Si i përgjigjet MEK pyetjes nëse tani shqiptarët duhet të kenë frikë

Edona Llukacaj

Përfaqësuesi Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK, që janë kryesisht të përqendruar në kampin “Ashraf 3” në Manëz në afërsi të Tiranës, është shprehur se lajmin për goditjen e planifikuar nga celula terroriste iraniane në marsin e 2018 në Kryegjyshatë e mësuan nga mediat.

Në një prononcim, Ali Safavi shtoi se akte të tilla për ta nuk janë të papritura.

Ai gjithashtu zbulon dhe emra të të dyshuarve të tjerë, që, sipas tij, jetojnë në vendin tonë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane me seli Uashington, Ali Safavi, në një intervistë për Abc News, thotë:

“Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori i policisë së shtetit…Ne e mësuam vetëm dje nga mediat që e transmetuan, por ne e dinim se trupa iraniane të gardës revolucionare, psh një nga njerëzit e atij rrjeti Ali Riza Nabkazade ishte punonjës i Ministrisë së Inteligjencës. Atë ne e dinim, por nuk e dinim që ishte pjesë e rrjetit që u bë publik dje. Ne kemi informacion të përgjithshëm dhe kemi dhënë edhe në të kaluarën informacion mbi njerëz të tjerë të regjimit në Shqipëri. Nakosh Zade nuk ishte i vetmi. Ka edhe të tjerë, përfshi Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi. E dimë që ndodhen në Shqipëri por jo se ku rrinë tamam. Dhe mesazhi ynë për autoritetet shqiptare është se këta persona janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar e përzënë nga Shqipëria sepse detyra e tyre është të përgatisin sulme”.

Ai thotë se ata informojnë vazhdimisht qeveritë në Europë, përfshi atë shqiptare mbi aktivitetin terrorist të agjentëve të Iranit.

Safavi sjell si shembull ambasadorin iranian dhe zëvendësin e tij që u dëbuan si non grata nga Shqipëria dhjetorin e kaluar.

Safavi vijon: “Po, ambasadori Gholam Hossein Mohammadnia ka qenë drejtues i lartë i ministrisë së inteligjencës e ka qenë edhe anëtar i ekipit negociator, kur regjimi iranian negocionte me SHBA me Xhon Kerrin për marrëveshjen bërthamore me Iranin në Gjenevë, në Vjenë dhe në Nju Jork.

Pra është e qartë se regjimi iranian përdor mbulesën diplomatike për të dërguar diplomatët e vet në Europë, madje ish ambasadori Mohamandnia ka qenë i përfshirë direkt në operacione dhe zëvendësi i tij Mustafa Roodaki ka qenë shef sektori në ministrinë e inteligjencës për Europën.

Kur ai erdhi në Shqipëri, një tjetër agjent i ministrisë së inteligjencës  e zëvendësoi atë në Vjenë dhe sic mund ta dini ai ishte personi që i dha bombën dy agjentëve për të hedhur në erë anëtarët e rezistencës që ishin mbledhur në Paris.

Sot ai është në burg në Belgjikë në pritje të gjyqit. Pra qartazi të ashtuquajturit diplomatë të regjimit iranian kanë lidhje direkte me ministrinë e inteligjencës apo gardën revolucionare dhe prandaj e nënvizoj sërish se ambasadat e regjimit iranian dhe qendrat diplomatike duhet të mbyllen“.

Pyetjes nëse shqiptarët duhet të frikësohen nga akte të ngjashme si ai i marsit 2018, i përgatitur gjatë festimeve e me shumë njerëz, përfaqësuesi i MEK iu përgjigj duke thënë se të gjithë duhet të jenë vigjilentë.

Safavi shprehet: “Ne e kemi thënë gjithmonë se europianët duhet të tregohen vigjilentë dhe se terrorizimi i regjimit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri”.

Ai shton: “Ata janë aktivë ngado nëpër Europë. Pak muaj më parë një diplomat u përzu nga Danimarka, një tjetër nga Hollanda. Regjimi organizoi sulme terroriste në Bullgari e madje edhe në Tailandë, në Arabinë Saudite. Edhe në Uashington ata tentuan të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite. Pak më herët, ata tentuan të vrasin edhe zyrtarë të lëvizjes sonë në Uashington, vitin e kaluar, dhe FBI arrestoi 2 agjentë të inteligjencës iraniane. Prandaj ne themi se terrorizmi është një kollonë e politikës së jashtme të regjimit të Iranit, prandaj Europa duhet të jetë shumë vigjilente“, tregon ai.

Ali Safavi nuk e di arsyen pse nuk u informuan nga autoritetet shqiptare për rastin e para dy viteve, por e rëndësishme për ta mbetet fakti se rasti i Shqipërisë do sensibilozojë për një vëmendje të shtuar ndaj aktivitetit të regjimit iranian./ Abcnews

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • nuk ka me nderim te madh qe i bejne dipllomatet amerikane dhe kry-qeveritaret tane shqiptare “diktatorit ” enver hoxha”..
    .
    cfare do te kete bere Enveri ja kam falur kur shikoj keto ish terrorista qe ankohen per kundershtaret e tyre po terrorista..
    .
    c’kusur kane shqiptaret te mbajne ne shpine dhe te ndegjojne pordhet e tyre ?
    .
    Nese Shqiperia mban per llogari te Amerikes 4000 + XXXX muxhahidine marksiste terroriste qe i kane ngel si dopjo gjashte usa-S…..ATEHERE AMERIKA DUHET TA MBULOJE ME FLORI (GOLD) shqiperine dhe jo ta lere akoma nen zgjedhen e terroristit berishe ku perseri amerika ka fajin me elez serbiberet e saj..

    .
    Me i mire ishte per shqiptaret ishte Bari I Enverit se fekalet e ketyre Muxhove te sales edit dhe xhon kerrit

  • Ne kemi hallet tona , nuk na lënë zilet tona të dëgjojmë këmborët e iranianëve .
    Edvin bajga është një mut muti, që e fut vendin në telashe , siç thotë populli , kur s’ke pula bën ish…..
    Filozofët persianë ( iranianë ) frymëzonin të madhin tonë Naim Frashëri dhe jo vetëm atë , ç’punë kemi ne me muhaxhirët iranianë , apo diversantët iranianë ?!
    Koha do e tregojë ç’janë këta , asnjë në botë s’i pranoi veç pederastëve tanë që , në kurriz të Shqipërisë , ndërtojnë karjerën e tyre . Qelbësirat!

    • E SAKTE .
      .SHQIPERIA e mjere eshte kthyer sofra ku luhet pokeri i spiuneve te te gjitha ngjyrave te reaksionit perendimor imperialist , idem si Triestja dikur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *