Përdhunimi i shkencës, nuk fillon as mbaron këtu

anazapta

Zoti kryeministër do të rishikojë historinë shqiptare?! Kjo përpjekje ka në thelb problemin e politizimin dhe pafuqinë e daljes nga detyra e heroicizimit të kombit a popullit duke riprodhuar të dyja këto, por me një version që i pëlqen politikanit aktiv. E në fakt, këtu rigjenerohet, riforcohet e riprodhohet përdhunimi i historisë, kur ky historian amator me aktivitet politikan e me ndjeshmërinë e natyrshme për të legjitimuar politikat e veta na jep në vazhdimsi leksione historie. Por, përdhunimi i shkencës, nuk fillon as mbaron këtu. Në vazhdën e një administrate politike – shëmbulli më madhor i të cilës është goditja në zyrë e punonjësve të bashkisë për arësye politike – kemi të bëjmë dhe me historianë që prodhojnë histori sipas pushtetit. Shëmbujt e kësaj janë versionet e historisë të viteve ’97 të disa teksteve shkollore dhe përdorimi i romaneve historike për analizë historike, të dyja këto fenomene të problematizuara sa në shtypin e shkruar aq dhe në programe televizive.  Historianët që prodhojnë këto lloj historirash, nuk performojnë veç në tekste, por shpesh i gjen drejtues institucionesh shkencore ku historia, nën pretekstin e rishikimit, bëhet me orientim politik, duke ndryshuar veç të mirët me të këqinjtë sipas llogjikës nacional-komuniste.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *