Përdhunoi të miturën, burg 26-vjeçarit

redaktor

Gjykata e Korcës nisi mesditën e sotme procesin gjyqësor ndaj Nikolin Samara, shtetasin e akuzuar për rrëmbim dhe përdhunim të një 13-vjecareje.

Seanca gjyqësore ndaj 26-vjecarit u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë ku gjykata vendosi arrest me burg per agresorin.

Nikolin Samara u arrestua pak ditë më parë, pasi familjarët e vajzës me iniciale M.G kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në polici.
13-vjeçarja M.Grazhdani ka rrëfyer në praninë e prindërve dhe një psikologu gjithë ngjarjen dhe ka akuzuar 26-vjeçarin Nikolin Samara se e ka përdhunuar për orë të tëra, duke e kërcënuar. Ndërkohë, që 26-vjecari ka mohuar akuzat se vajza gënjen nga frika e prindërve dhe se kishin një lidhje prej 11 muajsh.

Ekspertiza mjekësore nxori rezultatin se 13-vjeçarja është përdhunuar dhe se ka shenja të dukshme të keqtrajtimit të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *