Athinë, arrestohet emigranti i akuzuar për vjedhje dhe përdhunim

Leda Hysa

 

Policia e Athinës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur një vit më parë në lagjen “Peristeri” në Athinë.

Në pranga ka rënë një 25-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Një vit më parë, 25-vjeçari së bashku me një tjetër shtetas shqiptar akuzohen se hynë në banesën e 46-vjeçares greke, e cila ndodhej me të ëmën e saj të moshuar.

Për 12 orë, ata i mbajtën peng dy gratë duke u kërkuar që t’u jepnin kursimet e tyre.

Sipas policisë greke nuk u ndalën me kaq, por përdhunuan 46-vjeçaren sistematikisht.

Një vit më pas, policia greke ka arrestuar 25-vjeçarin, ndërsa bashkëpunëtori i tij është arratisur në Shqipëri.

Mediat greke, duke iu referuar burimeve policore, shkruajnë se ai ndodhet i burgosur në vendin tonë, duke mos treguar identitetin e tij.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nacionalizmi shqipetare eshte ne gen te nje populli me shumice islamike dhe kjo tregohet nga perqindja e te burgosurve ne te gjithe Evropen.
    Kjo tregon urrejtjen qe mbillet cdo dite ne ndergjegjen e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *