Përdhunoi një vajzë 5­-vjeçare, arrestohet 14-­vjeçari

Dita

Një 34-­vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici një adoleshent, pasi dyshon se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 5-­vjeçare.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 14­vjeçarin R.K, pasi dyshohet se në datën 03.09.2015 ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën A.X. 5 vjeçe, banuese në Durrës. Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, “më datë 06.09.2015, ndaj shtetasit R.K. ka bërë kallëzim shtetasi V.X. 34 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *