Krenaria nuk lidhet me nivelin ekonomik, as atë social. Është veçori edhe e të pasurve edhe e të varfërve, edhe të shkolluarve edhe të pashkolluarve. Mikrobi shkaktar është dhënia rëndësi vetes për të qënë “qendra e botës”.
Thellë thellë duam të na plotësohet çdo dëshirë, nevojë apo kërkesë pa kushte. Sillemi sikur këto kanë për më tepër rëndësi se dëshirat, nevojat dhe kërkesat e të tjerëve. Dhe kjo është gjuha. Është gjuha, të folurit, të shprehurit, të komunikuarit . I pari flet gjithmonë qartë, thjesht dhe direkt , sepse ai nuk do që t’i mbushë mendjen njerëzve. Por nuk do as t’i bindë njerëzit. Ai është i vetëdijshëm se edhe mund të gabojë. Ai me gjuhën e vet kërkon ta shkundë tjetrin nga dremitja dogmatike , ta provokojë për të formuar mendimin e lirë, të cilin e respekton edhe atëherë kur e konsideron krejt të gabuar. Ai provokon shpesh diskutimin kritik si gurëthemeli i mendimit të lirë të individit.
Se diskutimi kritik mund të na ndihmojë për ta parë një problem apo çështje nga më shumë e më shumë anë dhe për ta vlerësuar drejt atë. I dyti, “derri i kënaqur”, përpiqet për t’i prishur mendjen të tjerëve me fjalë bombastike (që shpesh herë nuk ua di edhe kuptimin, sepse i ka të huazuara nga të tjerët). dhe t’i impresionojë bashkëqytetarët e vet me filozofi profetizuese, relativizon të vërtetat. Me mëndjemadësi e fodullëk, përpiqen të fshehin apo t’i zbukurojnë ato. “Kush nuk është në gjëndje që t’i thotë gjërat thjeshtë dhe qartë ai duhet të heshtë derisa…. të jetë në gjëndje që t’i thotë ato qartë” .(K. Popper)
Në çdo situatë të dhënë ne mund të lejojmë që një vendimmarrje apo një qëndrim i caktuar të paraprihet ose nga modestia, ose nga krenaria. Kur lejohemi që të sundohemi nga krenaria, kjo sjell një poshtërim të dhimbshëm. Jo më kot e solla episodin e mësipërm të përballjes së profesorit me kryeqeveritarin. Jo për t’a poshtruar, se ai është një prej figurave të shquara të UÇK-së,.
Qëllimi im ishte t’i tregoja atij dhe të ngjashmëve të tij, nëpërmjet këshillave të të dy më të mençurve të Botës, Sokratit dhe Solomonit, se veprimi i tij është një shëmbull i pasojave që sjell të fodullëku, arroganca dhe mëndjemadhësia “fronore”, ndërsa sjellja e profesorit me promemorien e tij tregon frytet që sjell modestia. Çdo njeri që në themelet e vendimeve dhe qëndrimeve të tij vendos krenarinë, vjen një ditë që ai ose do të poshtërohet, ose do të rrëzohet. Krenaria rrëzon të mençur, të pasur dhe të fuqishëm. Mos e harroni këtë që të mos e pësoni!

Faleminderit Jorgo Mandili,me kujtoni vite shkuar,qe na bene- MODEST.
Sa keq e ndiej veten-te mos njoh inxh e talentuar ,Jorgo Mandilin,shok i femijnise sime ne formim?!
Kete pyetie i bera vetes sa lexoj kete shkrim,si ta kishin shkruar; Sokrati i Madh apo Solomoni, me te mencurit e botes,qe me te drejte Ai ju referohet.
Une sot 82 vjecar e ndiej veten,tek parashkolloret,per sa trajton i miri Jorgo,si te plotesonte biseden me mua,pas nje aktiviteti,me komunitetin “Bektashian”ne qendren e tyre ne Tirane,(diten e festes tyre:”Kurban Bajamit” te dy dashamires te tyre(ani se kristiane ne gjendien civile). Si kaluar te 80tat qe jemi te dy.,na bashkon thenia …”Feja e shqiptarit-Shqiptaria”..”
Po e fotokopjoj i nderuar miku im i femijnise, te plotesoj ato mangesi,si njohien tuaja, enciklopedi.
Faleminderit dhe shendet.
Ne kujtim te viteve fillim 50-ta ne shkolle “10Korriku” qe na formoi mua “Dangelliotin” dhe ju”Dropullitin” ne mos gaboj .
Miresiite ju shoqerofshin familiarisht.
Toronto 02-07-2018 Dhimiter M.Xhoga.
Sjellia e Hajredinaj , ne festen e 142 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, nuk ishte njerezore , ndersa si etike kryeministrore ishte nje skandal i pa pare . Parafytyro nje Kryeminister , qe i rreben mikrofonin , nje gruaje , qe diskuton , qofte qe flet dhe marrezira ne foltore .Kryeministri perfaqeson eliten e popullit , sepse eshte seleksionuar me vote . Me sa duket , ky Krzeminister , eshte i talentuar per xhandar . Edhe xhandari , mendohej shume , kur dhunonte nje grua , per te cilen kishte urdher arresti . Kane kaluar kaq kohe , nga ajo ngjarie , dhe Hajredinaj vijon te jete K/Minister. Po tregohen shume tolerante kosovaret , qe me ligj dhe kanun , ndalohet rreptesisht dhuna ndaj grave . Sot Hajredinaj ka paturpesine ben humior me rrastin brutal . Hajredinaj me qe vullnetarisht nuk ka dhene dorheqjen , dikushi , duhet te kerkoi shkarkimin e tij ne Kuvend dhe te votbesohet . Me qe ndoshte nuk ka ndonje nismetar , merrni kete opinionin tim , per nisme dhe diskutoni votbesimin e ketij atrroganti , qe nga edukata eshte posht nje polici te komunes . I lutem Kuvendit te votbesoi , me tendence , qendrimin arrogant te Krzeministrit . Shqiptari I respekton grate dhe dituraket . Zgalem
Ramush Haredinaj nuk ka qen asnjeher i rafinuar apo shume i ditur, as besoj se do te behet ndonjehere. Ramush Haredinaj i di mire punet e veta. Haredinaj eshte trim dhe patriot, ndoshta i vrazhd, por liria nuk fitohet vetem me mendje dhe pa trimat e çartur, sidomos kur flitet per nje armik tejet hileqar e te pashpirt, siç jan serbet.
Une e vleresoj shume miresine, mençurine, tolerancen, por jam gjithashtu i bindur se pa trimerine, liria eshte e paarritshme dhe gjithnje e kercenuar.
Ajo qe me ben shume pershtypje kohet e fundit, eshte arroganca e klases intelektuale, qe injorojne çdo njohuri apo person qe nuk ka dale nga burime apo ambjente akademike. Nuk kam respekt per intelektual qe e quajne vehten apriori me te mençur se te tjeret, vetem sepse jan te lexuar e me grada shkencore. Te gjith e kemi te qarte, qe mençuria nuk mesohet ne libra, as ne laboratore. Me tremb arroganca e shkences mbi natyren, kur dihet qe njohurite e njerezimit krahasuar me te fshehtat pa fund te krijimit, jane nje pike uje ne oqean. Me mahnit inteligjenca natyrale e shumices se popullit, qe vetiu di se kush eshte zgjedhja me e mire per momentin, per vendin dhe per shumicen e popullit.
Me gjith respektin per shkruesit dhe debatuesit, mendoj se Edi dhe Haredinaj, jane njerzit e duhur, ne momentin e duhur, ne krye te shqiptarve te Shqiperise e Kosoves. Populli qe i ka zgjedhur, di me shume se te gjithe ne, populli eshte filozofi me i madh i te gjitha koherave.
Ata qe kane interesa dine mire se cfare “patriote” duhet te zgjedhin dhe ti kompromentojne lehtesisht me vone.
Ju kujtohet besoj vleresimi “Burre shteti” i nje kryeministri drejtuar me arkivol nje kryeministrie.
Sa per shkrimin ne pergjithesi ka vlera historike dhe edukative qe jane te pavdekshme.
Populli shqipetate duhet te kuptoje qe sa me shume te dije te mesoj te edukohet nga Filosofia Greke dhe jo vetem por ne praktike te dashuroj Greqine ne qofte se pretendon se kemi nje histori te perbashket qe mbaron me ardhjen e Osmaneve te pengjeve,te perdhunimeve,te vrasjeve,te percarjes.
Mandili,paraqitesh ambivalent ne kete shkrim:
Ne njeren ane prezanton urtesine dhe thjeshtesine sokratiane,ne anen tjeter rreshtohesh ne anen e Vinces,pasi i ka mbetur qejfi,qe nuk i eshte drejtuar kryeministri me emrin profesor,qe kerkon ta distancoje me te tjeret,tipike,kjo per mentalitetin oriental,qe sic dihet dirigjohet nga ´´profesoret´´ e shumte,ketej dhe matane gardhit.
Dhe vec kesaj kur i drejtohesh tjetrit me emer,kjo tregon dheafersi dhe barazi.
Keshtu Temo e ke shtjelluar bukur teorine,por kur ke prekur anen praktike,ke vrare ato qe ke shkruar.