Përbërësit natyralë që u rikthejnë ngjyrën flokëve të thinjur

Leda Hysa

Ngjyra e flokëve tanë kontrollohet nga një pigment natyror që gjendet në folikulat e flokëve. Me kalimin e kohës, qelizat e pigmentit vdesin dhe efikasiteti zvogëlohet ndjeshëm.

Sapo trupi ndalon prodhimin e pigmenteve për shkak të procesit të plakjes, flokët tanë humbin plotësisht ngjyrën e tyre dhe bëhen të thatë dhe të brishtë.

Megjithatë, flokët gri ose thinajt nuk shkaktohen gjithmonë nga plakja. Ndonjëherë, kjo mund të shkaktohet nga një faktor tjetër si ndryshimet hormonale, të cilat mund t’i bëjnë flokët të hirtë ose të bardhë para kohe.

Shkaqet e tjera të thinjave të parakohshme vijnë nga kequshqyerja, çrregullimet e tiroideve, çrregullime gjenetike ose trajtime të tilla estetike si kimikatet dhe rrezatimi ndaj tyre.

Njerëzit zakonisht përdorin bojë flokësh për të fshehur thinjat e tyre, por këto produkte shpesh janë të mbushura me kimikate të dëmshme dhe toksina, të cilat mund të dëmtojnë flokët përtej riparimit. Për fat të mirë, ekziston një ilaç natyral që mund të ndihmojë t’i fshihni thinjat pa i shkatërruar flokët tuaj.

Vaj kokosi dhe limon

Vaj kokosit është një nga përbërësit më të mirë natyrorë për flokët dhe lëkurën. Ai është i pasur me acid laurik dhe acidet yndyrore të mesme (MCTs), të cilat të dyja mund të përforcojnë folikulat e flokëve dhe të stimulojnë prodhimin e pigmentit.

Vaj ka veti të fuqishme antibakteriale dhe antiseptike, që do të thotë se ai mund të zgjidhë një gamë të gjerë të problemeve të flokëve dhe të ndihmojë në rigjenerimin e tyre.

Lëngu i limonit është gjithashtu shumë i mirë për flokët pasi përmban një shumëllojshmëri të ushqyesve të rëndësishëm duke përfshirë vitaminën C që mund të promovojë prodhimin e pigmenteve natyrore në flokë dhe për të parandaluar atë nga thinjat e parakohshme.

Më poshtë iu paraqesim se si ta përgatisni ilaç.

Përbërësit

50 ml. vaj kokosi.

3 lugë gjelle lëng limoni të freskët.

Përziejini të dy përbërësit mirë dhe aplikoni përzierjen e krijuar në flokë. Fërkoni flokët me të ashtu si gjatë procesit të larjes dhe mbajeni për rreth një orë që të kryejë efektin.

Shpëlajeni me ujë dhe me një shampo të butë në fund dhe përsëriteni procesin çdo herë që lani flokët për rritjen e tyre dhe të mbani larg thinjat./ l.h dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *