Rreth 2 javë pas pro testës së banorëve të fshatit Nartë në Vlorë për përdhunimet e të moshuarave, duket se policia është në rrugë të mbarë për gjetjen e agresorit. Kjo, falë dëshmive të vetë grave të moshës së tretë, të cilat kanë qenë pre e përdhunimit. Blutë kanë ndërtuar një ide në bazë të dëshmive të marra nga e moshuara, e cila nuk u arrit të përdhunohej nga maniaku si dhe nga dëshmia e dhënë në muajin dhjetor nga e moshuara që u përdhunua.
Ndërkohë policia pohon se u është marrë ADN-ja 12 burrave, kryesisht nga Narta dhe pritet rezultati i analizave. Sipas dëshmive të plakave, përshkrimi i maniakut është gati i njëjtë në të dy rastet. Ai përshkruhet si i gjatë, i dobët, jo shumë i fuqishëm dhe mbi 45 vjeç, por asnjë prej të moshuarave nuk ka arritur që ta identifikojë.
Dyshimi se bëhet fjalë për një maniak seksual, përforcohet më shumë edhe në rastin e tentativës së përdhunimit, sepse në të dy rastet ai ka hyrë nga dritarja dhe nuk ka marrë asgjë nga banesa, ndërsa është shumë mirë i informuar për të moshuarat që jetojnë vetëm dhe nuk i kanë fëmijët në Shqipëri./bw