Përcaktohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

redaktor

Merr formë edicioni 2016-2017 i Kupës së Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe kalendarin e raundit të parë të këtij kompeticioni.

Ndeshjet e vajtjes të turit të 1/16-ave do të luhen në datën 28 Shtator ndërsa ato të kthimit, një javë më pas në datën 5 Tetor. Ashtu sic e parashikon edhe renditja e sezonit të kaluar të kategorisë Superiore, Kukësi mbajtësi në fuqi i trofeut, do ta nisë aventurën në këtë edicion me sfidën ndaj Tomorit të Beratit.

Verilindorët bëjnë pjesë në grupin A, ashtu si edhe Skënderbeu që duhet të presë për të njohur kundërshtarin e raundit të parë. Korçarët do të sfidojnë fituesen e ciftit paraeliminator mes Butrintit dhe Naftëtarit. Partizani që është pozicionuar në grupin B, do të përballet me fituesin e takimit mes Adës dhe Kevitanit. Tirana do të sfidojë Sopotin e Librazhdit, ndërkohë që Laçi do të përballet me Turbinën e Cërrikut.

Të lehtë pritet ta ketë edhe Teuta ndaj Shënkollit ndërsa nuk pritet të hasë vështirësi as Vllaznia ndaj Mamurrasit. Më të vështirë nga skuadrat e Superiores duket se do ta ketë Luftëtari për të kaluar turin e parë sepse gjirokastritët do të ndeshen me Elbasanin.

Flamurtari do të sfidojë Ilirinë ndërsa Korabi, Kamzën. Përsa i përket ndeshjeve të tjera pritet me interes derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes apo dueli Dinamo-Pogradeci. Të gjitha skuadrat e kategorisë Superiore ndeshjet e para të këtij ruandi do ti zhvillojnë në transfertë ndërsa ato të kthimit në shtëpi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *