Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Perëndimi ende s’na ka marrë seriozisht
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Perëndimi ende s’na ka marrë seriozisht
Letrat e Lexuesve

Perëndimi ende s’na ka marrë seriozisht

anazapta
Published December 11, 2012
Share
SHARE

Problemi është se një degradim i tillë i sistemit, i cili vihet me vetëdije në shërbim të pushtetit kundër armikut të vet, krijon një situatë më të rrezikshme se në diktaturë, ku sistemi e kishte për detyrë të mbronte pushtetin. Diferenca mes një regjimi të korruptuar që mposht përmes korrupsionit, parasë dhe inkriminimit pushtetet e tjera, dhe një diktature të pastër siç ishte ajo komuniste ku institucionet e kishin detyrë t’i shërbenin, qëndron në faktin së në sistemin tonë të korruptuar, e vetmja liri që prodhohet është liria për t’i shërbyer pushtetit, kurse në diktaturë e vetmja liri që prodhohej rrezikonte pushtetin.

E them këtë me dëshpërim kur shikoj se media është dorëzuar tërësisht në dorë të këtij sistemi, ku gazetarët e pakët të këtij vend janë bërë pjesë e sistemit të mirëpaguar për të mos folur kundër pushtetit.

Në një vend ku gjyqësori është vegël e verbër e pushtetit, ku media është një dordolec me sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë padrejtësitë e pushtetit, ku institucionet politike janë të mbytura nga korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi me krimin e organizuar, ku qytetarët kanë të drejtë vetëm të votojnë, por jo dhe ta shkojnë ku shkon vota e tyre, do të jetë e pamundur t’i mbani qytetarët e këtij vendi me dhunë dhe tu mohoni atyre lirinë për të shpëtuar prej tij. Unë shpresoj që Perëndimi ta marrë më seriozisht mungesën e lirisë në këtë vend, për të shpëtuar nga pasojat e saj në Evropë. Është kosto më e lirë për të gjithë të jetojmë të lirë këtu, dhe jo të kërkojmë shpëtim në Perëndim duke ja lënë Shqipërinë, një çiflig familjes në pushtet.

 

Email nga adresa: [email protected]

 

anazapta December 11, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?