Përdhoset monumenti i miqësisë Serbi-Francë në Beograd

DITA Online

Një monument që simbolizon miqësinë mes Parisit dhe Beogradit është vandalizuar “disa orë” pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, akuzoi Francën se e trajtoi atë si një lider të klasit të dytë gjatë ceremonisë së të dielës në Paris për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, raporton Express.

Mbishkrimi “Për Francën” në monumentin në Beograd ishte shkarravitur me ngjyrë të zezë, sipas një fotoreporteri të AFP-së në Beograd.

Vuçiçi u tha mediave se ishte “zemëruar” me faktin se lideri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ulur menjëherë pas presidentit francez, Emmanuel Macron, Angela Merkelit të Gjermanisë, Vladimir Putinit të Rusisë dhe Donald Trumpit të SHBA-së për ceremoninë, ndërsa ai ishte udhëzuar të ulet larg tyre. Lideri serb u ankua, për dallim nga homologu i tij kosovar, se ishte ulur në një pjesë që ishte rezervuar me gjasë për mysafirë jo-VIP.

Mund ta merrni me mend se si jam ndierë. Kisha një gungë në fyt”, tha Vuçiqi për mediat serbe, transmeton Koha.net.

Më duket se tërë ceremoninë e kam kaluar duke i ngulitur sytë në dysheme dhe ekran, sepse s’mund të besoja se çfarë po ndodhte, duke e ditur çmimin e paguar me gjak nga populli i Serbisë në Luftën e Parë Botërore”.

Kush e ka bërë planin e ulëseve? Vërtet nuk e di. Por të krijohet bujë atje… s’kishte kuptim”, shtoi ai.

Por, ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni, ka kërkuar falje për ngatërresën diplomatike.

v.l/Dita

Share This Article
3 Comments
  • Mire ja kane bere kriminelit.

    Bile serbet gjakatare dhe kriminele vrases nuk e kishin

    vendin fare atje pasi ata kane qene gjithmone pushtues.

  • Iku koha juaj.Ju ka kuptuar bota,qe jeni klyshe te perkedhelur per te hapur sherre.U bete ju funderrina te ardhur nga kenetat e Ukraines,t`i vini zjarrin botes.Kosova eshte Trashegimi e rraces Ariane.I ka dhene botes tre perandoret me te medhenj te Romes,,Drodhi themelet e perandorise romake me kryengritjen Dardane,dhe shpartalloi ushtrine osmane ne Ballkan.Keta serbet dhe greket gjeten nje kale te ngordhet dhe u rane shqiptareve ne shpine.Kosova edjhe me tanket dhe topat e enver hoxhes i ben balle Serbise,por ju mor shkjete e matrapazet e shqiperise ja dhate Greqise.Kosova e meriton ate vend pas presidentit amerikan,ne krah te Deutchland yber alles,,se e ka fituar me gjak.Gjeniu me i madh luftarak qe ka nxjerre bota Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga Hasi i Kukesit me origjine por i lindur ne Sinje te Dibres,kur arriti te bashkoje ne nje ushtri Kosoven,Dibren dhe Laberine e Gjorg Golemit arriti te fitoje 25 beteja me Osmanet e lamerishem dhe te detyroje sulltan Mehmetin ti lutet per paqe,.Shpartalloi fuqine ushtarake te Venedikut dhe ushtrite e bashkuara te princave Italiane dhe Franceze te bashkuar.Nuk pyet Kosova per Serbi,po nuk i erdhi e keqja nga Esad pashat,enver hoxhat dhe sali maloket e shqiprise.Ky Deliri Rajonal kam frike se po e fut ne udhe pa krye Thacin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *