Shkak për këtë shkrim u bë ndërhyrja e deputetit B. Blushi në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit Popullor për nevojën e përdorimit të gjuhës zyrtare në veprimtaritë shtetërore.
Duke u pajtuar me deputetin se “shteti ka simbole si flamuri dhe gjuha”, ne do të shtonim se gjuha është tipari dallues më themelor i kombit. Kombet dallohen nga gjuhët, ashtu si kombësia e një individi përcaktohet nga gjuha që flet. Kur në një vend të huaj dëgjojmë dikë që flet greqisht, mendojmë se është grek; po të dëgjojmë që flet shqip, gëzohemi që gjetëm një bashkëkombës dhe i afrohemi për t’u njohur e folur me të.
Ashtu si nderojmë flamurin, ashtu duhet nderojmë edhe gjuhën, t’ua mësojmë fëmijëve, ta ruajmë nga bjerrja dhe ta përdorim në mënyrë korrekte në të folur e në të shkruar. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 14 (pika 1) thotë: “Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja” dhe quan detyrë të shtetit “mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe” (neni 59, pika 1g).
Po ç’është gjuha zyrtare? Një gjuhë quhet zyrtare kur shërben si gjuhë e administratës, e shkollës, e shtypit dhe e gjithë veprimtarive publike. Dhe gjuhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, e Republikës së Kosovës, e shqiptarëve në Maqedoni është gjuha standarde, të cilën disa e quajnë edhe gjuhë letrare kombëtare. Kjo do të thotë se përdorimi i gjuhës standarde nga zyrtarët dhe nëpunësit e shtetit është i detyrueshëm me ligj. Por çfarë po shohim të ndodhë këta 20 vjetët e fundit? Në Shqipëri, nga tribuna e Kuvendit dëgjojmë të fliten idioma lokale; mjaft zyrtarë në funksione të larta shtetërore, profesorë dhe akademikë, pa përmendur këtu zyrtarë të shkallëve më të ulëta, nuk flasin në gjuhën zyrtare. Madje, mungesa e respektit për gjuhën zyrtare shihet deri te drejtuesit më të lartë të shtetit, të cilët në takime ndërkombëtare, rajonale apo ndërshtetërore nuk përdorin gjuhën shqipe, po anglishten apo italishten, ndërkohë që zyrtarët më të lartë grekë, serbë etj. në takime e tubime të tilla flasin në gjuhën e vet amtare, duke lënë përkthyesit të bëjnë punën e vet. Ne që i dëgjojmë udhëheqësit tanë të flasin në këto takime në gjuhë të huaj, shumë herë edhe me një ligjërim të çalë, mëkeqemi kur shohim që nëpërkëmbet dinjiteti ynë kombëtar. Në Kosovë, shumica e politikanëve, sidomos të brezit të mesëm e të ri, flasin në Kuvendin e Kosovës, në daljet publike dhe në televizionet në një dialekt me një timbër të theksuar hundor; në Maqedoni, lexojmë e dëgjojmë se politikanët shqiptarë nuk e përdorin shqipen edhe atje ku u e lejojnë ligjet e atij vendi.
Të gjitha këto tregojnë se shtetet shqiptare nuk zbatojnë detyrimin kushtetues për përdorimin e gjuhës zyrtare dhe mbrojtjen e saj. Dëshmia më e fundit e kësaj shpërfilljeje të elementit më themelor të identitetit tonë kombëtar është debati në Komisionin e Ligjeve midis Blushit dhe kandidatit për ambasador në Vatikan A. Ndreca, i cili njihet për qëndrimet e tij të hapura kundër gjuhës standarde në faqet e “Hyllit të Dritës” dhe me artikuj në përmbledhje e në shtypin e përditshëm, si ideolog kundërstandardist që është vënë në krye të aradhës që po përpiqet ta zhbëjë gjuhën standarde. Konsekuent në qëndrimet e tij ndaj gjuhës zyrtare, ai guxoi ta provokonte shtetin edhe në tempullin e tij, në Kuvendin Popullor, duke e paraqitur CV-në të shkruar jo në gjuhën zyrtare, po në dialekt. Pavarësisht nga deklarata e tij se “në punën zyrtare do të përdorë gjuhën zyrtare, madje pa gabime, jo siç mund të ketë ndodhur me ndonjë dokument zyrtar që kam marrë në të shkuarën”, fakti që dokumentin e parë zyrtar e shkruan në dialekt, është shumë shqetësues.
Përdorimi në ligjërimin zyrtar të folur a të shkruar i dialektit është një anomali që vetëm këtu tek ne shihet dhe vetëm këta dy dhjetëvjeçarët e fundit. Ai është tregues i mungesës së autoritetit të shtetit dhe i asaj që zyrat e tij, nga maja e piramidës deri në fund të saj, janë mbushur me injorantë. Përdorimi i së folmes së vendlindjes në ligjërimin publik e në zyrat e shtetit është edhe një fyerje për atë që nuk flet në dialekt. Të gjithë e dimë se ç’etiketime u bëhen atyre që në ligjërimin publik përdorin idioma lokale.
Fjalët e zotit Blushi: “Kushtetuta ka edhe sanksione të tjera, siç është edhe gjuha letrare. Ju edhe në CV-në tuaj keni shkruar në gegnisht. Pa shqipen, Shqipëria s’do të kishte qenë. Ka 40 vjet që është caktuar një normë” janë një kujtesë për shtetin që fle gjumë, për Kryeministrin, për Presidentin dhe për Kryetarin e Kuvendit Popullor, të cilët duhet të zbatojnë detyrimet që u ngarkon Kushtetuta lidhur me gjuhën zyrtare. Nuk jemi një komb barinjsh që sapo ka dalë nga analfabetizmi. Jemi një shtet me traditë 100-vjeçare, i cili, që në ditën e parë të themelimit, dokumentet i ka të shkruara me një gjuhë që s’dallon nga kjo e sotmja. Duhet miratuar me shpejtësi ligji për gjuhën, që t’u pritet rruga gjithë këtyre qëndrimeve ndaj gjuhës zyrtare, këtyre sjelljeve që na poshtërojnë dhe na turpërojnë përpara botës, duke na paraqitur si një popull primitiv.
Si mund të pranohet në Kuvendin e Shqipërisë një dokument zyrtar (CV) që nuk është shkruar në gjuhën zyrtare! Si mund të zgjidhen ambasadorë njerëz që nuk zotërojnë gjuhën zyrtare, madje që janë shpallur hapur kundër saj, si rasti i z. Ndreca? Si mund të emërohen në poste të larta njerëz që nuk flasin në gjuhën zyrtare, po në të folme skajore që mezi kuptohen? Si mund të komunikojnë qytetarët me nëpunës që nuk flasin gjuhën zyrtare? Si mund të ketë profesorë e mësues që në shkollë nuk përdorin gjuhën zyrtare ose që ngrihen hapur kundër saj?
Është me të vërtetë turp të diskutohet sot për nevojën e përdorimit të gjuhës zyrtare. Mustafa Kruja, 80 e ca vjet më parë, më 23 janar 1931, duke folur për kujdesin që duhej treguar ndaj gjuhës shkruante: “E drejta do t’ishte qi asnji sekretar mos t’emnohej, sado shkollë me pasë bâmë, pa nji provim para nji komisije, të formueme ad hoc në Ministrin e Arsimit. Nji idé e këtillë i vjen njeriut jo vetëm për nëpunsit sekretarë, por edhe për gazetarët, mbasi edhe për këtë mjeshtrí të lirë do cilsí ligjore duhen kërkue.” (Si t’a shkruej?, Problema gjuhe, f. 22). Këta intelektualë na kanë treguar se ç’duhet të bëjmë. Neve na mbetet vetëm t’i vëmë në jetë këshillat e tyre, në mënyrë që gjuha jonë të zdritet dhe njësia kombëtare të forcohet.
Reflektimi i mesiperm me spuntoi per t’ju rrefyer sa me poshte :
Poeti i famshem i shek XX, irlandezi Uliam Batler Geits, humbi nje rast shume te mire per t’u bere profesor ne Trinity College te Dublinit, vetem e vetem se ne kerkesen e tij me shkrim per komisionin e pranimit kishte bere nje gabim ortografik tek ‘professor’ , se e kishte shkruar me nje ‘s’…
Kjo eshte kerrektese zyrtare !
Tek ne ?! Shkruhet si ne variantin e ‘perroit te ndergjegjes’.
Ajo qe me bezdis mua personalisht ne rastin e Z. Ndreca jane qendrimet e tij ne pergjithesi, shpesh te orientuara nga interesa personale, klienteliste, aspak parimore, dhe rrjedhimisht te padrejta. Zoti Ndreca e ka treguar veten jo ne pak raste si nje njeri i vogel, qe nuk heziton te shpifë e te hedhe balte mbi te tjeret per interesa personale. Per mua nje diplomat, nuk eshte i tille. Sidomos atje ku deshiron te shkoje Zoti Ndreca !
Kjo pyetja qe ben ky ne artikull nuk ka kuptim –sepse cdo gje mund te ndodhe perderisa i pelqen Edit
Ne Shqiperi gjithmone ligjin e ben njeshi , se po te nisesh nga kjo pyete atehere shume mire mund te pyesesh :
A mund te zgjidhen ministra kalamajte qe nuk kane punuar asnje dite ne jeten e tyre dhe e fillojne punen diten e pare direkt si ministra ?
A ka eksperiment me te rezikshem se ky ?
A mund te zgjidhet minister i jashtem nje kalama qe nuk di nga lidhet gomari , kur ne PS ka me dhjetra politikane te pjekur me eksperience pune dhe jete?
A mund te zgjidhet minister i Brencem nje njeri qe nuk e ka haberin fare te punes se policise kur ne PS ke plot specialiste te kesaj pune ?
A mund te zgjidhet zv/kryeminister nje dudum nga provinca ,kur ne PS ka plot politikane aty ne Tirane qe mund ta bejne kete pune 100 here me mire se ai ?
Ndersa Ndreca , sidoqofte pune e gjuhes ka njefare eksperience nga jeta ,
nuk eshte si keta aguridhet qe drejtojne minsittrite ,te cilet nuk kane punuar asnje dite ne jeten e tyre –Eksperiencae tyre ne drejtim , eshte zero
dhe Edi i vendos ne krye te puneve …se do qe t ekete ushtare te bindur , apo ka interesa te tjera , por drejtesi dhe meritokraci aty nuk ka
Z. Memushaj, mbeshtes z. Ndreca e te tjere ne perzgjedhjen e tij (tyne). Arsyeja asht se gjuha qe cilsohet prej jush “standrte” a “letrare” nuk asht e tille por asht gjuhe shqipe dialektore dhe e imponueme prej politikes se kohes “komunizmit” dhe jo produkt i specialistave te fushes.
Ik e kullot dhite ne mal o Urim e leja gjuhen Shqipe atyre qe e kuptojne. E folura me dialekt eshte produkt i perceptimit te gjuhes nga banoret lokale dhe perdorimi i dialektit ne publik. Gjuha zyrtare eshte nje dhe e panderrueshme dhe perdorimi i fjaleve ne menyre te shtremberuar lind dialektet, por nje asnje rast nuk duhet pretenduar te zevendesosh gjuhen shqipe me dialektet ose ta quash Shqipen zyrtare ‘dialektore’ (!) dhe ne rastin e Z. Ndreca nuk duhet lejuar kurresesi ne pune te shtetit dikush qe refuzon te flase gjuhen zyrtare pavaresisht nese eshte dakort apo jo.
Ndreces nuk i takon puna e re. jo dhe aq per shkak te gjuhes. por per shkak se Ndreca ka ofenduar Presidentin ne menyre shume te ulet , dhe pikerisht per kete arsye ai nuk duhet aprovuar ne detyren e re
o wtf….gegnishtja ehste ajo qe shkruhej qe ne 1555…. sa merreni me gegnishten, merru me ata patriotet tu qe thone jemi grek per 300 euro ne muj e shesin eshtrat e gjyshes per eshtra suhtari grek 😉
Sikur problemi te ishte vetem tek gjuha…
Mjere shqiptaret nga kush do perfaqesohen !
Ndersa une e mbeshtes Ndrecen sepse dialekti i tij me vjen si nje muzike e embel,ndryeshe ,krejt ndryshe nga shqipja e jargavitur hakmarrese dhe e eger e ish kryeministrit.Sa per ate punen e studiusve apo komunista siç na thua eshte shume e studiuar gjuha shqipe.Tani eshte kohe e humbur te studiojme nje variant salinian ose tuajin te saj.Keshtu vepron e gjithe bota demokratike.
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 14 (pika 1) thotë: “Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja” thote rek.dok.prof.asis.magj.ing,inf.sal.tor.xhen.kat.bujk. Rami Memushaj.
Pse ky Ndreca nuk flet shqip ???.Une e ndegjova ne komision dhe tek Kanali Agon (tek Adi Krasta” dhe u kenaqa duke duke e degjuar te flase shqip.
Zoti Mem Ushaj duhet ti kete te qarta konceptet e gjuhes shqipe dhe gjuhes zyrtare shqipe.
Fjala vjen ne festivalin kombetar folklorik grupi i Pilurir me gjuhen zyrtare ka kenduar ?
Intelektualet duhet te bejne te kunderten ,pra ta perkrahin zotin Ndreca qe ta beje sa me mire detyren sepse eshte PERSONI I DUHUR PER TE NA AFRUAR ME EUROPEN NE NJE VEND FORT TE RENDESISHEM “VATIKAN”
Nje bravo e madhe per Ben Blushin….perdorimi I shqipes standarte(zyrtare) eshte abc e formimit kulturor te qytetareve tone….e nuk duhet te diskutohet tek zyrtaret….une mendoj se nje njeri qe flet jo shqipen zyrtare nuk meriton te shkele ne zyrat e administrates e jo me te perfaqesoje Shqiperine nepr bote….Zvicta ka gjuhen e saj qe eshte nje dialect I gjermanishtes por zyrtarisht asnje nuk perdot dialektin zvicerian por gjermanishten standarte (hoch deutsch), ne kompani e firma te ndryshme, ne zyrat e shtetit dhe ne gjithe veprimtarine administrative..e nuk diskutohet fare ne qeveri apo diplomaci perdorimi I gjermanishtes eshte normal.
Ky zoteria qe do u beka ambassador kur flet e shkruan duket si rojtar pylli nga Puka. Une nuk kam asnje gje me Puken apo Kukesin apoTropojen edhe vete me origjine jam nga Puka…por te flasesh me dialekt tregon veten komplet provincial dhe I fut tmerrin njerezve te arsimuar e te kulturuar.
Nese ka ardhur puna qe nje katundar nga kukesi ,pa arsim,pa kulture,pa tradite,te mos pranoje gjuhen letrare kombetare te arritur me nje perpjekje qindra vjecare me kontributin e gjuhetareve,shkrimtareve,specialiste te fushes,kjo nuk ka pike rendesie.Ne shtepi le te flase si te doje!Kur nuk e di per cfare arsye ky shpellar do te perfaqesoje shtetin,eshte i detyruar te flase dhe shkruaje ne gjuhen letrare.Keto 23 vjet shpellaret u vendosen me nje vandak derrasash,mbuluar me llamarina e katrama,ne mes te kryeqytetit,pa pyetur per pronar,u mesuan ta shesin e ta perdorin truallin e tjetrit,te mos paguajne energjine elektrike,ujin, te nxitur nga shteti rrumpalle i fatkeqesise kombetare Sali shpellarit,Bota e qyteteruar ka rregulla.Ne qytet nuk mund te banoje kushdo dhe ne administraten publike nuk mund te emerohet nje malok qe nuk deshiron ti zbatoje keto norma.Blushi ka te drejte,
Ndreca eshte predikues i urrejtjes fetare dhe kjo duhet te numurohet fort…
Oooo, bravo Blushi dhe Prof. Ramiu. Mjaft me me barinj malesie apo laberie apo edhe me katunar Tirane. Ne dokumenta shteterore shkruhet gjuha zyrtare, me ë dhe me ç.
Tani merrni nje kreher edhe krifjani leshin xhaxhit Enver se as te thoi nuk e arrin kush.
Mos spekulloni me gjyhen zyrtare. Se pari kur njeriu deshiron te shkruaj ne nje gazete apo te fase ne nje TV eshte e drejta e tije se cfare gjuhe perdor mundet te perdore edhe Anglishten dhe kjo nuk ka asnje arsye qe ta pengoje per tu emruar ne nje post zyrtar.
Kure zyrtari i shtetit merr detyren eshte i detyruar qe te komunikoje ne gjyhen zyrtare per sa kohe ajo eshte keshtu sic eshte dhe nuk ka pesuar ndryshimet e nevojshme. Tani a duhet te korrektohet shqipja zyrtare sigurisht qe po dhe kete konkluzion e nxjerr cdo shqiptar normal pa qene nevoja te jeshe akademik ne fushen e gjyhesise. Cfare duhet korrektuar , kete e vendosin gjuhtaret e tera trevave qe shqipja te jete sa me gjithperfshirse.
Qeveria ka programe per unifikimin e sistemit arsimor mes Kosoves e Shqiperise por edhe perpilimin e programeve te perbashketa me trevat shqiptare ne Ballkan.
Pyetje te tilla qe shtrohen ne kete shkrim jane jo vetem tendencioze por edhe te idoligjizuar pasi mjafton ky fakt qe gjuhtaret duhet te ulen e punojne ne kete drejtim.
Edhe ti Ajet,je njelloj armik i gjuhes standarte,se e quan gjuhe te komunisteve!!!
Jeni sa INJORANTE EDHE ANTISHQIPTARE!!!
Ndrec pra me shumic votash ke humbur,jo per faijn tend po duhet te kishe lindur ne selanik.
Ardian Ndreca kurre nuk mund te caktohet te punoje ne ADMINISTRATEN PUBLIKE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE!!!
Ai,si shume shkodrane te tjere,qe dallohen ne shfryrjen e URREJTJES NDAJ GJUHES STANDARTE SHQIPE,a ka vertetuar ne te gjitha rastet se eshte KONTRA PEDAL!!!
Ai nuk eshte intelektual i formuar ne te gjitha fushat kryesore,per me teper ka paragjykime per te shkuaren ,te tanishmen dhe te ardhmen e popullit shqiptar!!
Ai e trajton HISTORINE sipas interesave teKLANIT TE VET dhe jo sipas te vertetes dhe interesave te shumuces se popullit!!!
Ai nuk ka RESPEKT per LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,se e quan ate CIVILE dhe se e bene komunistet,ndaj te cileve ai ka urrejtje te madhe!!!
Doemos gjykon se per ate jane me te mire NAZI-FASHISTET bashkepuntore te te cileve kane qene te afermit e tij!!!
Ai nuk di te perfaqesoje shtetin,por UNIN,per me teper kur dergon CV-ne e tij ne KUVEND te shkruar ne gegnishten e malesise se veriut!!!
Qe ne kete rast,kandidatura e tij duhet te ishte hedhur ne KOSHIN E PLEHRAVE!!!
Zoterinj!
Perpara se te jene FETARE,perfaqesuesit e shtetit ne VATIKAN,duhet te jene qytetare dhe shtetare te devotshem!!!
Me ngadale ti rezkart se na holle leshin ne toke per LNC qe u cliruam nga nazistet e na pushtoje perandoria e se keqes duke vrare e shfarosur shqiptare edhe pa varr. E pese se kerkonin liri e te drejta njerzore keto qe po kerkjme ne sot. LNC eshte nje njolle turpi e faqe e zeze ne historine e Shqiperise e pandeshkuar per krimet qe kane bere. z Ndreca shko ne Vatikan e jo ne Kore te Veriut o truthare s tere soji jot.
U knaqa duke ndigju shqip t’paster nga z.Ndreca,mjafton te lexoni cdo dokument te shkruar para pushtimit komunist dhe te kuptoni pisllekun qi asht ba ndaj gjuhs shqipe nga nji bande pederastash qi ju i quani clirimtare.edhe sikur paraardhsit e tij te ishin perkrahes te nazi-fashistave kjo vetem i nderon.po ju kurva mosmirnjohes e harrut qi Hitleri e bashkoi kombin shqiptar,po njerz fundrrina si ju Jane fatkeqsia e vertet e ktij vendi,njerz pa gjak rrac bastardhe Psikopat stalinist
Beni, Rami, dhe ndonje tjeter kane te drejte ne lidhje me simbolet shteterore.
Megjithate kam frike se gjuha nuk eshte e tille. Gjuha standarde eshte detyrim ne insitucionet publike – kjo nuk diskutohet. Ndersa dialektet jane pasuri.
Nese dikush perdor dialektin e tij ne art dhe ne letersi atehere kjo nuk ka perse te shqetesoj asnje.
Ne vend qe te merren me dialektet qe jane pasuri Beni dhe te autori i keti artikulli duhet te shqetesohen nga abuzimi i simboleve shqiptare si flamuri dhe shkaba dy-krenare nga islamiket ne maqedoni dhe kosove. Ato i prishin pune shqipersie jo perdorimi i nje dialekti apo nje tjetri ne forma te ndryshme letrare.
Kur nje shtet fillon tregon shenja te mosegzistences,ose thene me shqip. sillet si ai gomari qe pritet te jape shpirt, atehere edhe ata qe e shohin dhe ndjekin nga afer nje fenomen te tille,,,reagojne ne menyren e tyre.
“Fqinjet jugore e veriore” reagojne duke shperndare dhurata ne forme pensionesh per “minoritaret” dhe mbrojtjen e kultures se tyre,,me qellim rritjen e zonave te tyre te influences apo perlarjes se tokave shqiptare.
Aktoret shqiptare brenda kesaj shoqerie qe fillojne dhe vene ne pyetje normat e bashkejeteses se ketij shteti, qe jane vendosur nga eksperte te cdo fushe (ne rastin e gjuhes zyrtare komisioni u drejtua nga Prof. Eqerem Cabej),,,jane per mua si ato mijte e anijeve qe kur ndjejne se anija po mbytet,,,largohen te paret prej saj.
Z. Ndreca nuk eshte nje mi. Ai eshte koshient se loja me gegnishten dhe tosknishten apo loja me provokimin,,,,,nuk mund te vazhdoje pa fund. Ne organet perfaqesuese shqiptare flitet gjuha zyrtare. Z. Ndreca,,,,jam i sigurte do jete nje bilbil i saj.
Ka ardhur koha te forcojme shtetin per te shpetuar anijen shqiptare.
POTHUAJSE NA BASHKON I NJEJTI MENDIM
Shkrim shume interesant, por vetem nje gabim ka Memushaj kur thote qe perdorimi jo korrekt i gjuhes shqipe na turperon ne bote e na prezanton si primitive.
Gjuhen shqipe; Memushaj, ne e flasim per ne, mes nesh dhe vetem mes atyre qe kuptohemi. Nuk di ndonje vend ne bote ku nuk flitet shqip, qe dialektoret te na turperojne me fjalimet e tyre.
Edhe nje gje mungon ne kete shkrim, kritike atyre qe nen flamurin e pagabueshmerise te te folurit ne shqipen zyrtare apo letrare, e masakrojne ate me fraza te çuditeshme e tejet jo llogjike.
Kampjon eshte Edi AuNirthte Rama, kur fut ne fraza te ndyshme vend e pa vend fjale si “çka”, “njeshi” etj.
Edhe dje ne Kuvend, kujt i ka shpetuar nje perdorim i tille “radikal shik” (do thoshja me mire – radikal idiot) mund ta ridegjoje e te bindet per sa shkruaj.
Ndersa ne komunikimet zyrtare me te huajt, duhet perdorur vetem gjuha shqipe, jo vetem per krenari e respekt ndaj vendit tone, por edhe per te anashkaluar (nje tjeter fjale idiote) injorancen ne perdorimin e gjuheve te huaja.
Vetem nje here Edi AuNirthte Rama foli shqip, duke i lene me goje te hapur dy personazhe te shume njohur te politikes jo vetem italiane por edhe me tej: Massimo D’Alema dhe Giuliano Amato.
Ne daljet e tjera publike, si ato ne Britanine e Madhe etj. me dialogimin e tij qenefor jo vetem ka bere figuren e te paditurit, por ka demtuar edhe prestigjin dhe perspektivat tona per aderim ne BE.
Eshte thjesht fodull e megalloman, qe nuk arrin ta kuptoje kete mangesi. Dhe nuk eshte i vetmi.
Per te patur nje ide te ketyre tipave fare mire mund te kundroni edhe anglishten qe flet Ettore Sequi – kampion ijnorance e paditurie.
Nuk na u ndan nga jeta jone keta Ndrecët, Spartaket, Benët, Toset, Edvinet, Blendët, Artanët, Pekët na jane bere si dikur Stalini, Lenini, Ebveri, Ramizi, Marenglenet
Druvari ec andej nga bjeshket e nemura dhe caj ca dru …se per te krahasuar Profesor Ndrecen me Blendin , Peken …duhet te jesh tamam dru me pre .
Profesori eshte pedagog universitar ne Rome …po ju jeni mesuar me te birin e Neritan veshit si diplomat,me dashnorin e vajzes se Jozefines qe nga tallava kaloi atashe kulturor … dhe si popull i biografise ngelet duke share kedo .
Ngelet ktu duke zhgaravitur te gjithe ,kur me shume se gjysma jeni emigrant te frustruar dhe jo vetem femijet tuaj nuk e dine shqipen ,por dhe vete ju kur vini ,10 dite per ne plazh me buke me vete ,ngelet duke folur gjuhen e vendit ku lani pjata .B.Blushit i ka ngele ora te intrigat qe bente me Nano rruspine dhe duke pare qe eshte ca ne hije …do doemos te firmos ndonje fleterrufe …si bente dikur i jati me sigurimin .Te heshti Bebi qe nuk ecen vete ,
se Vatikani nuk eshte Xhoana !
Ardian Ndreca eshte nje intelektual i kompletuar,
nje njeri me kulture te vyer e te kompletuar.
Ai,nuk eshte çoban qe ka rritur dhen e dhi,
por nje njohes i mire i shqipes dhe dialekteve te saj.
Per vendin qe eshte propozuar,
pra si ambasador ne Vatikan,
nuk ka njeri me te shkelqyer,
dhe nuk ka person qe ta konkuroje …
Pike!
ik mor memushaj se gjuhen e ndreces e flasin 70 perqind e shqiptareve.kadal kadal do kthehet prap gjuha e skenderbeut o mbeturinat e enverit
Konstatimi per te perdorur gjuhen standarte ne komunikimet zyrtare eshte i drejt. As Ndreca dhe as te tjeret ne cfardo kapaciteti zyrtar nuk duhet te perdorin variant tjeter vec atij te gjuhes zyrtare. Ketu nuk hyn fare se cfare gjuhe standarte kemi dhe si eshte krijuar ajo. Deri sa te ndryshoje, te permiresohet etj. zyrtaret shqiptar e kane te detyrushme ta zbatojne ate variant qe eshte ne fuqi.
Shkrimi i profesor Memushit dhe shume prej diskutueseve ketu, duket se me shume se per gjuhen, Ndrecen nuk e duan per gjera te tjera qe nuk kane te bejne me gjuhen. Eshte e dukshme se e urrejne si perfaqesues te antikomunisteve katolike me teper se per gjuhen. Gjuhen e Ndreces e flasin dhe e shkruajne shume te tjere, por nuk ka patur reagime kaq te forta. Me beri pershtypje se prof. Memushi thote se ne Kosove gjuhen e flasin me nje timber te rende hundor etj., qe mund te jete e vertete, por gjuha standarte nuk i detyron folesit te ndryshojne edhe timbrin e shqiptimit. Ne cdo vend ka foles te gjuheve te medha qe dallojne ne te folur. Merrni per shembull anglishten. Folesit e saj dallojne menjehere nga zona qe i perkasin, por e shkruajne njesoj ate. Vete profesori qe ka nje jete gjuhtar profesionist dallon sapo hap gojen se eshte lab i Vlores. Askush nuk ia kerkon atij qe ti largohet aksentit lab.
Pa e njohur si person nga shkrimet e Ndreces kupton menjehere se ke te besh me nje intelektual te mirefillt qe i ben nder perfaqesimit te Shqiperise. Te tjerat me duken interesa meskine.
Intelektualin nuk e ben as dialekti, as varianti i gjuhes, as aksenti. Per mua nje njeri pa integritet nuk ka si te quhet intelektual ! Nje katolik i mire nuk eshte ai qe i ben yzmet inateve primitive. Dhe imagjinoni pastaj kur po ky person per interesa perfitimi nuk e ka problem as te mohoje sot ate qe ka thene dje se çfare perzierjeje jep !
Ky eshte ambasadori qe duam te kemi ne Vatikan ?
gjuha zyrtare o standarti i 72 asht gjuha e koleres se kuqe, gjuha e komunistave te kuq, gjuha e dhunes moçalore, gjuha e Enverit, Kadriut, Prokopit, Mehmetit, Lenkes e shum e shum moçalorve te tjere
gjuha e Prof. Ndreces asht gjuha e Fishtes, Migjenit, Koliqit; Camajt, Pllumbit e shum e shum atdhetarve e gjuhtarve te tjere
Dashamiresisht i drejtohem lexuesit dhe z.Ndreca duke shprehur deshiren per te me kuptuar Jam nje gege, sipas nje ndarje etno-antropologjike-gjuhesore te vjeter me prejardhje, banim, shkollim e punesim ne hapsiren ndermjet Drinit e Shkumbit.Sot eshte e mundur, pa ndonje kulture specifike filologjike,per te kuptuar nevojen e perdorimit te gjuhes kombetare ne te gjitha fushat e komunikimit publik sipas nje standardi te zyretarizuar, duke u pasuruar me ndryshimet qe peson vete gjuha sipas Rezolutes se miratuar te Kongresit te drejtshkrimit, 1972, ashtu siç eshte nenshkruar.Ndoshta tani gjithesekush, pa qene ndonje specialist i gjuhes, mund te dije se dialektet u zhvilluan me tiparet e tyre individualizuese te disa fjaleve e formave te tyre gramatikore ne kontekstin e jeteses ne nje hapsire te kufizuar nderkomunikuese.Shkollimi me shkrimin dhe ligjerimin, zgjerimi i botimeve dhe veprimtarive mediatike, e perhapen, e thelluan perdorimin e gjuhes se standardizuar duke e kufizuar e ngushtuar ate dialektore. Kjo e fundit do te vazhdoje te bulezoje,por duke u perdore disi me natyrshem ne ligjerimin bisedor.Kam lexuar mjaft shkrime te z.Ndreca, sidomos ne gazeten “Mapo” dhe me ka bere poershtypje perdorimi i gjuhes dialektore te krahines se tij veriore qe me eshte dukur ne kontrast me kultureformin dhe veprimtarine publicistike e shkencore prane disa unioversiteteve ne Shqiperi e Itali. Kam mundur te kap nje fill te kendveshtrimit te tij se gjuha e standardizuar eshte produkt i komunizmit, qe nuk mundi te perfaqesohet nga gegnishtja, se ciles i takon ky rol nga permasat gjeografike dhe numri i perdoruesve te saj.Pa patur deshire te hyje ne kete polemike qe eshte konsumuar dhe ka marre pergjigjen e forumeve shkencore periodike perkatese te shqiptareve brenda e jashte kufijve te vendit tone,me duket se z.Ndreca motivohet nga nje lloj “patriotizmi” krahinor, ne dem te atij kombetar.Njerezit e kutivuar te dijes nuk i kontribuojne kurre kultures kombetare nepernjet subjektivizimit te çeshtjeve,paragjykimit te zgjidhjeve,margjinalizimit te bindjeve, qendrimeve e veprimeve.Brenda ketij subjektivizmi dhe margjinalizimi kulturor nuk e di se çfare mund te perfaqesoje z.Ndreca ne nje shtet institucional te perqendruar ne nje besim njerezor te universalizuar. Me perdorimin e gjuhes dialektore z.Ndreca ushqen me dashje a pa dashje nje lloj ekscentrizmi qe e shpie ne nje ekstremizem te nacionalizmit kulturor, qe nuk u ka rezistuar prej shekujsh ideve iluministe e humaniste te Evropes dhe tere botes se zhvilluar. Te me ndjeje z.Ndreca neqoftese ndonje nga mendimet e mia te shprehura ketu, pa dashje e kane lenduar
– Tani e duam apo jo , na ka ngelur ky standart dhe te perpiqemi qe ta perdorim sa me mire . Kroatet p.sh. per nacionalizem kane percaktuar si Gjuhe Zyrtare dialektin e Kroateve te Bosnjes .Ndersa ne Shqiperi ne vitet kur nuk kishte mundesi tjera – eshte nje shkrese e Ahmet Zogut ne vitin 1923 ku – …administrata duhet te perdori ne shkresa dialektin e Elbasanit- Keshtu pra eshte e nevojshme qe administrata te kete gjuhe te unifikuar. Gjuha zyrtare qe perdoret sot eshte edhe per Kosoven dhe shqiptaret ne Maqedoni pasi ne 1972 ka patur perfaqesues te tyre ne Kongres. tung se edhe une nuk dij te perdor zyrtarenn
Me respekt per Artikull-shkruesin (prof Memushaj) i cili ndoshta e sheh kete nga fusha e tij, problemi kalon pertej e fare pak ka te beje me Gjuhesine.
{kam bere 2 postime tek Re.Pu per kete}
1) Zoteria ka bere disa akrobacira teknike para Komisionit Parlamentar.
2) Ka futur ne qorrsokak ”gjuhen Zyrtare” [si term, ne pergjigjet e tij] duke rene ne perkufizimin e ngushte, me te ngushtin; Zyrtare konsiderohet ajo ”nder-mjet zyrave” vis-a-vis une nuk jam person zyrtar.
3) Gegnishten e ka quajtur ”si sprove ne publicitike” ndjekur me “po te dua shkruaj Shqip dhe me mire se…”
E ketu ra krejt Raison d’être i Dr. Ndreces; dicka qe shume lexues e kane pelqyer (une me ta) qe e beri lajm, te njohur e te ndjekur. ”Nje Ardian” ne Gegnisht kishte charm e ish risi, ”nje Ardian” si te tjeret, do ish ”publicist i rendomte” si shume te tjere.
Ne Parlament pati rastin te deklaroje: kam perdorur Gegnisht eshte e ligjshme kjo, e jam krenar; sigurisht ne dokumenta shteteror do perdor Shqipen e Shtetit…etj-etj.
U desh nje ”post” e genishtja avulloi, ”vite te tera” te ”publicitikes-Ndreca” qe i vetem e si Tiger, vend e pa vend mbronte nje ide …dhe kur se sulmonte askush.
4) Genjeu para Komisionit Parlamentar {contempt of Parlament} kjo per cdo zyrtar, politikan a qytetar; eshte nje nga gabimet me te medha – ne nje vend me demokraci funksionale – qe mund te besh ne jete. Shkon ne penalizime te lehta, stamposesh me difekte karakteri perjete (prandaj ke te drejten te rrish pa folur!) e deri burgim.
Pyetjes/ apo/pohimit, ”i keni thene Presidentit Ulok” ai ju pergjigj:
Jo se kam thene kete.
Teknikisht nuk e ka thene, por ne nje artikull ” Nevoja per nje President te Ri” e ka masakruar personin qe eshte ne postin e Presidentit sot.
Ka thene 35 epitetete, 45 analiza e 55 terma, te cilat duhet ti lexoni te me kuptoni per c’behet fjale. [bej-google atij artikulli!]
Ka shkuar aq pertej ”ulokerise morale” sa vec z. Ndreca e di si mund ta mohoje kete ne Parlament e Publik.
Mua artikull me pelqeu pa mase, ne ate kohe!
Sot e shoh qe eshte shkruar nga dikush pa shtylle-kurrizore, qe kur i ofrohet nje post mohon jo vec qenesine e tij [gegnishten] por dhe Deklaratat Publike.
Presidenti mban te fshehur Kartelen Mjeksore – Pse, pyet Publiciti yne…a mos e do per ta paraqitur neser per ato qe ben sot? Denoncimi (eshte direkt!!) e Implikimi del per Tradheti Kombetare, c’fare vendimesh gabim do marre nje President, vec atyre kunder Kushtetutes te ciles duhet ti sherbeje si garantor!
Z Ndreca, pak shance ka qe na lexon por dhe mundesh, nje personi qe i thoni:
“Nishani asht tregue gjatë këtij viti nji kamerier lepe-peqe i familjes Berisha e asgja ma shumë.
*i pa-afte ti sherbeje Republikes, në krye të Republikës lëngon i trumhasun prej ngjarjeve të fundit figura ma kote që ka ba ndonjiherë hije n’atë vend: Bujar Nishani.”
* Tek veprimtaria e Nishanit, përballë tragjikes qëndron pjesa e pandashme komike.
*Mos ndoshta e ka ruejt kartelën mjeksore për me u mbrojtë nji të nesërme me të prej akuzave për shkelje të randa kushtetuese?
[the gjitha fjalet e tua, nga artikulli, me C & P]
…i keni thene Ulok Moral, e pertej.
Te dhimbsen Institucionet Republikane ”ne gegnishte, si sprove publicitike” pse nuk u qendrove bindjeve Republikane si qytetar e te deklaroje:
E di qe duhet firma e ketij Presidenti qe nuk e respektoj e as nuk e meritojme, kam thene per te me shume se me thoni….e nuk i mohoj bindjet/deklaratat e mia. Por eshte sic eshte!
Aty Humbe rastin e fundit ne jete, per te treguar se fjalet e tua nuk jane vec fjale, sic dhe humbet respektin tone!!
—
Keni teknalitete e tjera ti ikni kesaj, apo pasi ”na mesuat Dialektin Gege” tani do na Mesoni dhe ”Shqipen Akrobatike”?
Turp!
—
E kam quajtur Dr Ndrecen, nje fenomen.
Fenomeni i Munguar, ate qe se kemi pare per gati 25 vjet, nga asnje intelektual a person me emer/integritet Publik; te refuzoje nje cmim, detyre a c’faredo ne emer te Karakterit, Pergjegjesise Publike e Inteegritetit Personal.
Pa e njohur zoterine fare, si qytetar SHQIPTAR [nese do jetoja ne Shq] do ndihesha shume keq qe nje person i tille te paguhej nga taksat e mia.
Si ”publicist” ai, e si lexues une, rruget tona u ndane ate dite qe gelltiti c’ka kish ”publikuar”
I rrofte Publicistika tani.
Jam ne te njejten mendje me Zotin Ajet Delja, persa i perket te drejtes te kujtdo te perdore dialektin kur shkruan publicistike. Ceshtja e te qenit parimor ose jo e nje autori ne shkrimet e tij eshte shume personale. Ne Shqiperi varet me shume nga orientimi politik i lexuesit. Sipas meje, Z. Ardian Ndreca eshte shume parimor, ne kuptimin qe i perdor ndershmerisht argumentet qe perzgjedh ne mbrojtjen e pikpamjeve te tij.
Shkurt, I ben nder vendit tone te perfaqsohet ne Seline e Shenjte, me nje figure te kompletuar si ajo e Dr. Ardian Ndreces.
Me respekt per lexuesit dhe komentuesit e “Dites”.
Luli Rana
Ne konfigurimin e aneve negative te shokut Ndreca, gjuha eshte e keqja e fundit. Predikimi i ketij prifti sjell gjithnje urrejtje e dasi midis shqiptareve. Besoj se duhet te kete materiale ne institucionet e sigurise. Presidenti nuk duhet ta dekretoje. Te habit fakti qe “antikomunisti” Ndreca proponohet prej djalit te Sul Bushanit per ambasador.
Vetem nje pyetje kam per “profesorin” e nderuar: -si eshte menyra paskajore e foljes punoj ne shqipen “zyrtare”? Pyetje qe e terheq, duke kerkuar edhe ndjese per provokacionin, nese ai eshte i njo moshe nen 30 vjec.
P.s. Do me mjaftonte edhe pergjigja e ndonjerit nga keta nipat e Mehmetit, qe ngaterrojne shqipen me “laberishten zyrtare”.
Flmn.
Romanet kane njemije arsye te tradites e kultures, te mos e respespektojne toskanishten si gjuhe zyrtare ne Itali,por kjo e folme eshte nje njesi themelore e unitetit te Italise,sa po te shperbehej gjuha zyrtare,Val Padana do te dilte me vete,Mbreteria e Napolit me dy Sicilite,menjehere pas saj,Firence me Toscanen ne vete,do mbetej Roma vetem me Vatikanin.
Do ishte nje nder me ken ambasador ne vatikan z ardian ndreca.Mos harroni se vatikani e njeh kete vend po me ate gjuhe qe flet ardiani.Por mqs ky vend komandohet nga anadollaket,mund te gjeni ndonje “duam baben” dhe per aq jemi ….komb qe con b…. perpjete.
BLUSHI ESHTE ZAGAR DHE PERCARES,
SHQIPERIA PERBEHET NGA GEGET DHE TOSKET.
SI MUND TE ANASHKALOHET KJO NE ADMINISTRATEN E SHTETIT.
BLUSHI ESHTE NJE SPIUN QE NDIHET VETEM KUR E KURDIS ASFALIA DHE AS EDHE NJE GJE ME SHUME.
Dakort jam me qendrimin e Ben Blushit por Beni esht ca pordhac nuk esht thjesh gjuha po kushedi ku ika ngelur qefi Benit
Deshiroj qe Z.Ndreca te ishte ashtu siç e komentojne perkrahesit e tij, por ne çfare ka shkruar ai vete ne gazetat dhe çfare kane shkruar te tjeret per te shihet, diçka tjeter perbrenda tij.Nje lultureformin kontarvers, nje deshire pere te thene shume gjera ne emer te dijeve te referuara nga shkrime e autore te ndryshem, te perzgjedhur e te perdorur ne menyre eklektike, thene ndryshe, pa integritetin e nevojshem te nje dijetari te afirmuar ne mjediset universutare italo-shqiptare.Idhujtaria dhe mallkimi i komunizmit jetojne prej njera-tjetres, si dy te kunderta.Nga urrejtja kunder djallit nuk duhet te kthehemi ne djaj. Z.Ndreca me urrejtjen e tij antikomuniste nuk “kthehet ne komunist” duke dashur te asgjesoje gjysmen qe te gezoje gjysma tjeter.Ajo qe dikush nga komentuesit ka qemtuar tek z.Ndreca si prirjen per t’i “kontribuar” i ndarjes” gjendet vertete e dukshme a e fshehur ne shkrimet e tij.midis besimtareve katolik e musliman,banoreve veriore e jugore, dialekteve gege e toske. Zgjedhja per ta bere me te forte kete ndjesi ndasore te z.Ndreca eshte shkrimi ne dialektin e tij si nje prove e afishimit te “nacionalizmin”fanatik krahinor, qe bie ndesh me demokratizimin mendor e shpirteror te njerezve qe jane vene ne sherbim te progresit me ane te diturise. Kjo plasaritje ndriçon zvogelimin e madheshtise se kultureformimit te Z.Ndreca e te çdokujtjeter, qe çon ne nje dije fiasko, te arnuar prej keqperdorimit ne menyre personalitive- ideologjikte disi te sfrustuar.