Perez: Mourinho nuk kthehet te Reali

redaktor

Jose Mourinho nuk do të kthehet te Reali i Madridit. Kjo është ajo që deklaroi presidenti i klubit “merengues”, Florentino Perez, i cili fillimisht konfirmoi qëndrimin e Rafael Benitez në pankinën e 10 herë kampionëve të Evropës.

Rafael Benitez nuk do të zëvendësohet, edhe pse në media flitet për largimin e tij. Ai do të qëndrojë.

E përsërs, trajnerët caktohen nga klubi dhe Benitez ka probleme për të zgjidhur.

Përsa i përket Mourinhos, nuk mund të bëj parashikime, por në këtë moment them se ai nuk do të kthehet te Real Madrid.

Kam kujtime të mira nga Mourinho, pasi e bëri skuadrën akoma më kompetitive. Kur ai erdhi këtu ishim të 13 në renditjen e UEFA-s dhe ai na çoi në krye, duke na ndihmuar që të luanim në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve për 3 sezone radhazi.

Por Benitez është trajneri ynë. Ne zgjodhëm mes disa kandidaturave dhe menduam se në këtë moment ai është personi i duhur”, tha Perez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *