Përdhunoi të afërmen 13-vjeçare, 35 vite burg për 35-vjeçarin

Bledar Lumani

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 35 vite burg për një 35-vjeçar të akuzuar se ka përdhunuar të afërmen e tij të mitur.

Sipas prokurorisë, është vërtetuar që Eno. E ka përdhunuar të afërmen e tij 13-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në një fshat të Selanikut në Greqi.

35-vjeçari ka përfituar nga e mitura që ka qenë vetëm në shtëpi, dhe e ka përdhunuar atë, duke e kërcënuar edhe me jetë.

Pas këtij veprimi, ai është larguar nga Greqia për në Shqipëri, por ka përfunduar në prangat e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *