Përfaqësuesi i BE: Miratoni reformën në drejtësi

Elton Tafaruci

Reforma në drejtësi duhet të miratohet javët e ardhshme pasi çdo gjë është gati. Apeli vjen nga përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Jang Rudolf, i cili po viziton sot qytetin e Shkodrës.

Sipas tij, kjo reformë do të sjellë klimë pozitive për biznesin dhe ekonominë në tërësi.

Zyrtari i BE-së tha se reforma duhet miratuar brenda verës, pasi në të kundërt situata për Shqipërinë do të vështirësohet për zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani vitin e ardhshëm.

Rudolf: Zbatimi i saj do përmirësoje klimën e biznesit, sjell rritje investimeve dhe ekonomisë. Çdo gjë është gati prandaj duhet miratuar javët e ardhshme. Nëse nuk arrihet deri në verë do kemi një situatë vështirë.

Viti që vjen Franca dhe Gjermania, kanë zgjedhje dhe agjenda BE është e ngarkuar nuk do vijë më ky shans.  Nëse e miratoni, Komisioni Evropian jep rekomandimet për çelje të negociatave.

Share This Article
1 Comment
  • Cdo dite qe kalon e kupton se keta te huajt jo vetem nuk e duan kete vend por edhe e urrejne ate. Akoma nuk e kane kuptuar se me llafe dhe duke ju lutur ketyre politikave te korruptuar nuk behet asnje reforme ne Shqiperi, nderkohe qe te gjithat fondet nderkombetare ne menyre te drejperdrejt dhe te terrthorte shkojne ne xhepat e po ketyre politikave. Te trishtojne kur i sheh perdite ne media te na japin mend. E turpshme te mendosh se te dyja palet tallen me kete popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *