Përfaqësuesja e KiE: Ligji për median shqetësues, jashtë standardeve

J L

E pranishme në konferencën me temë “Liri pa urrejtje”, kryetarja e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Juta Gecko, foli për ligjin e medias, të miratuar nga qeveria.

Sipas saj, instrumentet e prezantuara në këtë paketë, ngrenë shqetësime për përshtatshmërinë e tyre e standardet dhe praktikat e KiE-s dhe të Bashkimit Europian, e në këtë pikë këshilli është i gatshëm të ofrojë opinion ligjor.

“Këshilli i Evropës ka ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi këtë ligj për mediat, paketën anti-shpifje. Përtej racionalitetit për këtë iniciativë, instrumentet e prezantuara në këtë paketë ngrenë shqetësime për përshtatshmërinë e tyre me standardet e KiE dhe të BE.

Këto shqetësime janë prezantuar dhe në Komisionin e Medias në Kuvend dhe ne ende nuk kemi pasur mundësinë që të analizojmë me detaje kontekstin e këtij drafti. Por theksoj se ne jemi gati të bashkëpunojmë për të ofruar një opinion ligjor mbi këtë çështje”, u shpreh Gecko.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • …. Ngrene shqetesime….. Por!!!??? Akoma nuk e keni shqyrtuar????
    Po kush jane ata te BE-se she OSBE-se qe bene rekomandime????
    Alternoheni Ju??? Apo…..

  • Cne jashte standarteve?! Gjigandi tha portalet pedofile dhe terroriste do mbyllen, se qe ta dini deri dje pedofilia dhe terrorizmi nuk denoheshin ne Shqiperi.

  • Me do, s’me do, me do, s’me do, me do, s’me do,…
    Kur neve na mbaronin petalet e luleve me kete loje, kur ishim femije, mbaronte dhe loja. Ketyre zyrtarve europiane nuk u mbarojne kurre petalet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *