Këshilli i Europës në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, Avokatin e Popullit, dhe organizatat LGBT nisi sot një konferencë dy ditore në Tiranë gjatë se cilës u prezantuan dy draft propozime.
Njëri për të amenduar Kodin e Familjes që dy nenet ku flitet për bashkëjetesën të jenë gjithpërfshirëse edhe për ciftet e së njëjtës gjini.
Ndërsa propozimi i dytë kishte të bënte me njohjen e identitetit gjinor dhe përcaktimin e procedurave të thjeshta dhe praktike për të gjithë ata që identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me të dhënat në dokumentat e tij dhe në gjëndjen civile.
Kjo nismë bëhet në kuadër të angazhimit të Këshillit të Europës për të ndihmuar shtetin shqiptar të përmbushë rekomandimet e këtij institucioni në kuadër të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Argumentimi ligjor për cështjen e bashkëjetesave bazohet edhe te vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, më specifikisht vendimi i fundit ndaj Greqisë vend ky që bashkë me Lituaninë janë të vetmet që e konsiderojnë edhe bashkëjetesën si një bashkim de facto mes një burri dhe një gruaje.
9 vende anëtare të Këshillit të Europës kanë ligjëruar martesat brenda së njëjtës gjini (Në Britani ato hyjnë në fuqi në vitin 2014), ndërsa 17 vende të tjera anëtare parashikojnë masa të tjera ligjore për ciftet brenda së njëjtës gjini, të tipit bashkëjetesë apo unione civile.
E pranishme në këtë konferencë ishte dhe zv/ministrja e Mirëqënies Sociale znj. Bardhylka Kospiri dhe deputetja e Partisë Demokratike znj. Albana Vokshi.
Të dyja këto përfaqësuese të politikës u shprehën të gathsme të mbështesin propozimet e fundit. Ato shprehën mbështetje për cdo nismë që synon trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve pavarësisht orientimit të tyre seksual dhe apo identitetit gjinor.
Znj. Kospiri u shpreh qartë se në vitin 2014 propozimi për amendimin e Kodit të Familjes në lidhje me bashkëjetesat të jetë pjesë e propozimeve të ministrisë në qeveri e më pas në Parlament.
Po cfarë parashikojnë këto propozime?
Propozimi kryesor ka të bëjë me përkufizimin e bashkëjetesës. Propozohet që Neni 163 i Kodit të Familjes të ndryshohet si më poshtë:
Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis dy personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
Ndërkohë neni tjetër, ai me numrin 164 që thotë shprehimisht se ciftet kanë të drejtë të shkojnë pranë noterit për të vendosur për detajet, të ndryshojë e të bëhet në këtë formë:
“Kushtet dhe procedurat e regjistrimit, pasojat e regjistrimit, mënyrat e përfundimit të bashkëjetesës dhe marrëdhëniet personale e pasurore ndërmjet bashkëjetuesve rregullohen me ligj të veçantë”.
Praktikisht me këtë ndryshom i hapet rruga hartimit të një ligji të posacëm për bashkëjetesën e të gjitha cifteve, edhe atyre mes një burri dhe një gruaje edhe cifteve brenda gjinisë.
Propozimi për njohjen e identitetit gjinor ka të bëjë me krijimin e mundësisë ligjore që kushdo që ka një identitet të ndryshëm gjinor nga ai që shkruhet nëpër dokumenta ta ndryshojë me një kërkesë të thjeshtë pranë Gjëndjes Civile, të trajtohet me dinjitet, t’i sigurohet konfidencialiteti dhe që ky ndryshim të reflektohet në të gjitha dokumentat rreth tij ose saj në gjëndjen civile.
Propozimi në fjalë bazohet sidomos në modelin e Argjentinës por dhe shumë vendeve të tjera të BE-së.
Konferenca do të vazhdojë dhe nesër pranë hotel Tirana International./historia-ime

ne se ndahen a duhet te bejne gjyq pajtimi njehere dhe pastaj ndarje.kush i imer femijet ne se kane burri mama apo burri baba?
cfar i behet shqiperise qe te mos i trajtoje keto devijime seksuale po e quaj dhe te thote evropes qe te gjitha” ato qe nuk ndalohen me ligj jane te lejuara ne vullnetin e te interesuarve” dhe shoqerija shqiptare vazhdon zhvillimin natyral dhe jo ate me shmangie nga natyralja.ndryshe do shtohen tej mase burrat mama dhe burrat baba dhe do behet nje peshesh me burra e gra
sa pune te tjera kemi mangut, dhe qeveria e paralmenti merren me homot. europa me m ire te na jape fonde per te zhvilluar shqiperine se te merret me b.q
Te shprehet populli me referendum.
ky eshte perparimi perendimor kriza financiare dhe degjenerim
Europa po kultivon faren e sumatrices,se feren e lazaratit e futi,prostitucionin e futi,siden e futi dhe saliun e mbajti 23 vjet.Keto ojq-te e degjenerimit te shpallen te jashteligjshme.