Përdhunim, pengmarrje e prostitucion… “Blic” prangos vlonjatin e dënuar në Itali

Ornela

Policia e Vlorës arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjatë operacionit policor të koduar ”Blic”, u bë e mundur arrestimi i shtetasit Maks Merkaj 52 vjeç banues në lagjen “10 korriku”.

Ai ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Assizes Venecia, Itali në vitin 2011. me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011,

Merkajt i ka mbetur për të vuajtur edhe 14 vite burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”.

Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *