Përdorimi i sutjenave, i bën gjinjtë më të lëshuar

Dita

Heqja e sutjenave kur shkoni në shtëpi, pas një dite të lodhshme në punë, është një nga kënaqësitë më të mëdha të kësaj jete.

Por, pas shumë kohe që ju jeni munduar t’i mbani gjinjtë të shtrënguar në sutjena, shkencëtarët po thonë, se nëse nuk i vëni ato, gjinjtë tuaj do të jenë më në formë.

Sipas hulumtuesve në Francë, nëse gratë nuk përdorin sutjena, thimthat e tyre do të ngrihen për çdo vit nga shtatë milimetra.

Studimi sugjeron se sutjenat e dekurajojnë rritjen e indeve mbrojtëse të gjinjve, duke bërë që ato të lëshohen më shpejtë.

Ky përfundim është nxjerr në Universitetin Besancon në Dijon të Francës, ku prej vitit 1997 janë ekzaminuar 330 vullnetare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *