Kandidati i përjashtuar nga KZAZ Dibër: U frikësua PD, vendimi do ankimohet në KQZ

redaktor

PËRDITËSIM: Kandidatët e partive kryesore bëjnë çmos të mos kenë asnjë rival në garën e 21 qershorit.

KZAZ me nr.19 ka përjashtuar nga gara kandidatin Zaim Korsi, që kishte shpallur kandidaturën me partinë Aleanca Popullore, e cila garon vetëm në këto zgjedhje.

Vendimi duket i dyshimtë dhe e ka komprometuar procesin zgjedhor në bashkinë e Dibrës.

Korsi akuzoi përfaqësuesit e PD-së në KZAZ-në nr. 19 Dibër.

Më poshtë, reagimi i tij:

“Jam përzgjedhur nga Partia Aleanca Popullore kandidat për zgjedhjet vendore për Kryetar të Bashkisë  Diber.

Mbasi mblodhëm nënshkrimet e mbështetësve së bashku me fotokopjet e kartave të identitetit të secilit të nënshkruar nga ata plotësuam dosjet për kryetarin dhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak konform kërkesave të ligjit i dorëzuam në KZAZ nr.19 Dibër.

Në datën 08.05.2015 na u kthyen dosjet me pretendimin se 4 anëtarë për Këshillin Bashkiak nuk figurojnë në listën zgjedhore dhe disa nga fotokopjet e kartave të identitetit nuk ishin të nënshkruar nga vetë personat.

Si diçka e pamundur që persona banues të përhershëm të Dibrës me karta identiteti dhe që kanë votuar gjithmonë në Dibër nuk ishin në listat e votuesve. Megjithatë i plotësuam sipas kërkesave dhe i dorëzuam përsëri në datën 10.05.2015 pranë KZAZ.

Në datën 11.05.2015  KZAZ nr.19  Dibër del me vendimin të mos regjistroje as kandidatin për kryetar Bashkisë Dibër dhe as kandidatët për anëtarë Këshilli për Bashkinë Dibër të Partisë Aleanca Popullore.

Vendimet i keni bashkangjitur këtij reagimi të skanuara.

Partia Demokratike e Dibrës nuk dëshiron të kandidoj unë prandaj nxjerr pengesa dhe merr vendime jo te drejta. Kjo u duk qartë edhe kur unë paraqita dokumentacionin për lejen e banimit në komunën Maqellarë Dibër, komuna nuk më bëri lejen e banimit duke i dhënë papritur lejen personit të zyrës  së protokollit.

Unë jam lindur e rritur në këtë komunë dhe jam larguar prej saj në moshën 27-vjeçare. Por asnjëherë nuk e kam harruar vendlindjen dhe kam dhënë me zemër për Dibrën kontribute madhore.

Meqenëse hasa në vështirësi për lejen e banimit në Maqellare u detyrova të bëjë lejen e banimit në Komunën Luzni dhe që nga data 29.04.2015 jam banor i komunës Luzni Dibër.

Këto pengesa i bëjnë Partia Demokratike e Dibrës dhe kandidati i saj  Ilir Krosi aktualisht Kryetar i Bashkisë Dibër dhe që kandidon për herë të katërt.

Atë që kanë në dorë edhe kundra ligjit ata e bëjnë. Kjo ndodh për arsye se më shohin mua si favorit për Bashkinë Dibër në këto zgjedhje vendore”, përfundon reagimi i zotit Korsi.

Vendimi i KZAZ do ankimohet në KQZ brenda tri ditëve.

12

 

Share This Article
1 Comment
  • Organet le te hetojne se si u fitua tenderi per kthimin e shkolles se mesme ne filial te Universitetit te Durresit.
    Z.Zaim Korsi bashke me Mit’hat Memen (ish rektor i Durresit tashme i pushuar nga puna) u moren me kete tender.

    I njeti person fiton tenderat ne Universitet ne Durres.

    Korsi ka fituar tre tendera rrjesht per te gjitha ndertimet qe behen ne Universitetin e Durresit.

    Kontrolli i Shtetit te beje verifikimet e duhura.

    Dhe kjo jo se Ilir Krosi eshte me i mire, por se kjo eshte e drejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *