Rikthimi i Eduard Selamit në PD!.. Or, të dashur miq, si mund të quhet rikthim kur ai vetë deklaron se nuk është larguar kurrë?! Çudi e tranzicionit!
Kësaj lëvizje të djalit bukurosh librazhdas iu dha një jehonë e madhe në shtypin shqiptar dhe sidomos në emisionin manipulativ të Fevzi Berishës. Shoqëria e korruptuar shqiptare, manipuluesit e shtypit dhe Fevzi Berisha kanë arsyet e veta si korporata e xhaketave të kthyera mbrapsh, po ky Selam Lulja, le t’I ndihmonte së paku duke veshur “parsh” një kostum të ri, si shenjë të 18 vjetëve në Amerikë?! E aq më tepër kur pretendon se na qënka dhe biznesmen i suksesshëm?! Selami, jo sikur 18 vjet, por dhe 180 vjet të jetojë në Amërikë, nuk mund t’I vijë për shtat kostumi amerikan.
Formimi, karakteri, filozofia, psikologjia, dhe mënyra si ka ardhur në politikë, si e larguan me shkelma, dhe si kthehet si lapangjoz, për të lëpirë kockat e çka ka ngelur nga sofra e hajdutëve dhe banditëve të PD- se dhe kualicionit të saj dhe hajdutëve, banditëve të kualicionit “opozitar” që duan të vijnë sërish në krye të punëve, e bën Selamin jo vetëm qesharak por edhe të mosbesueshëm për deklarimin si biznesmen i sukseshëm. (Megjithatë biznesin nuk na e thotë!). Nuk thotë atë të Amerikës, por na e zbulon qartë atë që shkon të bëjë në mëmëdhe, ne atë lagje hajdutësh me godinat qeveritare të Tiranës.
Selami po shkon të marrë hisen e çorbës së Katovicës.
Në emisionin e Fevzi Berishës, Selam Selomi, thotë se paskesh kuptuar me kohë që regjimi komunist ishte kriminal?! Po mirë more shoku Selom Selami, se na e nxorre me grep pyetjen: kur e kishe kuptuar që ishte regjim kriminal, meqë të kuptuarin e kishe të kollajtë, se studioje për filozofi dhe ishe bile dhe pedagog, si ka mundësi që nuk bëre një akt të thjesht civil në atë kohë, jo të bëje heroizëm, jo të bëje revoltë, jo të bëje…. por në shtator të 1990 të paktën të frenoje tundimin servil për të shkruar disertacionin “Mendimi Estetik i Shokut Enver”! Këtë nuk ta thëm per “të të kërryer” biografinë, por një njeri që pretendon të jetë politikan, bile dhe lider, në këto rrethana, kur komunizmi ish rrezuar në gjithë Evropën Lindore, kur në Shqipëri patën plasur grevat e protëstat, kur ne korrik me ambasadat ishin larguar 5300 vetë, ti në shtator mbroje disertacionin me “Mendimin Estetik të Shokut Enver”?! Kjo, më së paku, tregon se ti nuk ke vizion, as pikën e nuhatjes dhe e mbush kupën kur te Fevziu deklaron se e kishe kuptuar që ishte regjim kriminal?! Je shumë dallkauk! Hiqesh si i butë dhe i “moderuar” nga që nuk ke dhe nuk ke pasur kurrë një qëndrim të patundur.
Dhe njeriu i gjorë thotë, mirë atëherë mbrojti disertacionin me “Mendimin Estetik”, ende i ri, i hyri autostradës më targat provinciale të Librazhdit, po t’ia bënte bam, një herë së paku! Napolon Bonapart thotë se “çdo ushtar me skeptrin e tij ka të drejtë të bëhet gjeneral, por nëpërmjet betejave”. Kurse ti, more mik, I more spaletat duke ta hapur derën e pasme Xhemal Dini dhe Tefik Çaushi, intruktorët e Ramiz Alisë, qe si detyrë kishin futjen e njerzve të tij tek studentët. Pra ti ishe zgjedhja e kontigjentit të pardesyve të bardha.
Bosi yt i PD-së, kur u bë president të vuri ty kryetar, që ai të mund të ishte dhe kryetar dhe president. Ty të la vetëm kukull dhe pupac, nga ato lodra që kurdisen për të buzëqeshur, për të sjellë në lëmin e demokracisë politikën e “pardesyve të bardha”. Dhe këtë e keni kryer më së miri. Dhe ti po kthehesh nga mërgimi I Amerikës per ti dhënë dorën e fundit skenarit të kesaj klase politike, për të kryer deri në fund misionin e Katovicës.
Si ka mundësi, or Selam Lulja, në emisionin e Fevziut, fole për dhjetorin e 90′ dhe nuk fole për një nga figurat kryesore, për Shenasi Ramën?! Përse kur ti pretendon të biesh një kulturë transperence nga eksperienca amerikane na eleminon “puçistin” Shenasi Rama?!
Ti, Selam Selomi, prej 18 vjetësh jo që nuk ishe aktiv në politikën dhe zhvillimet e saj në Shqipëri, por mos të të kish ftuar disa herë “Zëri Amerikës” me statusin e ish Kryetarit (kukull) të PD- së, as do ta dinte kush se ekziston Selam Lulja! Se, or mik, nuk mund të lesh paturpësisht të nënkuptohet se ke qënë afër qarqeve të Uashingtonit! Com’ on! Nuk mund të quhet qëndrim në Uashington vetëm se një trafik I rëndë të mbërtheu një herë tetëmbëdhjetë orë në autostradën 95, tek portat e kryeqytetit amerikan, teksa po shkoje në Virginia Beach, ku ishe në rrezik të humbje punën! Në tërë ato intervista që jep perveçse disa pergjigjeve as mish as peshk siç je dhe ti, nuk vure kurrë pika mbi i. Nuk shkrepe një llaf për korrupsionin, për Gerdecin, për shitjen e detit, e shumë e shumë bëma të njëpasnjëshme të ndodhura në atë vend. A thua asnjë nga këto akuza për partinë tënde dhe kryetarin real tëndin, nuk janë të vërteta?!
Aman, të lutemi, mos na thuaj se të ktheu në Shqipëri atdhedashuria!
Jo, more Lule Selami ti, kthehesh për të rruar ndonjë copë që dashtë Zoti të ketë ngelur edhe për ty nga prona e përbashkët, që e përpinë dhe shkëlynë bandat plaçkitëse të politikës shqiptare të këtyre 20- vjetëve. Aspak për Shqipërinë! E ke dhe një shpresë tjetër, thua me veten tënde: kur u bë Jari president, përse të mos bëhem dhe unë?!
Për këtu, ke të drejtë! Në të vetmen gjë që ti ke të drejtë!
Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa me lot kam qesh,i modh je o Demalia mos vdeksh kurre.
Sa mir qe i boni qefin njoni tjetrit.keni gjet tenxherja kapakun.
Shkrim i merituar per keta plehra qe e kane bere pazar politiken,po shpresojme qe populli te jete i qarte dhe te votoj me mend ne koke per te zhdukur keta mafioze qe mendojne vetem per xhep te tyne dhe jo per popullin.
I ke rene pikes.Selami ka ardhur te rregulloje imazhin Berishes, por e ka kot.Berisha iku .
Tani ne fund Selami u tregua me injorant se Berisha.Berishes ia ka marre era miellin.I ka mbetur vetem krundet.Le te marre Selami krundet ti perzieje me miell misri, me to tebejne nje kacamak dhe ta hane bashke.
O SYCO,je i madh fare , por jo mor vetem kaq shkruj ene mo se delli nuk te mundo.
Levizjen e kryen te pakenaqurit, manipulatoret e levizjes qe sot jane ne pushtet u shfaqen fillimisht pengues, pasi e pane qe u shteren forcat e argumentet per ta penguar apo thjeshtezuar si levizje te kontrolluar nga pushteti i atehershem, atehere u shpallen udheheqes te saj. Pra hallexhinjte e bene te detyrueshme permbysjen, maskarenjte u ulen ne sofren e te mirave te saj vetem per veten e tyre e te klaneve te tyre. Kesi kallepesh jane tere berisherit, selamerit e kompani.
ambicje intrigantesh te vegjel