Sot vijnë në Tiranë një grup ekspertësh të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Edhe pse sipas Bankës së Shqipërisë, ky grup ekspertësh vijnë mbështetur në kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë të datës 26 shkurt 2013 dhe do të kryejnë përditësimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), arsyet e ardhjes së ekpertëve janë për të kaluar në një skander të domosdëshëm financat shqiptare, sidomos pas situatës së krijuar ekonomike me rritjen tej normave të lëjuara të borxhit publik. Nëpërmjet vlerësimeve të FSAP-së, dy institucionet e rëndësishme ndërkombëtare ofrojnë një analizë të plotë mbi stabilitetin e sektorit financiar të një vendi dhe mbi nevojat që ai ka për t’u zhvilluar më tej. Vlerësimi i fundit i FSAP-së për Shqipërinë është kryer në vitin 2005, dhe ky ushtrim i planifikuar do të realizojë një përditësim të vlerësimit të mëparshëm. Bazuar në këtë program, shqyrtohet qëndrueshmëria e sistemit bankar dhe sektorëve të tjerë financiare, norma dhe cilësia e bankës, sigurimeve dhe mbikëqyrjen e tregut financiar ndaj standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe aftësia e mbikëqyrësve. Ky projekt-analizë kryhet në të gjitha vendet anëtare të këtyre institucioneve financiare. Por puna kryesore për FSAP-në do të kryhet gjatë një misioni të mëvonshmëm, i planifikuar paraprakisht në periudhën tetor-nëntor 2013. Pas këtij misioni, stafi i FMN-së do të paraqesë pikëpamjet e tij të nxjerra nga kryerja e FSAP-së në një raport të quajtur Vlerësimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSA). Tej këtij “skanimi” do të jetë muaji shtator që do të sjellë një grup tjetër ekspertësh të këtyre organizmave ndërkombëtarë në shtator, për të diskutuar më në detaje vlerësimet e ekonomisë shqiptare me qeverinë e re, si dhe politikat ekonomike dhe ato financiare që do të ndiqen në të ardhmen. Nëvoja e ekspertizës së huaj në financat shqiptare në më të shumtën e rasteve shihet si një domosdoshmëri, edhe pse një pjesë e ekspertëve mendojnë se kjo ndërhyrje është e panevojshme. Por duke parë gjendjen e financave shqiptare, është e nevojshme prania e të huajve, edhe pse në thelb jemi të përjashtuar nga ndihma ekonomike, apo kredia me interes të butë që mund të afrojnë këto institucione. Vetëm pak ditë më parë, në një dalje publike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se, në këto kushte, është mjaft e rëndësishme që bashkë me ekzaminim të bëhemi gati edhe për këtë reformë të madhe, siç është rregulli fiskal. Sipas Fullanit, ky rregull do të japë një garanci të shtuar për tregjet, do t’i “vendosë një kapak” borxhit, do të garantojë konsolidimet afatmesme dhe do të japë transparencë të shtuar për tregjet e brendshme dhe të jashtme dhe në këtë kontekst është e nevojshme prania e ndërkombëtarëve me ekspertizën e tyre.
Zbarkoni,zbarkoni.
Zbarkoni dhe na jepni ate kredine per te bere autostrade e kalter,Mali i Zi-Greqi.
Na jepni ate kredine ta bejme ate autortade paralele,qe te futemi ne borxh jo me 63% por te futemi ne borxh astronomik.
E te mos dalim me nga borxhi as ne mijevjecarin e katert.
Zbarkoni,zbarkoni qe te a beni me zi se Qipro,me ritme te pershpejtuar,duke zbatuar rogramin e partise.
Ku asnje lider boteror nuk ben autostrada parlele ne kulmin e krizes boterore.Qe vetem interesi(principali) i ketij borxhi,nuk ka qen bir qeni ta paguaj.
Vajhallin te mund te paguejme vete borxhin.
Zbarkoni,zbarkoni e zbarkoni mire.
Zbarkoni me te dyja kembet menjeher.
Se ne kemi rogarmin qe eshte si nje karroce dore me rrote katrore.
Po ju zbarkoni.
Pse leh si qen bir qeni? Keta akoma nuk kane fillusr pune. Ti shohim njeherevse cdo bejne. E di se si me duket kjo puna jote? Keput nje shpifje dhe e beson edhe vete pastaj.
Per te zbatuar reforma te thella fiskale,duhet te merni eksperience nga financat Gjermane,bile per mendimin tim,duhet qe ne krye te financave te keni zyrtare te larte,qe kan pervoje ne menaxhimin e financave Gjermane?
Perse e them kete?
Gjermani esht i pa korruptuar!
E dyta, reforma fiskale duhet te kryhet njelloj si ne diktature,pra nuk ka tolerance per abuzuesit?
Liri per abuzuesit nuk ka,liri kan vetem ata qe i pergjigjen rregullave e ligjit te shtetit!
Kapitalizmi funksionon njelloj si Komunizmi,dhe ju keni pervoje nga sistemi meparshem?
Fondi monetar ka shum qellime,qe dikush nuk arin dot te kuptoj se cfar qellimi,ku kemi parasysh se ne cdo krize ekonomike fondi monetar esht gjendur kudo dhe interesat ndaj saj nuk jan te vogla!
Burime ekonomike ne Shqipri ka shum,por problemi qendron ne planifikim e organizim te brendshem!
Ne fillimin e krizes ne USA si fillim filloj zhvleresimi i $ mbasandaj ngadal ngadal rivleresimi i monedhes,duke mar parasysh se investoret e huaj humben pothuajse 70% te kapitaleve!
Ore Fleks sapo isha gati te te beja dalje pergjithmon ne replikat dhe komentet por me befasove me kte koment dhe po me duhet te nderoj mendje Fjal te sakta dhe me mend por mos e ke me caste ? Nuk prisja te kishim nje emrus te perbashket ne kte ceshtje aq delikate dhe vendimtare per te ardhmen e Shqiperis ..Ri shtrenber e fol drejt i thon kesaj ! Pajtohem me ty per her te par Le te vijn e te kendojn “kengen” e tyre e ta shohim te s……….pastaj