Perez: Sukseset? Unë nuk kam asnjë meritë, ja si u bind Figo!

Gazeta Dita

Fitore, suksese, tituj. Të gjitha sinonime për të përmbledhur me fjalë të thjeshta historinë aktuale të Real Madrid, që së fundmi triumfoi edhe në Superkupën e Europës kundër Manchester United.

Florentino Perez, presidenti i Los Blancos, në mirkofonin e “Fox Sports” ka zbuluar sekretin e klubit kampion të Spanjës dhe Europës, duke nisur nga tratativa fantastike dhe e bujshme që në vitin 2000 transferoi Luis Figo, nga Barcelona ku ishte kapiten, te Real Madrid në “Santiago Berabeu”.

“Askush në vitin 2000 nuk kishte paguar 60 milionë euro. Arrita ta bind Figon, por nuk ishte aspak e lehtë. I thash se kishim qëllim që të ndërtonim një projekt. Kështu erdhën edhe Zidane, Ronaldo dhe Beckham: ishin Galaktiët. Në vijim tentuam të mbajmë të njëjtën linjë, duke blerë Ronaldo, Kakà, Benzema dhe Bale.

Të gjithë futbollistë të mëdhenj që kanë kontribuar për të rivendosur klubin në pozitat që meriton. Unë nuk kam asnjë meritë, thjeshtë kam trashëguar menaxhimin e Di Stefano-Bernabéu. Mund të konfirmoj që “Madridismo” është universal”, deklaroi presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *