Përçahet Unioni i gjyqtarëve, përplasje të forta në Asamblenë e Përgjithshme

redaktor

Pakënaqësi dhe akuza adresuar kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve nga anëtarë të bordit dëshmuan qartë se marrëdhëniet në këtë union janë të tensionuara e po shkohet deri në përçarje të kësaj strukture.

Anëtari i bordit të unionit, Gert Hoxha, mohoi faktin se politika ka përfshirë këtë union, por shprehu hapur akuzat duke iu referuar rasteve të mëparshme, ku sipas tij drejtuesi i unionit, Ervin Metalla, nuk e ka ushtuar siç duhet funksionin e tij duke iu referuar rasteve ku ka patur abuzitivitet.

Drejtuesi i bordit të unionit i quajti si një e drejtë demokratike, shprehjen e pakënaqësive por përballë akuzave të Hoxhës, Metalla tha se anëtari po përpiqet të përfshijë politikën në këtë çështje, ndërsa shtoi se unioni po e ushtron siç duhet detyrën dhe kjo tregohet edhe nga pjesmarrja e gjyqtarëve në Asamblenë e Përgjithshme.

Deklaratat e bordit të unionit të gjyqtarëve u bënë pas takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme, nisëm kjo me mbështetjen e USAID nëpërmjet programit për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *