Mbeten në qeli babai dhe dy nga të rinjtë që akuzohen se abuzuan seksualisht me të miturën 13-vjeçare në fshatin Lekaj të Lushnjës. Gjykata e Vlorës, Seksioni për të Miturit, vendosi dje masën “arrest me burg” për 46-vjeçarin Bashkim Leka, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 13 vjeçare. Leka u arrestua nga Policia e Lushnjes më 10 janar, pas denoncimit të minorenes. Gjithashtu gjykata vendosi në të njëjtën seancë masën “burg pa afat” për dy të rinjtë, Fatjon Gashi dhe Bertol Leka, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura, ndërsa për 14-vjeçarin A. Leka, u vendos masa “detyrim paraqitje”, për shkak të moshës së mitur.
Seanca
Policia e Lushnjës, ka përcjellë mëngjesin e djeshëm me masa të rrepta sigurie drejt Vlorës, mjetin ku ndodheshin 4 të arrestuarit për skandalin e incestit dhe abuzimit seksual. Seanca ndaj tyre ka qenë një e vetme, me dyer të mbyllura. Teksa janë shfaqur duke zbritur nga makina e togës së shoqërimit dhe futur në Gjykatën e Vlorës, Seksioni i të Miturve për shkak të ngjarjes. Seanca ka zgjatur një orë dhe nga salla ka dalë i lirë vetëm 14-vjeçari A. Leka, për shkak edhe të moshës së mitur. Prokuroria ka deklaruar provat, si dëshmia e vajzës, gjyshit të saj, ekzaminimet mjeko-ligjore dhe rrëfimet e të dyshuarve, ku dy e pranuan akuzën. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie. Në fund është vendosur që Bashkim Leka të qëndrojë në qeli për akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitura në gjini” dhe Fatjon Gashi e Bertol Leka, po arrest në burg për “marrëdhënie seksuale me të mitura”. Të dyshuarit nuk kanë folur para gjyqtares së gatshme, kurse babai mohoi akuzat, duke i quajtur sajesa.
Ngjarja
E mitura M. Leka, 13-vjeçe, jetonte me babanë e saj Bashkimin, vëllanë, si dhe gjyshin, pas divorcit të prindërve kur ishte fëmijë. Vajza ka rrëfyer se për herë të parë babai abuzoi katër muaj më parë, kur e kapi me forcë në krevat dhe i mbylli gojën duke e kërcënuar me jetë. E ka përdhunuar edhe një herë më pas, teksa tentoi të tretën mbrëmjen e së enjtes. Por vajza nuk ka duruar më dhe e denoncoi në komisariat. Po kështu rrëfeu se pas babait, me të kanë abuzuar seksualisht edhe 3 djem të fshatit. E mitura është marrë në pyetje në prani të një psikologu dhe ka rrëfyer gjithçka, ndërsa policia i arrestoi brenda disa orësh. Shërbimi Social mori në mbrojtje 13-vjeçaren pas apelit të saj se babai e kërcënoi me jetë pasi të dilte nga burgu.

Jane te till si ata qe tha imami i Kosoves qe nuk ka gja pse merr kusheriren.