Përdhunimi, flet vjehrri: Erdhën me baltë në shtëpi

Dita

Një tjetër dëshmi për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Dibrën, ku një burrë është arrestuar për përdhunimin e vajzës së tij 15-­vjeçare. Këtë herë është babai i njerkës së vajzës që flet për sjelljen e dhëndrit të tij, Guri Përgjegjit.

Ai tregon edhe për ditën e ngjarjes, kur babë e bijë, pas ngjarjes së rëndë kishin shkuar në shtëpi tërë baltë dhe nusja, (njerka e vajzës) i kishte pyetur se ku ishin bërë pis. Shpëtim Nesimi babai i njerkës së 15-vjecares ka treguar për “News 24”:

“Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15 vjeçaren. Ditën e ngjarjes shkuan në banesë me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë me baltë. Guri mohoi t’i ketë bërë dicka vajzës, tha se ishte rrëzuar. Vajza ime e çoi 15­-vjeçaren te fëmijët e kunatit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *