Perëndimi i shqetësuar për çështjen e Ukrainës, politikani rus kërkon pushtimin e saj në natën e Vitit të Ri: Janë të gjithë të dehur!

J L

Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës në natën e Vitit të Ri, kur shumë njerëz mund të jenë të dehur.

Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i ka bërë këto komente më 27 dhjetor gjatë një transmetimi televiziv, teksa Perëndimi i sheh me shqetësim trupat ruse afër Ukrainës, dhe si diçka që mund të rezultojë me pushtim të shtetit.

Zhirinovsky, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë në kanalin televiziv, Channel One se nëse ai do të ishte president, ai do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “secili është i dehur”.

“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, ka thënë ai një ditë pasi ka sugjeruar se Rusia duhet të aneksojë gjithë Ukrainën.

Vladimir Zhirinovsky

Lideri çeçen, Ramzan Kadyroz, i njohur po ashtu për udhëheqësi të ashpër në rajonin e Kaukazit në Rusi, ka thënë më 26 dhjetor se ai është gati të ndihmojë në aneksimin e Ukrainës.

“Ukraina duhet të aneksohet në shtetin tonë, ky është territori ynë”, ka thënë Kadyrov.

Për këtë retorikë të ashpër është raportuar pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e akuzojnë Rusinë se është duke kërcënuar me pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Rusia veçse ka pushtuar Krimenë dhe mbështetet separatistët në lindje të Ukrainës, të cilët luftojnë për gati tetë vjet. Rusia ka mohuar se synon pushtim, duke akuzuar Ukrainën dhe NATO-n për provokime. / REL

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Zhirinovski nuk esht demokrat por nji fashist i se gjathtes,ndoshta mund te ndodhe dicka por nuk mbetet vetem ne Ukrahine per ta dobesuar NATON dhe SHBA dote hapen 3 fronte ne te njejten kohe,e para ne Ukrahine ,e dyta Serbija sulmon Kosoven,dhe i treti fron eshte Kina sulmon Tajvanin,pra cka mundet te ben NATOJA,dhe Amerika ne tre fronte kur askush nuk don te mer pjese pra keshtu e luajn shahun Ruset jeni te pregaditur jo vetem Kosova por edhe Shqiperija dhe BH.

    • Igor ky eshte nje presion qe po i ben Rusia Amerikes dhe Natos(Lufta ne Ukrain do te jete nje Afganistan i dyte,sado superfuqi te jete Rusia,ukrainasit jane te armatosur me teknologji moderne)Persa i perket serbve,nderhyrja ne Kosov do te ishte fatale per ta.Kosova nuk eshte me ajo e 1999…!

  • Ore cfare thoni ,ta pushtoje ti qije rrobt se e tyre ka qene ,jeni marosur pas evropes kurve dhe amerikes ,amerika me e pakta qe mund te bente per shqiptaret ishte te hiqte vizat , ndersa evropa kurve tall karrin thjesht per te hapur negociatat .Rusia s ka nevoje te beje presion se ukrainen e ka te pushtuar per nje dite ,problemi eshte me tej letoni lithuani estoni ,,,Sa te mobilizohet Nato kane mberitur ne gjermani ruset .Keshtu qe te bejne ger ger shqiptaret kur 50% me 70% te grurit e marin nga russia vk .

  • Dmth ushtaret ukrainas jane pijshem ne 31 per 1, ndersa ushtaret rus jan esell. Zhirinovsky, kujdes me keto bombardimet se mos gdhiheni ne date 1 ne mengjes dhe ato 10 minuta qe do jeni esell, do shifni qe ja keni mbeshtjell Moskes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *