Në shkrimin tejet realist të prof. Rami Memushaj, botuar në Dita, lexova se “në Peshkopi i kanë shpallur qytetarë nderi kapitenët kolaboracionistë Halil Alija dhe Selim Kaloshi”. Kjo është të vësh kujen. E para dhe kryesorja, se mendova që historinë tonë po e përçudnojnë deri në atë masë, saqë, nuk do të jetë e largët dita kur do të “zhvarrosin dhe do të rivrasin të rënët”, siç shprehej dikur shkrimtari I. Kadare. Po, po. Varrezat e dëshmorëve, në rastin më të mirë do të mbeten si disa relike të një të kaluare “të dyshimtë”, ose, më makabre, do të prishen krejt. Në këto përfundime më çojnë shumë fakte që po ndodhin në sytë tanë, të atyre që i kanë jetuar e përjetuar vitet e rënda të pushtimit nazifashist dhe u kundërvunë atyre me të gjithë forcën e zemrave të tyre të reja, shumë prej të cilave pushuan së rrahuri pikërisht në luftë kundër hordhive pushtuese.
Vendin e pelegrinazheve të tanishme në varrezat e dëshmorëve, në të cilat vihet re hapur sikleti që ndiejnë shumë politikanë, sidomos ata që përfaqësojnë forcat “e djathta”, teksa vendosin kurora tek këmbët e “Nënës Shqipëri”, do ta zënë kurorat që do të thuren për “antikomunistët”, pra për fashistët dhe nazistët, pasi ato kanë qenë rrymat politike më antikomuniste që ka parë historia. Opozitarët e sotëm janë në siklet sepse e bëjnë për të marrë ndonjë votë më shumë, jo se e ndjejnë në shpirt thellë nderimin që meritojnë ata djem e vajza lule, që derdhën gjakun e tyre të pastër në altarin e asaj “Nënës”, e cila u rri mbi krye me degën e dafinës shpalosur, sikur rreket t’u mjekojë plagët. Për ta ligjëruar këtë dyshim timin nuk ka nevojë të shkojmë larg, apo të gërmojmë thellë. Mjafton të shikojmë se çfarë po ndodh me lapidarët e ngjarjeve të rëndësishme të Luftës Çlirimtare, me bustet e me monumentet e heronjve të luftës, por edhe me mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve.
Ringjallja dhe ngritja në piedestale nderi e disa figurave që historia i njeh mirë, jo nga fjalët, por nga veprat e tyre kriminale, në bashkëpunim me fashistët, kundër, jo vetëm forcave të organizuara partizane, por edhe kundër popullit të thjeshtë, siç ka ndodhur me Halil Alinë dhe Selim Kaloshin (flas vetëm për ata, sepse me ata “jam ndeshur” personalisht), ashtu si edhe për figura të tjera që kanë bashkëpunuar hapur me pushtuesit për të shuar luftën popullore kundër tyre, është pak të themi, tallje me gjakun e dëshmorëve.
Natyrisht, duke mos qenë historian, unë nuk do të merrem gjatë me përçudnimin e shumë fakteve historike, këtë e kanë bërë dhe po e bëjnë specialistët. Unë dua të dëshmoj, si një njeri që i ka parë me sytë e veta krimet e mbi njëmijë mercenarëve, të komanduar nga Halil Alija dhe Selim Kaloshi, që kanë bërë në Vlorë dhe në Tragjas.
Në procesverbalin e qeverisë kuislinge, të mbajtur më 17 dhjetor të vitit 1942, nën drejtimin e kryeministrit kuisling M. Merlika Kruja, lexojmë raportimin e ministrit të brendshëm ku thuhet se: “Në tërë Shqipërinë… Vlora sot mban rekordin e turbullirave. Qeveria mbretërore u përpoq t’i gjejë kësaj plage shërim pa marrë masa drakoniane. Vlonjatët nuk deshën. Erdhi dita e masave të forta. Dhe prandaj vepra shtypëse e autoriteteve do të fillojë nga Vlora” (Shih dosjen përkatëse në Arkivin e Ministrisë së mbrojtjes). Lidhur me këtë raportim, po atë datë, M. Kruja dhe mëkëmbësi i mbretit italian, Jakomoni, bashkarisht lëshuan urdhërin, ku thuhej, midis të tjerave: “Do të shkatërrohen shtëpitë dhe pasuritë e të arratisurve (lexo luftëtarëve të lirisë). Do të internohen familjet e të arratisurve…”.
Regjimentet mercenare, me në krye “kapitenët” fashistë të sipërpërmendur, së bashku me forca të mëdha ushtarake fashiste italiane, të komanduar nga kolonel Klementi, ia mësynë me gjithë egërsinë e tyre Vlorës. Atje dogjën dhe rrafshuan me mjete të rënda disa shtëpi partizanësh, vranë patriotin Qazim Koculi dhe prefektin Lele Koçi, pastaj u drejtuan për në Tragjas, ku ishte baza kryesore e Çetës “Plakë” të Vlorës. Ardhja në fshta e atyre fundërinave dhe pasojat e veprave të tyre kriminale ngjanë me një tornado apokaliptike: njerëz të rrahur barbarisht, shtëpi të djegura, bagëti të therura masivisht, shtëpi të plaçkitura në mënyrën më çnjerëzore, djepe fëmijësh të përmbysur dhe të rrokullisur, koshere bletësh të përmbysura, rrëmbim pajash të nuseve nga sepetet e tyre. Mercenarët, pas dy dit masakrash çnjerëzore ndaj bashkëkombasve të tyre, fshatarë, ashtu si edhe ata, me plaçkën e rrëmbyer ngarkuar, morën përpjetë malit të Lungarës për të shkuar të bënin të njëjtën gjë në Gjorm. Atje, siç është e njohur, u zhvillua lufta e parë frontale midis forcave të bashkuara popullore dhe fashistëve, përfshi edhe mercenarët e fashizmit të komanduar nga Halil Alija dhe Selim Kaloshi që na qenkan shpallur “qytetarë nderi”. O tempora o mores! Me çfarë motivacioni? Asnjë motivacion tjetër nuk mund të ketë për ata, veç ai i bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe si të tillë duhet të damkosen me vulën e turpit. Po me atë vulë duhet të damkosen edhe ata që e kanë kryer këtë vepër turpi duke u dhënë atë që, më shumë se kushdo tjetër nuk e meritojnë ata të dy. Por, nuk mund të rri pa denoncuar edhe organet e tjera kompetente, të cilat nuk tregohen në lartësinë e detyrave që u ka ngarkuar vota popullore për t’ua treguar kufirin të gjithëve atyre që duan të na përçudnojnë historinë
Dhe kur mendon se kjo ndodh duke qenë ende gjallë ne që i kemi jetuar dhe përjetuar ato ngjarje të pashlyeshme, vërtet të vjen të thërrasësh: Ku po shkojmë?

Ngritja e monumenteve per bashkepunetoret e Jakomon-Krujes, qe vrane, dogjen me zjarr shqiptaret civile dhe patriotw legjendare te luftes se Vlores te 1920 nuk eshte nje rastesi, por eshte pjese e komplotit te UDBse, qe nepermjet kryeagjentit te tyre ne Ashq per
Ngritja e monumenteve per bashkepunetoret e Jakomon-Mustafa Krujes, qe vrane, dogjen me zjarr shqiptaret civile midis te cileve edhe patriote legjendare te luftes se Vlores te 1920, si Qazim Koculi, etj. nuk eshte nje rastesi, por eshte pjese e komplotit te UDBse, qe nepermjet kryeagjentit te tyre Sali Berishes, te shkaktojne nje percarje te thelle politike, krahas percarjes fetare qe shkaktoi venia nga Sali Berisha e kolonelit te Asfalise Greke, Anastas Janullatos, ne krye te kishes ortodokse shqiptare qe realisht nuk eshte me autoqefale.
Sali Berisha do te jape me siguri llogari nje dite dhe shume shpejt. Per kete nuk mund te kete asnje dyshim.
Sali, ti nuk mund te te mbroje me kurrkush e nuk mund t’i shpetoshe dot drejtesise se ketij populli fisnik!
Qazim Koculin dhe prefektin e Vlores,po te mos i kishte vrare fashizmi,do ti kishte vrare Rregjimi kriminal serbo-sllav i Enver Hoxhes,ashtu si pushkatoi pa gjyq 60 prefekte ne atentate dhe gjate pushtimit komunist te Tiranes.
po helbete, rrofte antikomunizmi i Berishes (i nxitur nga greko-serbi) dhe gjithshka antikomuniste, pale se ishin tradhetare dhe te shitur tek pushtuesi apo greko-serbi, u be “nderi” i vendit. Me nder…. Nderkohe, kur ia beri shqiptari shqiptarit kete pune, edhe camit po shqiptari ia beri, ai Zerva i qelbur. Nuk lodhet fare greko-serbi se ka te shiturit qe i bejne punen… ik o Edi Rama se shume gjera bejne mu dhe ti vazhdon me kuponin e cironkave.
Per keta dy kriminele turkoshake e bandite nuk duhet te qendroje nje dite ne kembe monumenti. Eshte ne nderin e Dibres qe ti largoje nje ore e me pare ato monumente te turpit. Jam i bindur qe dibranet, qe kane dijeni per bemat e ketyre mostrave, jane ndier ngushte kur kane pare te ngrihen keto pseudomonumente per keta kapobashibozukesh. Ndoshta edhe vet shteti nuk duhet te qendroje ne heshtje. Nese kuadri ligjor eshte i pamjaftueshem, le te plotesohet. Familiaret e ketyre mostrave me leket e veta, nuk mund te lejohen te ndotin qytetin e bukur te Peshkopise.
Krejt tjeter eshte sjellja me figura te ndriçuara si Lef Nosi te cilet ne nje moment te caktuar u rreshtuan me pushtuesin, duke tradhetuar vendin e vet. Ketu ka vend te flitet me urtesi e me buonsens. Pa u zgjatur une ndaj te njejtin pozicion me zotin Xhufi: Ai monument nuk duhej ngritur atehere, por edhe nuk duhet te rrezohet tani.
Ata qe degjojne kete sharlatanin S.Berishen ne parlament duke folur, munde te genjehen lehte se ky kobra Sali po lufton per te miren e popullit ,por harrojne se ai eshte armiku i perjetshem i shqiptarve, autor i krimeve me makabre ne shqiperi.S.Berisha u be miku dhe reabilituesi i te gjithe bashkepuntorve te fazhizmit ,spiunve te huaj dhe kriminelve te gjitha ngjyrave ,mjafton te votonin per kete kriminel.U’ dha dekorata te gjithe kriminelve te erresires dhe krimit,a’ ka me maskarallek dhe tradhti me te madhe se te ngreshe permandoren e satrapit tradhtar dhe hajdut te kombit Ahmet Zogut ?.Ka dhene porosi P.D-isteve per ngritjen e figurave antishqiptare nga me te zezat si bustin e tradhtarit Halil Alise ne qender te Dibres,ky eshte nje krim i pa tolorueshem dhe i denueshem. Ky kriminel u ngriti himne tradhtarve dhe kriminelve ,tjetersoi teritorin detar ja dha grekve,ky njeri eshte makthi i krimit ne shqiperi per 24 vjet , ka kryer vepra te turpshme antikombetare,duke provokuar rende shqiptaret dhe familjet e deshmorve te atdheut.Hesapet me kete njeri i ndane vetem zbatimi i ligjit dhe prangosja . Dhe kur te perballet me zemrimin e popullit , s’do gjeje vrime ku te futet KJO MOSTRA ,ky eshte nje terrorist qe vendi tije eshte vetem burgu i perjetshem.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#
Nqs ka ba krime Halil Alia e Selim Kaloshi ne Vlore jepni fakta sa jane vrare vlonjate nga keta “kriminele” kurse kriminelet Mehmet Shehu e Hysni Kapo kan vrare ne Diber per 24 ore 125 dibrane. dosjet e tyre te vrasjes ndodhen ne librin e Mehmet Shehut per brigaden e pare… kur e barazon ate lufte civile me betejen e stalingradit.. te shpallish panik me genjeshtra si puna e ketin Guri SHYTIT nuk i sherben te vertetes por panikut dhe ndarjes se shqiptareve nje mekanizem qe komunistat shqiptare e zbatuan me urdherin e jugosllave gjate periudhes se sundimit diktatorial per 50 vite.. ky eshte turpi i ketyre sharlantave qe vazhdojne te i fryen zjarrit te ndarjes shqiptareve..
Shqiptaret kane nje histori mijravjecare qe jane ndare me tradhetine dhe tradhetaret ! Nuk ka askush “frike” nga kjo “ndarje” ! Madje duhet bere ndarje perfundimtare , nje ore dhe me pare , ku kelyshve kriminale te tradhetise , duhet t’iu djegi toka e Atdheut tone nen kembe dhe mos t’iu leje kusur deri sa t’i fshije nga faqja e ketij dheu te pergjakur !
po pse nuk jane fakte ato qe shkruhen oj ti ndregjon?
asnje nuk do me percarje, por mod ju vini buste krimineleve, ashtu dic nuk ka buste per ata udheheqes komuniste qe thua zotrote…
*****SHqiperija sot ka nevoje me shume se kurre te promovojme vlerat kombetare ,sulme te tilla o’Besim Ndregjoni ndaj gjenralizmit M.SHehu ,dhe HEROIT Hysni Kapo ,por sidomos ndaj koceptit qe luften madheshtore me te madhen ne histori te shqiptarve ,nje lufte e popullit te armatosur me taktike dhe strategji ushtarke me formacionet te rregullta ushtarke mbi 70 mije luftetar vullnetar nder keto rrjeshta partizane per here te pare edhe vajza dhe gra shqiptare .Ju e cilesoni si lufte civile eshte keqedashse e pa vertet dhe je flsifikator I historis e dizinformues qe deshmon per defiçence morale rrugaqrore prej ordineresh me te tilla akuza injorantesh ,dashakqinjesh ,e shpirte zinjesh do ta kishte zili o’ kalbesire e pjelle e djallit edhe Rankoviçet ,por edhe Napolan Zeva PO TE ISHTE GJALLE me grekomanet qe aspirojne jugun shqiptar,ktheuni ne shtratin e arsyes intelektuale ,te dashurise njerzore te sedres historike dhe respektit per luften nac-clir,dhe per E.Hoxhen ,per M.SHEHUN,per Hysni Kapon,per ata burra qe e nxoren kombin nga mesjeta ne drite .Ne fshatin tende vetem nje hoxhe dinte shkrim e kendim ,semundjet benin kerdine,populli ishte i shtypur nga bejleret e agallaret ,vrasjt me njeri tjetrin nuk pushonin ,te gjithe fshatrat tuaja ishin ne hasmeri ,vetem E.Hoxha i zhduku vllavrasjet dhe bashkoje vendin .Ti se bashku me fshataret tjet mesuat shkrim e kendim MORET KULTURE.Kthehu ne njeri tevertet te dishe respektosh luften dhe sakrificat legjendare te partizanve shqiptar qe dhane jeten per atedhe dhe ndriçun kombin, i dhane emer te madhe ne bote nenes shqiperi….Nena shqiperi i do gjithe bijet e shqipes ,kudo ku jane ,pa bere dallime ,pamvarsisht prapsirave .Edhe per ju rezervojme respekt por duhet te kthesh timonin se kjo rruge te qon ne humnere ;te kerkosh te cenoshe nderin e burrave qe bene historine dhe shtetin e shqiptarve per 50 vjet histori te nje populli te tere ,do te thote te keshe lajthitur ,duke ofenduar dhe prekur rende me te njeten çmim veten tende.Le te kujtojme thenjen e Zhan ZHak Rusoit ,se :”çdo ligesi ,eshte rezultat I dobesise” Besim !
duket qe je i kuq, por i kuq flake. na bere per te qeshur me kete mbrojtje kaq fanatike. Sigurisht qe ti dole i perfituar se more edhe token edhe kendimin nga Hoxha. Te takon ta mbrosh. Secili ka kendveshtrimi ne tij ne historine tone te trazuar. Dikush tjeter eshte prekur shume padrejtesisht. Ai ka shume te drejte ta shaje drejtimin ish-komunist. Ai dinte te lexonte edhe atehere, por jo sot. Ai sot vazhdon te jete i shtypur, ai nuk thote dot qe ishte i persekutuar se komunisti Sali Berishe dhe keta te ish PPSH-se i bene te perndjekurit per turp, jo te denje. Pa e zgjatur, secili ka mendimin e tij, si edhe une. 🙂
per besim
Dibra dhe dibranet jane pjese e bekuar ketij vendi te shenjte per vlonjatet. Nuk guxon kush t’ju ngrej monumente vrasesve te dibraneve ne Vlore.
Fashizmi dhe komunizmi jane binjake,jane dy ane tte njejtes medalje.Shume fashiste u bene komuniste,shkembyen kemishen e zeze me kemishen e kuqe.Po me te rrezikshem jane keta qe nderruan tesseren e kuqe me teseren blu.Keta kishin qene hajdute me cizme.
Ha ti , ha ! Vetem mos hap gojen se te mban ere !
fteri…..je I nderuar. Respekte!
Mire e ke ti Guri ,Po kejo ndoth se ata qe miratojne dekorata te tilla nuk e njohin historine se ka 25 vjet qe nuk behet me shkolle.Ata kreminele vetem per torturat qe u kane bere Sulltene murates Qamile Islames ,Behare Islames dhe 4 grave te tjera duheshin pushkatuar.Per sa i perket te tjerave po te kujtoj cfare bene hordhite e Berishes ne 98 ne varrosjen e Azem Hajdarit slane me dyqan te Tiranes pa plackitur
Autori i keti shkrimi qe i ka perjetuar vete bemat e ish fashisteve qe u eshte ngritur permendore .ngre nji problem qe na cqetson te gjithe dhe ka te drejte qe ben thirrje qe te merren masa urgjente nga shteti dhe shoqerija .
Ha…ha…ha… nga “shteti” i SS-it Xhafer Deva pret ti ? Po keta qe kane zaptuar shtetin keto 25 vjet , jane kolaboracioniste dhe antishqiptare njelloj si ata , prandaj iu ngrene dhe monumente ! Ha…ha…ha..
Kjo eshte kaq e dukshme , sa vetem nje qorr nuk e sheh !
Bashkepunetore agjente e poli agjentet me te medhenj te te huajve kane qene komunistet qe nga Koci Xox teneqexhiu, Beqir Balluk, Petrit Dume, Hito Cako, Gjin Marku, Dali Ndreu, Kadri Azbiu dhe…qershia mbi torte Mehmet Shehu. 27 vjet Kryeminister ne krye te Shqiperise komuniste nje poli-agjent i 1-gjermaneve ne lufte, 2- jugosllaveve, 3- sovjetikeve, 4- amerikaneve ( ne shkollen e Fulcit ). Keto te zbuluar, dokumentuar e te vertetuar nga vete Enver Hoxha. Nuk ka patur kurre Shqiperia me shume kolaboracioniste e bashkepunetor te te huajve sa keta komunistet.
Respekt z.Lleshi ,I lexoi me vemendje komentet dhe argumentet tuaja jane te verteta .Ke shume te drejt PER KOMENTIN ,ke goditur ne shenje .Ne qofte se shqiptaret me E.Hoxhen ne krye çliruan vendin dhe siguruan fitoren mbi pushtuesit e huaj ,por jo mbi shfrytezuesin e sotem te pushtetit te kesaj klase politike burokratike qe shfrytezon popullin pa meshire deri ne palce.Pilitika shqiptare e borgjezise se re te sotme ,eshte politike e shtypjes ,e diskreminimit dhe e shfrytezimit nacional te popullit .Kjo ka bere qe masat e popullit thjesht ,shumica e puntorve dhe fshatarve te beje nje jete te veshtire,ekziston nje numur i madhe familjesh nevojtare te ardhurat e te cilave jane me te ulta nga “minimumi jetesor”,shiko rrogat 15-20 fishi me shume se puntori thjesht qe merre 100$ muaje ! Ne shqiptaret sot nuk jemi te çliruar ,por jemi te diskreminuar ,te shfrytezuar pa meshire deri ne palce nga kjo klase e politikanve te sotem,krimi dhe vjdhjet po bene kerdine ne shqiperi!.Lulezim I krimit dhe vjedhjes,ngritje çmimeve dhe taksave dhe papunesi per popullin e thjesht.Rivendosja e kapitalizmit ne shqiperi sipas modelit alla shqiptarshe qe nuk ndodhe ne asnje vende te planetit ka krijuar nje plage te madhe ,perseritja e modelit te vjeter kapitalste anadollak e mjeran Zogist po shfaqet me me egersi ne disa forma te fshehta qe po ja nxine jeten shqiptarve.,afersisht sot nje miljon njerez te afte per pune jane aktualisht pa pune,nderkoh qindara te tjere humbasin kohen duke u detyruar nga nje pune ne tjetren si endacak,humbasin mijra dit pune ne fasone ,ne buqesi etj.Deshtimi ekonomik ka fuqizuar e pasuruar nje grup te vogel qe ka pushtuar vendin ,kur do çlirohemi .LLeshi!?
O ftero , keta bythemuterit “gangstere kriminele shqipfoles” , nuk kane patur asnjehere dhe nuk kane dhe do te kene bythe ndonjehere te mbajne shtypur shqiptarin! Kjo i ben qe ata te hane buke dhe te jetojne vetem si kukulla pushtuesish ! E mban mend 1997-ten qe ne Shqiperi “ftuan” ALBAFOR-rin rreth 15 ushtri ?
Shqiptaret nuk mund t’i “urtesosh” ndryshe pervec me respekt , nder dhe dinjitet duke qene i ndershem dhe i drejtperdrejte me ta !
Po ku ta gjejne bracat , cubat dhe hajdutet , nderin ? Prandaj jane gjithnje bythelepires pushtuesish !
Kam shtruar nje pyetje : Sa vlonjat e dibran jen vrare me “kriminelin” Halil Alia ne Vlore? N
Kam shtruar nje pyetje : Sa vlonjat e dibran jan vrare me “kriminelin” Halil Alia ne Vlore? nqs quajme gjeneral Mehmet Shehun e Hysni Kapon se kan vrare dibran pse mos te quajme dhe diktatorin Enver Hoxha Hero dhe pse e paskemi ndryshuar sistemin ..te nderojsh kriminelet e te perbuzish viktimat e pafajshme kjo ndodh vetem ne shtypin e politiken shqiptar..faktet jane me emra dhe jo me supozime e shkrime fallsikative me treguar genjeshtren si te vertete..
C”fare gjeneral Mehmet Shehu thua ore? Mehmet Shehu ishte poliagjent e kolaboracionist me 7 shtete armike dhe partia e shoku Enver i dha denimin e merituar duke e vrare si qen, duke e varrosur si qen dhe duke e zhvarrosur e zhvarrosur si qen deri sa nuk dihen ku i ka kockat. Tamam nje qen kolaboracionist komunist.
Nga Halil Alija dhe ky Kaloshi , bashkepunetore te ushtrise pushtese gjermane , me monumente te ngritura ne sheshet e vendit ku derdhen gjak shqiptar , u kalua diskutimi tek Mehmeterit me shoke ?
Cfare kuptimi ka kjo ? Qe Halili dhe Kaloshi , si tradhetare dhe beseprere te Kombit Shqiptar meritojne monumentet ? Interesant logjike ?!!? I bie qe spitali psikiatrik mban njerez normale brenda se skizofrenet gjenden jashte tij !
Ashtu si nderon Mallakastra stupratorin e grave dhe vajzave te pambrojtura ne birucat e sigurimit, Fecorr Shehun, me titullin nder i Mallakastres.A ka me zi se kjo?Te vertetat historike duhen thene te gjitha.Duhet thene se heroi i luftes se Gjormit nuk ishte Hysni Kapo,por ishte Hysni Lepenica.Dhe Hysni Lepenica ishte komandant i Ballit,nuk ishte komunist.E futen ne kurth ne Gerhot,Shemsi Totozani me Bedri Spahiun dhe mire ju be kur genjehet nga kalamaqerit.
Tradhetar e besprere ishin ata qe nga 29 nentori 1944 deri ne 1992 E PUSHTUAN, ROBERUAN, MASAKRUAN, VARFERUAN, IZOLUAN mbare Shqiperine me shume se gjithe pushtuesit bashke. Pushtues nuk eshte vetem i huaji. Pushtues e kaluar pushtuesit ishin komunistet e Miladinit e Dushanit qe flinin me Enverin e Mehmetin. Qe i sollen ne pushtet. Qe bashkepunuan me jugosllave, sovjetike, kineze. Kolaboracionist 27 vjet Kryeminister nuk ka pare bota, pervec mostres Mehmet Shehu qe vriste shqiptare ne Veri per hir te sllaveve. Ky eshte rekordi i kolaboracionistit. kriminelit, qe ka vrare shqiptare me shume se pushtuesi. Ky do nje permendore si simbol i Kryeministrit kolaboracionist me jetgjate ne pushtet-27 vjet. Qe ti vene kurora lulesh komunistet.
po ata qe iu vune sherbetore pushtuesit nuk jane beseprere dhe tradhetore ? po ndryshoni dhe asgjesoni dhe gjuhen shqipe tani ?
Me keto qe ke shtuar kunder Lef Nosit, me ke mohuar dhe fyer edhe mua, o Guri Shyti…
S’ta kishin borxh Shytajt e librave…
Ibrahim Shyti
Të lumtë pushka dhe pena jote çlirimtare, o Guri Shyti!
Po ngjajnë ky përçudnim dhe devijim i poshtër ndaj historisë sonë të lavdishme partizane, sepse këto 25 vite nën maskën demon-kracisë “së mendimit të lirë”, nga reaksioni nazi- fashist berisha-rama e të tjerë; zëri i mbytur anti-fashistë, me të drejtë, sikur ka filluar të ngjiret disi nga historianë që nuk peshojnë me kandaret e shkencës së vërtetë, por me kandaret e barkut të vet, nuk peshojnë me faktet e heroizmave të atdhetarëve, pro futen në “tunelet” e izmave të armiqve dhe tradhtarëve, duke i munduar t´i qesin ata nga errësira ku kishin rënë, pa menduar që duke bërë kështu, po mbeten dhe do të mbeten edhe këta mendje –hata në ato tunele, në ato izma që s´ka bir nëne që do t´i qet pastaj; pikërisht se i kanë shitur shpirtrat dhe “diturinë” e tyre për 5 aspra…
Kjo fatkeqësi në fushat e artit dhe të kulturës, të historisë dhe të shkencave të tjera e ka gjetur Shqipërinë Natyrale kudo nga jugu në veri , nga lindja në perëndim!!!
-Ja, fjala vjen, tek në Kosovë, punët kanë shkuar dhe po shkojnë aq së prapthi, saqë rrugë, shkolla dhe institucione të ndryshme po i pagëzojnë me emra kolaboracionistësh pro-fashistë të njohur me damkë, gjatë LANÇ-it, si, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Mustafa Kruja, Gjergj Fishta e të tjerë..-
Poashtu, titistë dhe rankoviqjanë të pas luftës heroike të UÇK-së, si Sinan Hasani, Fadil Hoxha, Ibrahim Rugova, një kolaboracionist, “pacifist” që aq shumë i ka bërë temenaja dhe argatë Serbisë fashiste të Sllobodan Millosheviqit.
E, sa i përket atyre vargjeve të Ismail Kadaresë, dua të theksoj dhe lexuesit t´i përkujtoj: -bukur shkruante I. K dikur, tamam ashtu siç ke përkujtuar Ty ato vargje…
“…E para dhe kryesorja, se mendova që historinë tonë po e përçudnojnë deri në atë masë, saqë, nuk do të jetë e largët dita kur do të “zhvarrosin dhe do të rivrasin të rënët”,- siç shprehej dikur shkrimtari I. Kadare.
-Por, mos të harrojmë faktin që, mjerisht, aksidentalisht, tragjikisht, krejt për interesa meskine, personale dhe familjare e ndofta dhe më tej,- shkrimet e tij kundër PPSH-së dhe Enver Hoxhës dhe shoqe të PPSH-së, goxha fort kanë erëza me doza të fuqishme agjenturore në shërbime të imperialistëve francezë, -e, të tjerë…-Ky shkretan Kadari, është njëri ndër ata kameleonë ideologjikë dhe politikë, që ka devijuar rëndë, këto 25 vite, duke përmbysur gjithçka të mirë, heronjtë dhe heroinat e asaj epoke të ndritur të burrave të mëdhenj e grave titanike të gjeniut shqiptar, Enver Hoxhës!
Lavdi Enver Hoxhës!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
-Me këtë shkrim, përfitoj nga rasti të përgëzoj fuqishëm atutorin e shkrimit, Prof. Rami Memushaj, për shkrimin e tij realist dhe të guximshëm:
“Në Peshkopi i kanë shpallur qytetarë nderi kapitenët kolaboracionistë Halil Alija dhe Selim Kaloshi”.
Përshëndetje shqiptare revolucionare!
Kush ka kontribuar me jeten e tij per clirimin e trojeve shqiptare nga greket dhe sllavet duhet nderuar.Nuk u falet shqiptareve ne Maqedoni,qe nuk ja kane ngritur ende SHTATOREN burrit te Shqipnise ethnike XHEME GOSTIVARIT,prej te cilit dridheshin pushtuesit sllavo-maqedonas.Sa me shpejt bashkekombesit te kontribuojne per ngritjen e monumentit te XHEME GOSTIVARIT,aq me nder i bejne bashkimit te trojeve shqiptare.
Erdhen ne Gjorme, dhe e mbushen malin me kermat e trupave te tyre te vdekur, midis tyre dhe kolonel Klementi, ku la kockat ne konaket e Shen Mertirit ne Lepenice