Ne orarin kur duhet te filloje takimi mes Bashes dhe Selamit ne kinema Millenium nderpritet energjia elektrike. Gazetari i “Panorama” raporton se ka mberritur vetem Eduard Selami ndersa pritet ardhja e kryetarit Lulzim Basha.
Pas peticionit të kritikëve, Basha dhe Selami përplasen sot në Shkodër Një grup demokratësh të Shkodrës përmes një peticioni i kërkuan sot Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin.
Pas këtij peticioni, sot Selami dhe Basha përballen në Shkodër në takimin për prezantimin e kandidatëve për kryetar të PD, (siç e shihni edhe në njoftimin më poshtë).
Nënshkruesit e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justfikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Ah kjo puna e dritave, eshte taktike e vjeter e PD. Kur ne kinema “Republika” ne Shkoder erdhi Azem Hajdari per te folur, – ne ate kohe po shkeputej nga Sali Berisha – kunder Sali Berishes, dritat u fiken . Keshtu pat ndodhur edhe ne nja dy raste te tjera.
Ujku qimen e nderron…..