Përfaqësues të 50 shteteve do të marrin pjesë në inaugurimin e Thaçit si President

Elton Tafaruci

Në ditën e inaugurimit si President i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar udhëheqës dhe liderë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se përfaqësues të 50 shteteve do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit si President.

“Rreth 50 shtete nga mbarë bota do të jenë të përfaqësuar në inaugurim”, ka thënë Selimi.

Ceremonia e inaugurimit e cila pritet të mbahet më 8 prill do të organizohet në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Kjo ceremoni është parashikuar të nisë në orën 11:00 një ditë pasi Presidenti i ri i vendit të jap betimin përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *