Përdhosja e vlerave

Ornela

Nga Bedri Islami

Prej disa ditësh politika është mbërthyer në një vorbull të pashoq përplasjesh, të cilat, duke mos e patur të mjaftueshëm truallin e sallat parlamentare brenda vendit, nuk e kanë për gjë të spostohen edhe larg, në Bruksel, ku me ngut dhe me një dëshirë të madhe, jemi të gatshëm të përdhosim çdo lloj vlere dhe të hahemi me njëri tjetrin, herë si çakej e herë si hiena.

Opozita ka bërë të sajat dy kauza të cilat do të ishin të turpshme edhe për një periferi mendimi afrikan, ndërsa shumica hedh, në të njëjtën kohë dy britma të forta, të cilat, në kohën e hedhur, më shumë se preokupim politik, ngjasojnë me gjetje kryeministrore, si një kundërvënie ndaj sulmit opozitar.

Opozita, prej disa muajve, ka marrë në duart e saj dy “asa” të politikës së saj; së pari Babalen, të cilën as ajo vetë nuk do e kishte besuar po të ishte në pushtet dhe të qepur me një fill aq të dukshëm budalla, sa që do të ishte e turpshme për të zvargur edhe më tej drejt vetes si një urë drejt pushtetit.

Çështja “Babale” është pa dyshim një shfaqje sinjifikative sa se poshtë ka rënë niveli i politikës sonë. Më tej se mjerim i saj, ajo është përdallimi i vlerave ndaj antivlerës së hedhur në treg politik, por që në fund krijoi një frazeologjizëm të ri, “babalizëm”, si shenjë e ngritjes së kauzës nga antivlerat, qofshin njerëzore, qofshin politike.

Përgjigjja fb-she ndaj këtij fenomeni të neveritshëm nga shumica qeveritare, më shumë se trazim i saj dhe çështje serioziteti, është një dëshirë e saj për të mbajtur diskutimin politik në këtë nivel, gjithnjë duke shpresuar se, në fund të fundit, opozita do të njësohet me babalizmin, si shenjë e degradimit të saj. Dashje, pa dashje, duke u bërë pjesë e këtij diskutimi, më shumë se marroq, ajo vijon të ulë  edhe vlerat e saja, pra të bëhet pjesë e një lojë kungulleshkash, e cila, jo vetëm nuk e vlerëson atë, por e bën të njëllojtë edhe me nivelin politik të opozitës.

Çështja e dytë e opozitës krijohet nga një histori të rëndomtë dashurie, e cila, si kam shkuar më herët, do të harrohet shpejt, dhe do të ishte harruar, nëse djali i burgosur tashmë nuk do të ishte bir i një deputeti, edhe ashtu anonim. Një histori që po shuhet, lindur nga një oficer gjyqësori që kishte detyrën për ta mbrojtur dhe që e përdori si alibi për të fituar një ditë të drejtën e strehimit politik si paraardhësit e tij të lidhur me opozitën. Një letër e bërë publike pasi i ishte përcjellur ish-shefit të qeverisë, që këto ditë, si shenjë solidarizimi me të  varfërit festoi fejesën e të birit me lugë, thikë dhe pirunj të larë në flori, tregoi budallshëm se nga kishte nisur rruga drejt një kauze të re, që nuk ishte asgjë tjetër veçse mendja e budallepsur e një njeriu që, me brekë nëpër këmbë, bën thirrje për revolucion e përmbysje.

Një farsë komike e kthyer në kauzë është dëshmi e nivelit mediokër se ku është katandisur klasa politike.

Shumica, sikur deri tani nuk ishte këtu, shpejton të hedhë në tregun e politikës dy mallra, që, në fakt janë të blershëm, por që koha e zgjedhur, jo rastësisht, përkon me këtë kakafoni politike, që nuk gjen dot zgjidhje. Të dy hedhjet e shumicës, lojërat e fatit dhe shpifja si njësi që duhet dënuar, janë të drejta, të nevojshme dhe të domosdoshme, por edhe pse të vonuara, koha e zgjedhur rënkon nga pasiguria.

Mes tyre, si një aktor komik, sillet një njeri, i cili në politikën shqiptare, duke sjellë si shenjë dalluese të tij babalizmin dhe përgjimin, si mjete drejt pushtetit, në fakt sjell dëshminë e një përmbysje totale të mendimit politik të opozitës. I zvjerdhur në mendimin e tij si lider i emëruar, i gatshëm për përfitime të mëdha, shitës parimesh dhe i shitur përmes mohimit të parimeve, si kurrë më parë, një ujk i politikës si Berisha është shndërruar në një vemje rrëshqitëse, i cili, edhe kur kërcënon, bëhet qesharak.

Sikur të mos mjaftonte teatri përtallës në skenën politike shqiptare, Basha synon të ndërtojë një skenë tjetër jashtë kufijve shtetërorë, shumë larg prej këndej, aty ku mund të vendosen disa piketa të një rruge ndryshe të vendit. Ai sulet drejt Brukselit si një kalorës vetmitar, për të shpënë kumtin e lig të një vendi që nuk e pranon si lider dhe as që ka ndër mend ta pranojë.

Edhe ai vetë është i bindur se pushteti për të, përmes një rruge të zakonshme e normale, është vite drite larg, dhe kjo, më shumë se për këdo tjetër, është e ditur për vetë atë. Ndërkohë ai grumbullon rreth vetes një trupë të gatshme për të shitur gjithçka, për të shantazhuar, për të përdhosur vlera dhe e gjithë selia mbytet përmes katër vetëve, ku asnjëri prej tyre nuk i përket gardës politike berishiane.

Ndërkohë, ndërsa grindet vazhdojnë për babalen, si mjet pushtëllëku në politikë, për një vajzë që as vetë nuk e di se si u sulën mbi të korbat mediatikë, përmes një figure të shumicës, jo rastësisht Balla, duke rendur drejt një dialogu të largët dhe memec në të njëjtën kohë, dy forcat e mëdha politike, harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë hallet e mëdha.

Në vend që opozita të ulet ku e kanë ftuar, se si do të përmbushen kushtet e vënë nga Brukseli për të qenë pjesë e BE, opozita, qorrasi, sulet për të bërë të kundërtën. Për të përmbysur. Kërkojnë përmes përgjimeve një shkak , nëse nuk e gjejnë e krijojnë, nëse nuk u del hesapi bëjnë llogari të reja dhe, nëse cënohet kunati, si njësi vetjake e njësi politike, tërbohen si askurrë më parë.

Çfarë kërkon opozita në këtë kohë dhe çfarë nuk afron shumica?

Opozita bën sikur do pjesë të pushtetit përmes revolucionit Kryemadh, manipulon me ndjenja rinore që një ditë do të pësojnë zhgënjim marramendës; ajo sulet drejt territ duke çoroditur dhe, nëse nuk e bën këtë për parime, atëherë duhet shikuar se si kjo ndjenjë revolucionare, edhe e çupëlinave politike, shndërrohet në vila, udhëtime, pasuri. Opozita kërkon pjesë të pushtetit përmes shantazhit dhe e di mirëfilli se askush nuk do ua japë atë kaq shtruar, përmes deklaratave politike studiove TV; se askush nuk ka ndër mend të kthehet drejt asaj që është provuar dhe që ka çuar drejt dështimit. Pasuria, në dy anët e saj, të mos preket ajo që është vënë, ndaj krijuan alibinë e Vetingut për njerëzit e politikës dhe të krijohet pasuria e re përmes shfrytëzimit të pushtetit parlamentar, janë ata që mbivendosen në kauzat e tyre. Në fakt, nuk kanë kauzë, por ndjenjë përfitimi.

Shumica e lejon këtë farsë, ndoshta edhe e nxit, asaj i vjen për mbarë që të vazhdojë babalizmi, ku e dinë se janë të fituar; u vjen për shtat të vazhdojë britma për një vajzë, e cila nuk ishte e para dhe as e fundit që do të goditet dhe kjo është dobësi e pushtetit; i lejon duke buzëqeshur që britmat e tyre antishtet, antikushtetuese dhe të dënueshme të lodrojnë nëpër buzët e atyre që në fakt ose duhej të ishin tashmë të dënuar , ose janë obligim i drejtësisë të vazhdojë trajtesën e tyre.

Po shkon edhe një vit. Pak më shumë se 8 muaj ndajnë ditën e zgjedhjeve vendore.

Për politikën është më interesante se çfarë mashtron një njeri si Babale, se sa ndryshimi i domosdoshëm o Kodit Zgjedhor.

Kërcënimi i Bashës se nuk do të futen në zgjedhje ngjajnë me ngashërimin e fëmijëve që e dinë se nuk do të kenë kurrë në duar një lodër të ëndërruar.

 

Share This Article
11 Comments
  • Thjeshte te vjen per te vjelle apo neveri kur sheh se ne çfare niveli vulgar ka arritur opozita kur duhej te shihej me lupe çdo veprimtari e mazhorances dhe sidomos per vetingun apo kushtet per hapjen e negociatave me BE.Nuk mundet te vish ne pushtet apo te behesh i besueshem nga populli kur perdor Babalet 1&2apo kur ben idiotin ne KE si puna e Ndryshkut Pollo&Co.Mendoj se politikanet patriote duhet te mendojne qe tani per te zgjedhur si figura ne parlament vertet njerez me identitet,personalitet,ndershmeri ,patriotizem dhe sidomos me shkalle te larte profesionalizmi dhe meritash ndryshe do te kemi nje stalle me te Ndryshkur .dhe e dime se çfare vlere ka ndryshku…

    • Sa te kete korçar ,do te kete dhe popull car.!!
      Cfare eshte perdhosje per korçarin .Ajo qe i ben opozita avionit te mushkonjave ne Divjake …e mbush me droge.Cfare perdhosje e vlerave rilindase te mushkonjave.
      Po perdhosja tjeter korççççar qe nuk durohet.Oppzita i mbush mendjen Habilajve te shesin makinen AUDI te minister Tahiri.
      Do tjeter perdhosje ??? Vellai i Xhafajt me urdher te oppzites shkon te bej burg ne Itali.Cpune ka opozita me vellain mallist te Xhafajt.Fatmiri nuk e dinte qe vellai eshte denuar ne Itali .Nga ta dinte i shkreti ,minister i Brendeshem eshte.Del opozita dhe perdhos problemet familjare.Turp.
      Po kjo e fundit qe nuk durohet fare .Opozita meson Xhensilen te shuaj cigaret te trupi i saj
      .Kot e ka se sna perdhos dot as si Parti dhe as si Rrahman.
      Te simpatizosh Ramen nuk.eshte gabim (edhe une e vleresoj).Eshte me më pak mekate nga te gjithe lideret shqiptare.Por te perdhosesh veten duke u bere utorak i jashteqitjeve te Rames me vjen keq se nuk je KORÇAR por MENDJECAR.
      Per Ridvan Boden ke gje per te thene se ju bere me ekip.futbolli.Apo hajme buke e turkut ( Ridvan) e bejme duan e kaurit ( Edit).

      • O Ylli po qenke DEBIL komplet sa te mungon dhe edukata me e vogel ne shkrim dhe mos ngatero barin me dollarin pasi po flasim per shfaqjen e opozites ne BE por si me zhvillim te vonuar mendor ti nuk mund t’i dallosh keto gjera dhe une po humb kohen per t’i mbushur mendjen nje hajvani…

      • O Yllo mos u bej dhe ti shpifes kot per se koti .Pollo ,Bode (bole,babale ,shule ,ngule e tjer ) skane lidheje me krahinen e mbrekullushme e autoktonet korcar. Keta qe thua ti jane fare jevgjish qe fatkeqsish agjenturat na i futen per te mos bere prokopi vendi yne sic nuk pe bene ne keto 27 vite demokraci . Por fatkeqsia qendron diku lagre qe para syve tane luhen skenar te qelbur per ta lene kete popull ne bishtin e Ballkanit primitiv .
        A nuk ka burra shqiptare 100% te paster me orgjine te komandojne vendin por duhet te huazojme faren e degjeneruar jevgjish te kryqezuar me turq,sllave,magjyp,boshnjak ,malazez dhe ku ta di per lloje lloje farash qe mbin ne vendin tone bukedhenes. Sa her e kan thene e ster thene .Me gjeni nje vend te botes ku i varen mecit nje burri te kryqezuar me faren vendase .Nuk ka te beje me rracizem apo nacjonalizem.Ne kushtet e nje vendi qe do te ngrihet ne nivelet e shoqerise se civilizuar dhe moderrne arritjet nuk kapen duke vene ne krye figura te dyshimta e te prejardhura nga fara jo vendase .Ata duhen respektuar per punen qe bejne kur ajo eshte ne perputhje me idealin e kombit e duhen flakur kur e demtojne interesin kombetar .Ne jo vetem qe si denojme por i zgjedhim deputet,ministra e K/Ministra.
        Historia ka terguar se keta jane kontigjenti i pare i kompronetuar nga agjensit e huaja dashakeqse .Si regullohet ky antikapat qe po e gryen nga brenda patriotizmin shqiptare .Vetem me ndryshime Kushtetuese qe kufizon depertimin e elementve te tille. Beuani biografin deputetve tane qe nga vendosja e demokracise e deri me sot te mesoni se sa qoprrazi ligjet tona Kushetuese kane ngritur ne poste drejtuese fara bastarde ne gjirin tone .A i kini pare se si sillen sikur keta kane qene shpetimtaret e kombit tone .Fryet P.Majko bile pretendon te jet dhe K/Minister se i jati i tij ishte dikush ne sistemin komunist te Hoxhes .Sigurishte qe Hoxha i mbante por kishin nga prapa bicakun qe i shkonte ne fyt. Po ky Pandi cfare ka mbas kurrizit . Thaset me parat e djerses se popullit .
        Nuk merrem si opozita me skenare e shpifje por fjalet qe kane dale per depozitat e valutes ne Qipro si i eshte pergjigjiu ky burr qe i dhimset kombi shqiptare.E o popull se sa ke pare e do shohesh si keta nese nuk u ve dermen fares se keqe qe ka marr dhene anemban trualleve shqiptare .
        Demokracia per shqiptaret nuk ishe te plekseshin te laret me te palaret .Evgjitrit me faren kombetare. Teoria e zeros negative nuk prosupozoje, qe ne kushtet e shqiperise ,te viheshin te gjithe ne nje vije.Ne nje vije jo ne kushtet e leshit te perzier por ne mundesin per te kontribuar me vlertat ne sherbim te popullit e jo te xhepit personal .
        Shume qatre e trajton z. Bedri gjendjen aktuale te politikes shqiptare .Jo vetem Opozita ka shkuar per leshin e Xhofit por dhe Mazhoranca mbeti ne nivelin bastard te opozites .Kujt i interesojne akuzat e kundra akuzat, shpifjet e skenaret e peshtire qe stregojne gje tjeter ate qe thote Bedriu .Degjenerimin e politikes shqiptare ne sistemin demokratik . Po turp nuk u vjen, qe edhe sot mbas 33 vitesh Hoxha na serviset si modeli me i mire i qeverisjes shqiptare !!!!!!! Shtet eshte ky ku kriminelet dhe politikanet sundojne vendin ne cdo qelize te jetes dhe aktivitetit personal te shqiptarit .Shtet eshte ky qe mbron krimin e politikanin e korruptuar e tradhetar qe su trembet syri.A e kini menduar ndonje here sa pasuri kane ne dispozicjon politikanet tane e ti krahesoni me administratat e Zogut e te Hoxhes. Nga dolen gjithe keto pasuri maramendse ne 27 vite te tyre e te administratave qe vetem duart e gjokset i kane te mbuluara me florinje e ora lluksoze floriri e incizimi . Pse ulurinje sot e haen si qent e rrugve kur pals ndonje skandal.Bejne zhurmuesin qe populli dele te haj bare e te prodhoj sic ka prodhuar 27 vite per kete klas te degjeneruar politikanesh .

  • Renia e politikes dhe e analisteve te cdo ngjyre ne batakun e Babaleve dhe Xhesilave, tregon dhe nje here se cfare metamorfoze te llahtarshme kemi pesuar! Dy njerez krejtesisht anonime, dhe mbi te gjitha pa asnje nivel kulturor dhe arsimor, te trazojne kaq shume ujrat e tere shtetit, eshte pak ta quash katastrofe! Deri kur keshtu?

  • Uturaku mediatik i Rames merret me Babale se nuk do te shohe skandalin te koka e ministrit te brendeshem Xhafaj qe shtyn ditet ne qeveri me mutin qe ka ne koke nga i vellai i denuar per trafik droge. Eshte Agron Xhafaj i denuari per trafik droge jo Babale. Eshte Agron Xhafaj vellai i ministrit te brendeshem ne detyre, jo Babale. Bedri, mos u bej idiot vullnetarisht qe mos kuptosh kaq gje te thjeshte vetem per ti sherbyer si uturak nje qeverie te diskretituar plotesisht ne trafikun e droges.

    • Problemi eshte qe ai qe ka pushtetin eshte nen shenjester! Po te ndrrojn krahet do jete me mire??? M njeri K tjetri

    • Te ishin komuniste sagllam ja beje hallall dhe ndonje zullumi te vockel, por keta te demokratures jane pocaqira dhe jo komuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *