Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur me 8.2 kg heroinë, të cilën synonte ta trafikonte drejt Italisë. Taulant Shera, nga Durrësi, është arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit, teksa tentonte të kalonte së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën 1 vjeç. Droga është sekuestruar gjatë një kontrolli të policisë në automjetin tip Ford me targa italiane DJ 246 AW. Sipas policisë, Shera udhëtonte drejt Milanos, ku synonte ta shiste drogën. Sasia prej 8.2 kg heroinë ishte ndarë në 15 pako dhe është gjetur e fshehur në pjesën e kroskotit të makinës.