Përballja e të rinjve Shqipëri-Hungari, Policia plan masash

Elton Tafaruci

Përfaqësuesja shqiptare U21 do të përballet sot me Hungarinë në “Elbasan Arena”. Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Europianit të të rinjve, do të luhet në orën 20:00.

Edhe pse është një ndeshje ku luajnë të rinjtë, sërish Policia e Elbasanit kërkon të mos gjendet e “surprizuar”, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Siç njoftohet nga Policia e Elbasanit, do të jenë 200 punonjës të Policisë të angazhuar. Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 18:00, me qëllim për të shmangur radhët e gjata në hyrje për në stadium.

Po ashtu, mësohet se do të ketë kontrolle të imtësishme dhe nuk do lejohet hyrja e sportdashësve me sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), fishekzjarre, monedha apo metale (të çfarëdolloji), si edhe çelësa të ndryshëm.

Në orën 17:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes. Policia lajmëron gjithashtu se të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa që të jenë të mbyllura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *