Përdhunimi në grup: Si mbërriti ‘taharrush’-i në Europë

Dita

Ndërkohë që Europa vazhdon të flasë akoma për atë ngjarje të rëndë në qytetin e Këlnit në Gjermani, ku pati përdhunime dhe vjedhje masive, policia druhet se një fenomen i përdhunimit në grup, i njohur edhe si ‘taharrush’ në botën arabe, ka mbërritur në Europë.

Sipas Daily Mail, praktika e ‘ngacmimit seksual kolektiv’ ka nisur të përhapet në Europë.

Të tilla ngacmime seksuale kryhen nga grupe meshkujsh, që sulmojnë seksualisht një vemër të vetmuar.

Në jo pak raste, ngacmimi përfundon në përdhunim.

Në disa raste, viktima e tmerruar, në gjendje shock-u dhe e paaftë për të reaguar, bëhet pre edhe e vjedhjes.

Sulmi zakonisht mbetet pa u ndëshkuar, për shkak të numrit shumë të madh të autorëve dhe kaosit.

‘Taharrush’ e ka marrë emrin kryesisht nga sulmet seksuale që bëhen në Egjipt.

Një prej rasteve më flagrante ishte ai i gazetares Lara Logan, e cila po raportonte për CBS për festimet në sheshin Tahrir në Egjipt në vitin 2011.

Ajo u sulmua seksualisht nga një turmë meshkujsh.

Më vonë, 44-vjeçarja rrëfeu se si turma e kishte ‘pëdhunuar me duar’.

Më shumë se 200 meshkuj nisën të thërrasin ‘hiqjani pantallonat’.

“Pa e kuptuar, nisën të më kapin në gjoks, mes këmbëve, në të pasme”, kujton ajo.

Policia gjermane druhet se të tilla raste mund të përsëriten gjatë festimeve të tjera që mund të pasojnë në qytetet e mëdha.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *