“Përbindëshi i Ligurias”, ja dy viktimat shqiptare të vrasësit serial Italian

Elton Tafaruci

Kjo është historia e vrasësit serial italian, Donato Bilancia, ku mes viktimave të tij janë edhe dy vajza shqiptare, të cilat në atë kohë punonin si prostituta në shtetin fqinj.

“Burri kishte mjekër, flokë të thinjur dhe një vështrim depërtues, më shikonte dhe unë nuk mund t’i largoja sytë e mi nga ai.”

Ishin këto fjalët e vajzës Cristina Bono e cila në vitin 1999 fundosi vrasësin serial. Donato Bilancia njihet edhe si “përbindëshi i Ligurias”, ndërsa ka bërë 17 vrasje. Vrasja e fundit e tij është në 21 Prill të 1998, ndërsa prej kohësh kishte “mbjellë” terror nga Genova në Ventimiglia.

Një sagë gjaku dhe vdekjesh ka filluar në Genova me 16 Tetor të vitit 1997. Vrasësi fillimisht iu mbyllte gojën viktimave me ngjitëse e më pas i qëllonte. Stela Truja dhe Kristina Valla janë dy vajzat shqiptare që kanë qenë gjahu i “përbindëshit të Ligurias”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *